Mendime
Zenel Çeliku: Shqipëria lara lara
E premte, 10.07.2015, 07:59 PM
Shqipëria lara lara, ca të kuqe ca
boj qielli dhe ca boj gri
Nga Zenel Çeliku
Si gjithnjë pas zgjedhjeve në Shqipëri, edhe tani pas 21 Qershorit e shikojmë Shqipërinë lara lara, me flamuj të kuq, rozë, boj qielli, ngjyr gri e tjera, dhe me postera partishë e liderësh. Duke shoqëruar dy gazetarë të hyaj në disa qtete, atyre u bëri shumë përshtypje kur shikonin mijëra e mijëra flamuj dhe postera të disa partive, të cilët në fushatën parazgjodhore I kanë vendosur kudo dhe fare pa kriter. Në cdo shtyllë elekterike, në cdo fasadë brënda dhe jashtë qyteteve, vecanërisht në Tiranë, Durrës, Volrë, Korcë, Elbasan, Vorë e tjer, të vrasin sytë flamuj pa fund. Si qytetar dhe gazetar, sot dua të pyes kryebashkiakët kudo në Shqipëri, tani pas zgjedhjeve, a mundet të ushtroni autoritetin tuaj kushtetues për pastrimin e qyteteve dhe fshatrave ku me miliona flamuj dhe postera, të bëjnë pa mënd kur mendon shpenzimet e bëra për stamposjen e tyre, dhe për vendosjen e tyre nëpër mure dhe shylla të larta elektrike. Cilido kryetar që mundet të jëtë në largim, për moral duhet të detyrojë partitë politike që të heqin mjetet elektorale kudo që ata kanë vendosur, në të kundërt, partitë politike duhet të gjobiten nga kjo ndotje natyrale. Cilido e ka mirë të qartë se këta kryebashkiakë të cilët shumica janë në largim nga poltronet e tyre, duke qënë shumë të dëshpëruar, nuk duan të konfrontohen me partitë e tyre, por as me kundërshtarët politik, sepse në shumë e shumë raste, në Shqipëri njerëzit, qofshin këta deputete apo kryebashkiak, mundohen të hajnë me dy lugë. Kolegët e mi të huaj, nuk hezituan të shprehen, …… sa shumë para shpenzohen në Shqipëri për këto flamuj, postera, dhe shpenzime të tjera elektorale pa limit, do të ishte shumë mirë që këto para të shkonin për jetimoret, për shtëpitë e pleqve, ose për përkrahje sociale. Por kjo është njëra anë, ana tjetër shumë e rëndësishme është, nga rrjedhin këto para të pa llogartishme?!Unë në vetvehte e di mirë se historikisht në 25 vitet e fundit, në Shqipëri kështu janë shpërdoruar parat për fushata të ndryshme, para që rjedhin nga korrupsioni, nga trafiqet dhe nga krimi I organizuar. Nuk ka asnjë kuptim që tani pas afro tre javë nga zgjedhjet vendore, partitë politike të jenë kaq shumë indiferente në pastrimet e qyteteve dhe të fshatrave anë e mbanë vëndit. Në gjykimin tim, pastrami I vëndit nga flamujt dhe posterat, do të fillojë mbasi të ngrihet shoqëria civile, dhe të protestojnë për këto mjete euforike parazgjedhore, sic janë flamujt dhe posterat, ose priten kryetarët (guvernator) te rinj të bashkive, që të fillojnë nga pastrami I posterave dhe flamujve ku shqiptarët mendojnë se janë qindra e mijëra miliona para. Një ditë para se të vinte Kancelarja Merkel, nga Rinasi e në të gjithe aksion rrugor qe Merkel do të kalonte, u pastrun shtyllat nga flamujt tej të lodhur e të rreckosur nga shiu dhe pluhuri. Kjo u be që Znj. Merkel mos të përballej me një skandal marramendës shpenzimesh për famuljt e partive të ndryshme, të cila kanë ndotur bukurinë dhe imazhin e qyteteve. Tani pas zgjedhjeve dhe pas vizitës të suksesshme të Kancelares Merkel, askush nuk mendon se duhet marrë një aksion për pastrimin e qyteteve nga flamujt dhe posterat e partive politike, askush nuk mendon se sipas kodit zgjedhor, ndalohet vendosja e flamujve dhe posterave politike në vënde publike. Pra, gjithkush kupton se partitë politike që prodhojnë edhe Shtetin, qeverinë qëndrore dhe locale, janë pikërisht ato që e shkelin Ligjin të parët. Cili është mësazhi që politika trazmeton në popull?! Le të shpresojmë se kryebashkiakët e rinj të sapo zgjedhur-me imazhin e guvernatorëve, do ta fillojnë punën pikërisht në pastrimin e qteteve nga kjo ndotje natyrale e cila nervozon cdo qytetar. Le të besojmë se në zgjedhjet e përgjithshme të 2017 të cilat nuk janë larg, nuk do të lejohet më nje katraure e tillë dhe shpërdorim parash për interesa të ngushta partiake dhe personale.