Shtesë » Lajme
Refik Hasani: Memoriali i Xhandarmërisë është hequr
E enjte, 09.07.2015, 06:28 PM
Memoriali i Xhandarmërisë është hequr-por Lapidari i UÇPMB-së do të duhej të kthehet në vend
Shkruan: Mr. Sc. Refik HASANI
Më në
fund është hequr pllaka e memorialit që ju është kushtuar Xhandarmërisë që kishte formën e kryqit dhe hartën e Serbisë me
përmasa e dimensione të mdha mbi fshatin shqiptarë Lluçan të Komunës së
Bujanocit . Nuk ishte dashur të vendoset fare këtu se nuk e kishte
vendin,prandaj ky memorial të vendoset në
Minoriteti serbë në Kosovë vendos krala e mbreta të Serbisë , kurse në krahinën shqiptare vendosen pllaka e memoriale të Serbisë , ky është vërtet një diskriminim i shqiptarëve dhe super favorizim e majorizim i serbëve.
Me rastin paralajmërimit të vizitës së Kryeministrit të Serbisë z.Akeksandër VUQIÇ , në Preshevë edhe pse këto vizita të shpeshta të mirren masa dhe të kthehet lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së,që ishte vendosur para godinës së administratës së Preshevës , ky lapidar ishte hequr dhunshëm në 20 janar 2013 , prandaj do të duhej të kthehet pasi Presheva , Bujanoci dhe Medvegja jan Komuna të banuar me shumicë shqiptare .