Shtesë » Lajme
Agim Gashi: Mërgimtarët ndihmojnë familjen Pacolli
E shtune, 27.06.2015, 04:18 PM
Familja Pacolli nga Janjeva
MËRGIMTARËT NGA WUPERTALI I GJERMANISË NDIHMOJNË FAMILJEN PACOLLI NGA JANJEVA
NGA AGIM GASHI
Duke parë
gjendjen e mjerueshme të familjes së Bashkim e Vahide Pacollit dhe tetë
fëmijëve të tyre, si dhe familjeve tjera, Arben Gashi nga Janjeva, në emrin e
Klubit „7 Shtatori“ të Wupertalit, dhe me ndihmen Rrahman Ismajlit, Kadri
Emirit, Fadil Beqirit, Blerim Pajazitit, Fahruk Hasanit, Ardian Shabanit, etj.
organizuan Turnir Fitbolli në Verlbert të Gjermanisë (
Arben Gashi si iniciatori kryesor, dhe me ndihmen e miqëve, atë ditë Turniri, ku moren pjesë disa ekipe në Futboll të vogel. Gjatë kësaj dite të këtij organizimi, u mblodhen 1285 Euro, të cilat në dy pjesë të barabarta do ti dhurohen familjes së Bashkim Pacollit dhe familjes së Përparim Sopes nga Janjeve. Humaniteti në vepër i mërgimtarëve tanë, tregon faktin se mërgata ka djelmosha që e duan atdheun dhe bashkë me dashurinë, jetojnë edhe me plagët e atdheut si është varfëria.
Gjeste të tilla duhet organizuar më shumë. Humanizmi ska alternative tjeter pos ardhejs në ndihmë atyre familjeve e njerzëve në nevoj. Vetëm me veper ndimha është aty. Me fjalë gjithmonë po na mbesin ëndërr.
Rrugen e Arben Gashit dhe miqëve të tij, duhet ta pëcjellin edhe të rinjët tjerë nga mërgata.
Për shkak të gryksisë së pushtetarëve atje, hajnisë e korrupcionit, popullata e varfër ka nevoj për ndihmë pothuajse si në kohen e luftes dhe paraluftës.
Vlen të theksojmë se në këtë turnir, vendin e pare e zuri EM “Cars” nga Wupetrali ndersa vendin e dytë e zuren “Stupcat” nga Münsteri.
Falenderojmë të gjithë pjesmarrësit për ndihmen e dhuruar.
21.06.2015
Düren