Shtesë » Lajme
Përkraheni nismën: Libra shqip, dhuratë për Plavë-Gucinë
E enjte, 02.07.2015, 05:48 PM
Njoftim, për të gjithë krijuesit shqiptarë
MË 26 KORRIK 2015, MBYLLET NISMA
“LIBRA SHQIP, DHURATË PËR PLAVË-GUCINË”
Qëndra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë, në Tiranë, me president historianin dhe koleksionistin, Shpëtim Sala, njofton se e diela e 26 korrikut 2015 do të jetë dita e fundit përmbyllëse e Nismës
“LIBRA SHQIP, DHURATË PËR PLAVË-GUCINË”.
Deri tani kanë dhuruar librat e tyre disa autorë, si: Shpëtim Sala, Emona Metaliaj, Vasfi Baruti, Shkëlqim Gjoçuka, Kristaq Shabani, Nikollë Loka,Frederik Stamati, Lulzim Ferati, Ramiz Lushaj e dhjetra të tjerë.
Libra do të dhurohen edhe nga Biblioteka e Franceskanëve në Shkodër, Lidhja e Shkrimtarëve e Artistëve “PEGASO” – Gjirokastër, etj.
Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë ka rregullat e saj përparësore për të gjithë dhuruesit: pranon libra në gjuhën shqipe, libra albanologjik, shkollor, artistik, shkencor, por jo libra politik e fetar.
Çdo liber te kete shenimin tuaj: “Dhurate per Plave e Guci”.
Gjithçka është konkrete: Nismëtari institucional, Shpëtim Sala ka vendosur në FB adresën e komunikimit:
QENDRA MBARËKOMBËTARE E KOLEKSIONISTËVE SHQIPTARË.
RRUGA “
NUMRI I TELEFONIT CELULAR: 068 21 88 499.
Në përmbyllje: Kjo nismë dhe kjo ndihmesë, që po jep Shpëtim Sala, me Qendren Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë, deri tani, nuk e kanë dhënë, as shteti i Malit të Zi –jo se jo-, po as shtetet shqiptare, në Tiranë e Prishtinë, me institucionet e tyre të politikave të jashtme, kulturore e arsimore.
Pra, puna e ketyre nismëtarëve ka një kryefjalë: Kombëtare.
Nga të gjithë po burimon, më e para fjalë: Nderim!
Nisma e tyre është ftesë e hapur për të gjithë krijuesit shqiptarë dhe ka një objektiv të lartë:
Libra shqip, dhuratë për Plavë-Gucinë!
Me 30 korrik 2015, librat e dhuruar do te dergohen ne komunen e Gucise, ne librarine e saj, dhe prej aty ato do te shperndahen ne bibliotekën e komunës së Plaves dhe në shkollat shqipe të Gucise e Plaves.