Kerko: a
Përparim Hysi: Një dashuri e vrarë
E enjte, 02.07.2015, 06:57 PM
Një dashuri e vrarë
Roman nga
(përshtypjet e një lexuesi)
Nga Përparim Hysi
Por inatin mu mbi hundë ma bie një deputet i të majtës që hiqet dhe grefoset:" Unë shkruaj libra. Jam i vetmi në gjithë deputetët! Unë që e dëgjoj, them:-Je i vetmi që bën vezë të kuqe!!!".
* * *
Epo t'i lëmë qeveritarët në "hallet" e tyre të "mëdha". Më duket dhe ndërtesa ish ministrisë së kulturës ka ikur andej nga Kinostudioja dhe, kjo e"vjetra" ka mbetur si karakoll.Ndoshta nuk i kap ajo"sindroma" e prishjes që të zhbëjnë dhe Kinostudion.Po zor të ndodhë kjo,se ngrihet ai, i vetmi që shkruan libra, dhe bën kiametin. Se i ha hunda për sherr atij.
E, në u zgjata paksa, lexuesi të më falë. Se më ka ndodhur si me atë që tregojnë, që i doli një trim në pazar dhe, ndërsa ballas nuk u ndje, në shtëpi bërtiti:- Maskara je vet!
Epo në shtëpinë time jam dhe ndaj bërtas.
* * *
E prita
Simsinë tek kafe "Ulqini" dhe, së bashku me mikun e përbashkët tonin,
të kudondodhurin, Murat Gecaj, drekuam tek klubi që ka zbuluar Fuat Memeli. Për
Pierre-Pandeli Simsinë ka shumë arsye për të shkruar: është i Vetmi SHQIPTAR në
BOTË që di, përmendësh mbi njëmijë tekste këngësh. Nuk di a është shkruar emri
i tij në librin geenes, por, me të vërtetë, është si një kompjuter. Kur erdhi,
tregoi se, sapo qe ndarë nga RadioTirana, ku ishte intervistuar pikërisht për
këtë. Dhe çudia shtohej, kur atje
* * *
Objekti i
shkrimit tim është tek romani i tij.
Pse e ka
mendjen nga ky"pyll", PIERRE-Pandeli Simsia në gjithë librat që ka
shkruar, është afër halleve të Shqipërisë. Për t'i vënë pikat mbi i: nuk gaboj fare, kur shkruaj: me
trup atje, me shpirt në Shqipëri. Pse është me shpirt në Shqipëri,
ai, sado larg e larg mërguar, trajton në romanin e tij, aktualitetin. Kur them
kështu, më vjen ndërmend ajo sentenca e Dantes që
për"idiferentët" Ferri i tij,
Ai shkruan një roman ku trajton një plagë sociale siç është prostitucioni dhe, tek e lexon, bindesh se romani i tij është një impresion.
Në një vështrimm pak më preçiz, mund të thuash me plotë gojën, që SImsia, e konsideron Shqipërinë si një "trup anatomik human". Ngaqë jeton e përejton me këtë"trup", do që ta shohë klinikisht të shëndoshë. Për fat të keq, syrit të tij prej vëzhguesi skrupuloz, nuk i shpëton se ky" trup" ka disa plagë malinje. Ky konstatim i dhëmbshëm e vë atë në rolin e atij kirurgut që merr në dorë bisturinë, për ta prerë këtë plagë, që "trupi..." të jetë i shëndetshëm.
* * *
Pak nga pak, sikur ia hoqa petët lakrorit dhe ja tek dalin "lakrat". Romani "Një dashuri e vrarë" trajton plagën e prostitucionit. Një plagë kanceroze që me metastazat e saj vrasëse vret jo vetëm dashuritë, por shkakton drama të mëdha familjare. Duke sjell një Dorinë fatkeqe në roman, ai, sikur ka qarë për dhjetra e dhjetra Dorina Shqiptare që në këtë tranzicion maratonë kanë rënë vikitimë e narko-trafikut apo mafiozëve të Saimirëve e Co...
Simsia e njeh mirë realitetin dhe nuk shkruan me apriori: gjuetia mbi "Dorinat", kryesisht, ndodh në ato familje që nuk kanë përkrahje. Goditja është e tillë: mbi adoleshente dhe mbi varfanjake. Strategjia është kthyer si kuotë morale, tanimë: vjen e kërkon në familje (ndonjëherë bëhen dasma sa çahen orkestrat) dhe, mandej, si shuajnë epshet prej mëzati, i nxjerrin në rrugë të madhe: për të prostituar! Kur lexon,s'ke si nuk thërret me ato vargjet:"... po ku ishe ti, o Zot".Them kështu, se autori di mirë ku e drejton tehun e kritikës. Ato vargjet: "... ku ishe ti, o Zot?" që solla unë, autori i thotë në romanin e tij, me"... shtet! Ku je, o shtet?". Një shtet që nuk u del zot shtetasve të vetë, nuk ka seç më duhet as mua, por askujt.
Për kërshërinë e lexuesëve (unë ua rekomandojnë ta lexojnë librin), në vija të trasha, them: në roman ka një linjë dashurie midis Saimirit dhe Dorinës. Dorina, një gjimnaziste dhe Saimiri, një nga ata të"bredhurit". Saimiri përfaqëson atë grup të rinjësh shqiptarë që, për fat të keq, kërkojnë të rrojnë jo përmjet punës, po përmjet prostitucionit. Hiqet si i dashur i saj dhe, tek kalon kufirin, rrugë pa rrugë,e dorëzon atë tek klani mafioz i një Vini e Co... Ky grup të përdalësh, pasi shuajnë epshet e tyre,e nxjerrin për të prostituar Dorinën e pafajshme. Duke e ndjekur jetën e saj në vazhdimësii, autori tregon se Dorina vritet nga mafiozët. Tek kjo"vrasje" e Dorinës, shteti duhet të shohë fytyrën. Letra që iu gjend në trup është një akuzë e drejtpërdrejtë për të gjithë ata që kanë sy në ballë dhe veshë për të dëgjuar. Në mbyllje, mund të them: vlera e romanit "Një dashuri e vrarë" është e tillë që bëhet kambanë që tundet për t'i prerë rrugën këtij "trafikimi" të turpshëm". Dhe akoma më shumë rritet vlera e tij, se, ende, plagë të tilla malinje po e sëmurin trupin e Shqipërisë. Dhe, nëse qëndron ajo thënia që shkrimtarit nuk i ka hije heshtja, unë them që PIERRE-Pandeli Simsia jo vetëm nuk ka heshtur, por është më vital dhe, duke shkruar, është i qartë si qartësia dhe më aktual se kurrë.