Kerko: a
Delvina Kërluku: Maqedonia në fokusin e strategjisë...
E hene, 25.05.2015, 07:20 PM
MAQEDONIA NË FOKUSIN E STRATEGJISË
NDËRKOMBËTARE
Shkruan Mr. Delvina KËRLUKU
T?
drejtat e nj? kombi për pavarësi dhe jetë dinjitoze kombëtare, arrihen duke
luftuar p?r to. Këtu, ose s’ka përjashtim, ose ai është i papërfillshëm. Këtë e
dëshmon edhe historia jonë kombëtare, duke filluar që nga luftat iliro-romake,
ato me bizantin, me otomanët, por edhe me fqinjët grabitqarë. Por, gjithsesi se
ilustrimi më i freskët është Lufta e fundit, ajo e UÇK-së, 1998-2001, luftë e
zhvilluar në shumë treva shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Luginë. N? Maqedoni kjo
luftë u nxit pik?risht p?r liri dhe t? drejta kombëtare, për një status më të
avancuar shoqëror të shqiptarëve, në shtetin e përbashkët. Gjykuar sipas
komunikatave fillestare të UÇK-së, qoftë asaj në Kosovë, apo kësaj në Maqedoni,
u duk sikur lufta kishte për qëllim edhe bashkimin kombëtar. A thua ishte një
karrem, apo diçka edhe më trishtuese, por në rrugë e sipër, u hoq dorë nga ky
përcaktim, apo qëllim i lartë. Deri sot, opinioni nuk ka një arsyetim shterues
për ndryshimin e qëllimit të luftës. Këtë aspekt të luftës, do t’ia lëmë ta
sqarojë historia. Megjithatë, kjo luftë solli nj? frym? tjet?r, bëri një hop
përpara. Duhet theksuar se realizimi i strategjisë, pati vështirësi, edhe për
shkak të mosmarrëveshjes në mes të krerëve të luftës dhe subjekteve politike
dhe shtetërore shqiptare të kohës. Pjesëmarrja direkte ose indirekte e
nd?rkomb?tar?ve n? procesin e luft?s, ishte e domosdoshme. Kjo ndërhyrje,
ndikoi në fatet dhe rezultatet e luftës. Pal?t ndërluftuese dhe forcat e
jashtme nd?rkomb?tare, u dakorduan p?r marrëveshje paqeje. K?tu b?het fjal? p?r
SHBA –n? dhe Europ?n. Marrëveshja parashihte ndryshimin e statusit të Kosovës,
kurse në Maqedoni (Marrëveshja e Ohrit), parashihte ndryshimin e statusit të
shqiptarëve. Por, a u zbatuan në jetë këto ndryshime? Koha ka folur, le të
flasë edhe populli. Por një mendim do shprehim edhe ne: implementimi i germës
dhe frymës së Marrëveshjes së Ohrit, ka ecur me hapin e breshkës. Pse-në duhet
kërkuar në njëqind e një vend, por adresa kryesore mbetet Qeveria (koalicioni)
e Maqedonisë.
E gjendur në këtë situatë, pra në situatën e shtrëngimit nga jashtë, e sidomos në mesë të darës ShBA-Rusi, Maqedonia e ka të vështirë të prosperojë ekonomikisht, si parakusht i zhvillimit të çdo lëmi tjetër. Meqë, siç dihet, ekonomisë së saj i duhet një “injeksion” i fortë financiar, e kjo do të thotë – i duhen investime nga jashtë. Por, në këtë situatë (këtë e bën më të vështirë rasti tragjik i Kumanovës), secili investues do të mendohej dy herë se në ç’gropë do t’i hedh paratë, kur pasiguria i shfaqet shumë e qartë.
Maqedonia ?sht? nj? vend me rendësi gjeopolitike dhe gjeostrategjike.
Ky fakt e
bën tërheqëse për fuqitë ndërkombëtare, në rend të parë të fuqive të mëdha, të
cilat kanë shtrirë rrjetet e përgjimeve kundërzbuluese anë e mbanë vendit.
Maqedonia ?sht? “kërthiza” e Ballkanit, që mund të ndikojë për paqen ose
trazimin e tij. Kjo lidhet edhe me disa parakushte të tjera, siç është ekonomia
e brishtë, përbërja e popullatës dhe qeverisjet jo demokratike. Ndikim shumë të
madh ka edhe oreksi i fqinjëve sllavë, për të dominuar në shumë fusha të jetës
së shtetit. E, ndikimin më të madh e ka
Aktualisht, Maqedoninë e bën tërheqëse për fuqitë e tjera, edhe gjurma e gazpërçuesit të shumë përfolur “Rrjedha turke”. Ky gaz natyror nga Rusia, përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Serbisë, do të kalonte në Evropë. Përfitimi rus do të ishte shumë i madh, por edhe dëmi perëndimor do të ishte i ndjeshëm, duke marrë parasysh linjën e posa inauguruar, e cila përmes Turqisë, Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatik, do të kalonte në Evropë.
Duke pasur parasysh këto dy pika, vetëm një shmangie e lehtë e strategjive politike do ta destabilizonte vendin, por jo vetëm. Këtij devijimi i frikësohen të gjithë, kush më shumë e kush më pak, qofshin ato fuqi të mëdha, si SHBA-të apo Rusia, qofshin fqinjët, që interesat e tyre ekonomike dhe politike i kanë lidhur me ndonjërin nga këto fuqi. Kjo u dëshmua edhe me deklaratat që dolën nga sportelet e ambasadave dhe ministrive të punëve të jashtme, me rastin e ngjarjeve tragjike të Kumanovës, ku humbën jetën shumë të rinj.
Gjithë sa thamë më lart, e bën të vështirë ecjen para të këtij shteti, por kjo nuk do të thotë se nuk ka rrugëdalje. Patjetër që ka, por fitohet përshtypja se këtë nuk e do Qeveria. Ndryshe, si mund të arsyetohet çrregullimi i marrëdhënieve ndëretnike, ndërhyrja flagrante e pushtetit në prokurori (ende nuk është ngritur asnjë procedurë e vetme për rastet e përgjimit skandaloz), gjyqësi (me dhjetëra gjykime të montuara. Sopoti, për shembull), mediat (të blera), qëndrimi ndaj opozitës (dëbimi nga Parlamenti dhe rrahja e deputetëve të saj), dhe orientimi strategjik i munguar drejt BE-së dhe strukturave të tjera euroatlantike, duke përfshirë edhe NATO-n. Ne nuk e dimë të vërtetën e plotë për vardisjen e saj ndaj Rusisë?. Ajo që dihet është synimi shekullor i saj të lundrojë nëpër detet e ngrohta. E kjo nuk është e mundshme pa shkelur nëpër Serbi, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni.
E, nga ana tjetër, ShBA, bashkë me aleatët kryesorë evropianë, nuk mund të jenë indiferentë ndaj këtij ekspansioni të rrezikshëm dhe të dëmshëm, për të gjithë Rajonin.
Maqedoni, pak kujdes, se në çfarë shtigjesh po ecë e do ecësh!