E shtune, 26.07.2025, 01:50 AM (GMT+1)

Editorial

Mehmetali Rexhepi: Koha e politikës së guximit

E diele, 17.05.2015, 10:10 PM


Koha e politikës së guximit

Nga Mehmetali Rexhepi

Pas terrorit të kurdisur mbi shqiptarët e "Lagjes së trimave" në Kumanovë, askush prej nesh nuk bën të bjerë në krahët e butë të indiferencës mashtruese... Të reflektojmë kthjelltë e thellë: gjithsesi t`i shmangemi mjegullnajës që përhap lidhja serbe-maqedonase për dyshime përçarëse brenda shqiptare! Gjithnjë të kemi kujdes nga kurthet e tyre të rrezikshme... Të jemi veprues, fjalëpakë, pa eufori, por me gjakftohtësi... Megjithatë, besëprerët shqiptarë në shërbim të sllavë-makedonëve t`i paralizojmë me çdo kusht, me çdo çmim. Ata duhet t`i identifikojmë ku janë e ku nuk janë! Morali kombëtar assesi nuk duhet të bjerë, as në Kumanovë, as te shqiptarët tjerë në Iliridë. Ata trima ranë në kurthë, por tmerruan antishqiptarët serbë e makedonë... Ndërsa ju pushtetarë të Kosovës e të Shqipërisë administrative, kujdes: mos u ngutni, siç iu thonë qarqe euro-centriste, t`i etiketoni trimat e rebeluar! Natyrisht, çështja e trojeve etnike nuk zgjidhet me veprime "terroriste", por i tërë funksionimi i shtetit makedon e i atij serb mbi shqiptarët zbatojnë metoda të një terrorizmi shtetëror! Dhe tashmë këtë e bëjnë hapur, pa i fshehur epshet e tyre shfarosëse: çetnikët ndaj Luginës së Preshevës, Grujevskët e Jankullovskat ndaj Iliridës, si në rastin e Kumanovës... Përmes kësaj albanofobie Rusia luan kartën e rikthimit tek Ballkani Perëndimor, duke ndërsyer qentë e vet të yshtur... Politika shqiptare, pavarësisht ngjyrimeve, duhet të jetë tok. Shtatë milion shqiptarë do ta detyrojnë të jetë unike, ndryshe vagjina e Jankullovskës "shqiptarishtat" e Iliridës do t`i"shfaroste për një orë"!!! E shihni çfarë ëndrrash shohin " ardhacakët" e pa identitet për autoktonët shqiptarë, që prore gjatë gjithë historisë i kanë ruajtur, i kanë mbrojtur, dhe i kanë shpëtuar nga të tjerët! Këta janë të pa besë, ngase asnjëherë nuk ua kemi kthyer qysh e kanë merituar... Shqiptarët duhej të dëshmoheshin më evropianë se evropianët, më katolikë se Papa, internacionalistë, kozmopolite... Dhe çka jo, pos shqiptarë, dhe pos popull pa territore, dhe "qytetarë" pa shtet, "lojalë" të atij e këtij regjimi! Ndryshe "rrezikojnë" paqen në Ballkan. Thua se shqiptarët qenkan ata që rrezikuakan të tjerët!? Andaj, u dashka që për mbarëvajtje të paqes, secilën herë, pikërisht ne, edhe tash, sikurse dje, të bëhemi kurban?! A do të na e kërkojë Evropa kurbanizimin e sërishëm?! Sido qoftë politika shqiptare ende nuk është këndellur, është politikë e bajraqeve, e përfitimit dhe e klaneve. Mjerisht, politika shqiptare nuk ka arritur të bëhet politikë e denjë, për t`i prirë kombit e për ta mbrojtur në çdo rrethanë interesin e kombit të vet. Përderisa nuk do të kemi politikë të mirëfilltë kombëtare, ende serbët, makedonët e të tillët do të na i vrasin djemtë, sikurse të ishin qenë endacakë, të cilët megjithatë ata i mbron ligji, ndërsa luftëtarët tanë, lëre që nuk i mbron politika jonë, por ajo i bashkohet korit gjykues, sepse ashtu e kërkuaka përkushtimi ynë paqësor deri në përulje. Politika jonë duhet të pushojë së qeni "e brishtë" dhe të vuaj nga pagjakësia e frikës. Koha jonë e kërkon politikën e guximit! Mjaftë më servilizëm!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx