E enjte, 31.10.2024, 11:02 PM (GMT)

Mendime

Bardh Nëngurra: Shqiptarët mashtrohen nga serbët

E hene, 16.03.2015, 09:30 PM


Sqarim per lexuesit e ZSH-së, posaqërisht ata lexuesit e mi qe me perkrahen me vite. Ju njoftojë se sado qe ende zyrtarisht (shkaku i disa ligjeve këtu ku jetoj) nuk asht ndryshue emni im unë nga dita e 14 marsit, Ditës së Verës, ma nuk e perdor askund emnin tim Selim, por tash e tutje jam Bardh M. Nengurra.

SHQIPTARËT QË LËSHOJNË VENDLINDJEN MASHTROHEN NGA SHKRIMET GËNJËSHTRA TË GAZETAVE TË SERBISË

Nga Bardh M. Nengurra

Sot shof se në posten time elektronike kishte arritë nji letër dergue nga nji mike e imja , nji poete dhe intelektuale në za nga Mitrovica e Dardanisë dhe kur hapa aty pash nji shkrim që spjegonte per festen e DITË SË VERËS, 14 marsin. Pasi lexova shkrimin qe ishte shumë interesant dhe nga i cili mësova shumçka qe nuk kam pas njohuni per 14 marsin pash se ai shkrim ishte botue në gazeten LAJM. Ja lëshova nji sy titujve te botuar në atë gazetë dhe mes tjerash pash titullin; " Norvegjia kerkon puntorë, paga mujore 4500 euro "Nuk mujta ta injoroj atë shkrim pa e lexue dhe kur e lexova u tmerrova sepse di se krejtë çka shkruhej aty ishte nji gënjeshtër e qellimshme , gënjeshtër efekti i së ciles asht tmerrues dhe në dam të shqiptarve të Dardanisë.Vetem para pak ditëve Stacioni i Autobusve në Prishtinë ishte i vershuem nga shqiptar që deshronin ta leshojnë vendlindjen e vet, per ta gjetë mundësinë per nji jetë ma të mirë diku në shtetet e Europës Prendimore. Kur në lajmet ditore në TV-të tona shifsha at egzod më dhimbte shpirti dhe asesi se kuptoja se si me aq këmbëngulje ata njerëz po dëshrojnë të ikun! Ku do shkojnë ata? Kush do i pranon? Pytje të shumta i baja vetvetës dhe asnjihere nuk pushova së menduari se krejt kjo asht nji lojë e dikujt, nji mashtrim i qellimshem me të vetmin qellim që ta shprazin Dardaninë nga populli i saj shqiptar. Mendja më shkonte se tan kjo asht lojë e Serbisë e cila asnjiherë nuk po pushon së andrruari se perseri do e merr Dardaninë, në mos të tëren, së paku pjesë të sajë. Dhe ja tash pasi lexova shkrimin në gazeten LAJM , shkrim i cili asht marr nga TV B 92. serb shof se sa të drejtë paskam pas në dyshimin tim.Unë jetojë në Norvegji nga 28 Nandori 1990. Jo për ta lavdue veten, por e shof të nevojshme ta them këtu , unë njof mirë Norvegjinë, njof sistemin e sajë, njof kulturen norvegjeze, njof edhe rrjedhat shoqëroro politike e sociale të Norvegjisë. Poashtu si pjesë e politikës lokale si antar i HØYRE PARTI ( partia e djathtë ) parti e cila ka pushtetin qendror , pra qeverisë me shtetin dhe unë bukur mirë di poashtu edhe nevojat e Norvegjisë per krah pune , per import të puntorve nga shtetet tjera. Kam edhe unë familjar e njërez qe i due dhe kan nevojë per punësim dhe sikur t`ishte se Norvegjia ka nevojë per puntor patjeter do i ftoja dhe do ju ndihmoja me ardh e me u punsue njerzve të mi.B 92 serb ka transmetue lajmin dhe thotë se të dhanat i ka marr nga zyra europiane per punësim EUREKS. LAJM shkruen tutje se si B 92 lajmron ( gjithnji sipas EUREKS-it ) se Norvegjia paska nevojë per inxhinjer, per mësues të shkencave natyrore, mjek, infermier, shofera autobusi, kuzhinjer dhe kamarier, per edukator per femijët parashkollor, psikolog dhe shofer të taksive.B92 serb vazhdon tutje me genjeshtren se punëdhanësit e mundshem qenkan; " Solutions ", " FMC Technologies ", " Statoil ", " Aker ", " Kvarner ", "Aibel ", Roxar " etj, etj.Është e vërtetë se inxhinjer specialist të fushave të gjeodezisë, gjeologjisë, elektronikes, elektroteknikës etj, kan mundësinë të punësohen, por per tu punsue ka procedurë administrative ku njeriu has në nji byrokraci bukur të vështirë per ta tejkalue. Ja pse; kerkohet nostrifikimi i dëftesave të shkollimit tue fillue nga ai i mesem e tutje te ai universitar deri te diploma. Nostrifikimi bahet tue ba krahasimet me numrin e orve mësimore në secilen landë pergjat shkollimit dhe studimit dhe nese ka vetem nji landë qe ta zam numri i orve asht ma i vogël atje ku inxhinjeri ka ba shkollimin se sa asht në Norvegji nuk i pranohet diploma fare. Nuk mjafton fakti se mundet me ndodhë se numri i orëve mësimore i kandidatit është ma i madh se në Norvegji në ndonji landë tjeter. Pastaj nese kandidati kapercen këtë barier, ai ndeshet me gjetjen e punës dhe me kontraten per punë per ta deponue ne zyren per emigrant per t`ju dhënë leja e punës. Dhe asnji punëdhënes në Norvegji nuk punson askend nese nuk e din gjuhen norvegjeze dhe në nivel të mirë edhe ate angleze. Pra shkurt kjo asht procedura per me u vendos në Norvegji me u punsue dhe me jetue si njeri me kompetenca të larta shkollore. Pra kjo vlen edhe per mjek, per infermier, dhe per të gjitha ato profile e profesione tjera.Asesi nuk ka shanse të punsohet dikush pa shkollim superior, pa kualifikim adekuat dhe pa e njoftë gjuhen norvegjeze në nivel të shkelqyeshem e pastaj edhe ate angleze.Është poashtu e vërtetë se shofera autobusve dhe taksive ka kerkesa , por edhe këtu perseri duhet leja e punës dhe njohja e gjuhes sepse këtu shoferi është edhe konduktor dhe ai patjeter duhet me komunikue me udhëtar dhe nese se din gjuhen si mundet me u punue?! Lajmin qe e kishte botue gazeta shqipe LAJM bazue ne lajmin trillim te qellimshem të B 92-shit serb asht lajm gënjeshtër fund e krye, nuk po akuzojë gazeten LAJM se qellimisht ka botue gënjeshtren per ta mashtrue popullin shqiptar të varfen skajsmërisht të Dardanisë, por i kisha lut qe të bajn kujdes , mos të publikojnë gënjeshtra të mjeteve mediatike serbe. Kur e shofin nji lajm në ato mjete, patjeter le të gjurmojnë vertetësinë e lajmit dhe tek pastaj le ta botojnë.Mjetet serbe mediatike po bajnë nji fushatë të tmerrshme me gënjeshtra te cilat gënjeshtra asnji serb i Serbisë sado i varfër dhe nevojli të jet , nuk i beson dhe nuk ik nga vendlindja e vet, qak nuk ikun të mashtruem nga lajme të tilla as serbet, romet dhe të tjeret qe dikur ishin banor të Dardanisë dhe tash jetojne atje diku në Serbi si refugjat. Genjeshtrat serbe po i shperndajn si lajm gazetat, dhe portalet e shpesh edhe individet shqiptar dhe në karremin e tyne po bjen shqiptari i varfen dhe naiv. Vërtetësia e mundësive per punësim në Europë u pa dhe po shifet, e provuen me dhjetra mija shqiptar këtë vit.Neve duhet të mesohemi se asnjihere nuk duhet me i besue asnji shkrimi në gazetat serbe, asnji lajmi në TV-të serbe. Propaganda serbe asht shumë e zoja, ajo me rrena arrinë ta manipulojë shqiptarin të ik nga Atdheu i vet, të ndrroj identitetin e vet kombëtar dhe të bahet edhe fetar ekstremist. Bashk me Turqinë, Serbia në të gjitha mënyrat vepron me i zhduk shqiptarët nga Gadishulli Ilirik. Te dyja këto shtete, të dy këta popuj jan anmiqet tan ma të tmerrshem dhe metodat e tyne per zhdukjen tonë jan shumë perfide. Edhe ndertimi i xhamijave nëper trojet shqiptare asht metodë per me na zhduk, edhe lajmet e rrejshme të mediave serbe se nji shtet i Europes po pranojka puntorë asht metodë me na largue nga trojet tona stërgjyshore.Gazeta , gazetar, portale dhe individ shqiptar mos bani publike rrenat serbe se po jua shohim sherrin vet pastaj.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora