Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Vidhet historia e qytetit ilir
E marte, 13.01.2015, 09:09 PM
VIDHET HISTORIA E QYTETIT ILIR TË
SHASIT
Nga Frank Shkreli
Portalet elektronike të lajmeve nga Ulqini, "ulqonline" dhe "lajmengaulqini", njoftojnë lajmin tronditës se dëshmitarë, të cilët kohët e fundit kanë vizituar gërmadhat e qytetit të lashtë ilir të Shasit afër Ulqinit, kanë venë re se persona të pa identifikuar po vjedhin gurët e prerë dhe të çmuar nga muret që kanë mbetur ende të ndërtesave, kryesisht kishave të atij qyteti antic shqiptar. "Ndërsa po shkonim të vizitonim Kalanë e Shasit, shoh një makinë të ngarkuar me gurë nga muri rrethues i qytetit të vjetër!! Pyeta dhe më thanë që kështu i marrin gati dhe s'kanë nevojë t'i thyejnë!!!”, citojnë portalet ulqinake të lajmeve, dëshmitarin Ilir Taflaj. Mediat ulqinake e cilësojnë kjëtë ngjarje si të “tmershme”
Shasi antik, historia e të cilit mbetet ende për tu zbuluar dhe studiuar, ka një histori të lashtë dhe të bujshme për kombin shqiptar dhe të para-ardhësve të tij, ilirëve. Pamjet, nga ajo hapësirë e ish-qytetit që e ka zanafillën nga koha e ilirëve, megjith rrënojat, madje edhe sot janë mbresëlënse dhe flasin për një të histori qytetërimi tepër të zhvilluar. Shasi, si qytet i lashtë, është një monument i gjallë i autotoktonisë shqiptare dhe të trashgimisë historike të shqiptarëve, që fatkeqsisht po shkatërrohet dal ngadalë. Fatkeqsisht, si kudo tjetër anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan, trashëgimia kulturore dhe fisnore e shqiptarëve gjëndet nën dhe e pa zbuluar dhe e pa studiuar, ndërsa numri i madh i monumenteve që ende mbijetojnë dhe dallohen mbi dhe e që flasin qartë për kulturën dhe autoktoninë shqiptare në ato troje siç është Shasi, po shkatërrohen dhe po zhduken nga mos kujdesi zyrtar, nga rrethanat politike ose nga hajdutë që vjedhin ditën për diell, pasurinë kulturore dhe shpirtërore të kombit shqiptar, siç është rasti i fundit i vjedhjes së gurëve të qytetit të lashtë shqiptar afër Ulqinit, për të cilin raportojnë portalet e lajmeve të Ulqinit.
Shasi i vjetër, shtrihet në një zonë tashti nën Mal të Zi, midis Shkodrës dhe Ulqinit. Aty gjënden rrënojat që ende bërtasin -- për ata që duan të dëgjojnë -- për trashëgiminë e lashtë të kulturës së iliro-shqiptare në ato troje. Qyteti i dikurshëm i Shasit, ishte njëri prej qyteteve satelite të Shkodrës që njiheshin si "Arbëria Veneciane", e që kishte arritur një nivel zhvillimi ekonomik dhe humanist të përmasave të rilindjes europiane. Thuhet se në Shasin antik ilir, si një qytet qëndër ipeshkvnore, dikurë qëndronin 365 kisha katolike, aq sa ditë ka viti, diçka që përputhet me gojëdhanën popullore që banorët e fshatit Shas thonë ”se të gjitha kishat në fillim ishin katolike” shqiptare. Kjo histori gojëdhanore përputhet, sipas disa shënimeve në internet, edhe me një citim nga një autor i panjohur i dorëshkrimit “Dulcigno secondo l’antica descrizione…”, ku thuhet se “në këtë trevë gjëndej qyteti shumë i vjetër i quajtur Shasi, ku duken gjurmët e 365 kishave, larg nga Ulqini 15 milje”. Nëqoftse kjo mund të dokumentohej si e vërtetë nga hulumtimet e historianëve, rasti i Shasit do të ishte një rast unik në botë me një numër aq të madh kishash dhe me një lashtësi prej më shumë se 1300-vjetësh në trevat autoktone shqiptare.
Sipas të
dhënave historike, zhdukja barbare e këtij qyteti fillon në periudhën kur ai
pushtohet nga Stefan Nemanja, ndërsa pëson sulmet e egëra nga mongolët dhe më
në fund Shasi që njihej si edhe si qënder e madhe tregtare, shkatërrohet dhe
shkretohet përfundimisht nga pushtuesit
turq më 1571. Si rrjedhojë, ç'prej asaj periudhe e sot njihet si një
"qytet i vdekur". Jo
vetëm, por një qytet ilir, të cilin
sllavët gjatë gjithë historisë e deri në kohërat moderne, janë përpjekur ta
fshehin Shasin antik nga vëmëndja e historianëve dhe e studiuesve
Qyteti i
lashtë i Shasit, gjatë shekujve u shkatërrua nga sllavët, nga otomanët edhe nga
mongolët, ndërsa në ditët e sotëme duket se gjurmët e këtij thesari të
trashëgimisë së historisë dhe të kulturës së vjetër të kombit shqiptar, fakeqsisht nuk po zhduken nga të huajt,
ndonëse do të dëshironin të bënin një gjë të tillë, por po zhduken nga hajdutët
vendas që po vjedhin gurët e çmuar të këtij qyteti shqiptaro-ilir. Është për të ardhur keq që, siç duket, vet
shqiptarët
Ndërkohë,
që Shasi është një kujtesë e lavdisë së historisë së vjetër iliro-shqiptare, ai
është gjithashtu edhe një simbol i tragjedisë historike nepër të cilën është
përshkuar kombi shqiptar gjatë shekujve.
Historia e Shasit antik është një histori sulmesh e okupimesh nga
hordhitë sllave, mongole e otomane, të cilat, me barbarizmat e tyre kundër një
popullësie të vjetër autoktone, hodhën në humerë atë kulturë e traditë të
vjetër të kombit shqiptar, të asaj toke
arbërore ku Lindja i hapet Perëndimit dhe Perëndimi Lindjes. Është fatkeq fakti se Shasi i vjetër po kalon
nepër një periudhë tjetër tragjedie, ku hajdutët
Nuk mund ta marr me mend se si mund të ndodhë një gjë e tillë, por falënderës medias ulqinake që e venë në dukje një gjë të tillë, duke ia bërë të ditur këtë situatë opinionit publick vendas dhe më gjërë, me shpresë së personat fajtorë do të kapen dhe situate atë tilla të mos përsëriten më. Nevoja për ruajtjen e trashëgimisë së kulturës dhe historisë shqiptare në Shasin antik duhet të jetë një obligim, jo vetëm i autoriteteve vendase, por mbarëkombëtar. U takon ekspertëve shqiptarë dhe qeverive përkatëse nga të gjitha trojet, që të ndërmarrin projekte arkeologjike për të shpëtuar dhe për të dokumentuar sadopak nga ato gjurmë të të qytetërimit të lashtë iliro-shqiptar që kanë mbetur aty, para se hajdutët e gurëve të shlyejnë çdo rrënjë të asaj kulture e historie të mbrekullueshme, vlera e së cilës nuk mund të matet me para. Shasi antik simbolizon një dimension vlere kulturore jo vetëm shqiptare, por edhe europiane dhe mund të themi e qytetërimit biotëror. Prandaj, vlerat historike të Shasit i përkasin jo vetëm mbarë shqiptarëve por edhe gjithë njerëzimit dhe si të tilla duhet të ruhen dhe të mbrohen si vlera të përbashkëta e të jashtzakonshme edhe për brezat e ardhëshëm. Identiteti kulturor historik e kombëtar i shqiptarëve nuk duhet të lihet në dorë të hajdutëve!