Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Konferencë për shqiptarët në Mal të Zi
E enjte, 16.10.2014, 08:19 PM
KONFERENCË KUSHTUAR SHQIPTARËVE NË
Nga Frank Shkreli
Nga një
ftesë që më dërgoi Profesori Viktor Ivezaj i
Në ftesën e nënshkruar nga profesor Viktor Ivezaj, por e dërguar në emër të bashkpuntorëve të tij, organizuesve të konferencës, profesorit Shinasi Rama i universitetit të Nju Jorkut dhe profesorit Paul Kubicek i universitetit Oakland, thuhet se mbajtja e kësaj konference, pikërisht në këtë moment, është një hap shumë i rëndësishëm për vlerësimin e përvojave shoqërore, politike, ekonomike dhe historike, të pakicës shqiptare në Mal të Zi.
Njoftohet gjithashtu se në këtë konferencë akademike prej prej një dite -- e cila sponsorizohet nga Departmenti i Shkencave Politike dhe Enti i Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit Oakland, së bashku me disa shoqata shqiptaro-amerikane nga Nju Jorku dhe nga Miçigani -- do të paraqesin referatet e tyre akademikë dhe specialistë, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara, por dhe ekspertë të ftuar nga trojet shqiptare në Ballkan dhe nga Europa. (Shikoni orogramin e bashkangjitur). Gjatë punimeve të konferencës, specialistë të fushave të ndryshme mbi gjëndjen e shqiptarëve në Mal të Zi, do të prekin, ndër të tjera, çështje siç janë arsimi, të drejtat e njeriut dhe të kulturës së shqiptarëve në trojet e veta autoktone nën Mal të Zi. Do të mbahen referate mbi subjekte siç janë qeverisja vendase, mbi aplikimin e ligjit ndërkombtar, por edhe rreth rolit që luan ose duhet të luaj Bashkimi Europian në promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare.
Tema e
Konferencës së dytë të radhës në
Universitetin amerikan
Pritet që referuesit në këtë konferencë të përpiqën të venë në dukje politikën e përjashtimit që gjithnjë ndiqet nga Podgorica zyrtare ndaj shqiptarëve, politikë kjo e cila vazhdon të zhgënjejë komunitetin shqiptar në Mal të Zi. Ekspertë që ndjekin këtë situatë, thonë se gjëndja e shqiptarëve në Mal të Zi, në të vërtetë, nuk ka ndryshuar shumë ç’prej shpërbërjes së ish-Jugisllavisë. Në fakt, thonë ekspertët, shumë prej problemeve me të cilat u përballen shqiptarët e Kosovës para konflikteve të 1990-ave, në të njëjtat probleme po hasin edhe shqiptarët në periudhën e pas pavarësisë së Malit të Zi. Për të arsyetuar këtë qëndrim, ata venë në dukje se komuniteti shqiptar në Mal të Zi vazhdon të jetë viktimë e konfiskimit të tokave të tyre që i kanë pasur prona të veta gjysh pas gjyshi, ndërsa vazhdojnë presionet e asimilimit dhe të emigrimit të detyruar të shqiptarëve nga trojet e veta. Shqiptarët nën Mal të Zi ankohen gjithashtu për mundësi të kufizuara për ta në arsim dhe në punësim si dhe në fushën e zhvillimit ekonomik. Njëherazi, ata theksojnë gjithashtu edhe mungesën e programeve që promovojnë gjuhën shqipe, kulturën dhe trashëgiminë shekullore të shqiptarëve në ato troje. Siç është njoftuar kohët e fundit, si shembull i këtyre presioneve, mund të përmendet edhe shqetsimi për mundësinë e mbylljes së “Kohës Javore”, gazetës së vetme në gjuhën shqipe për shqiptarët në Mal të Zi. Nuk është e qartë nëse është vendosur ende e ardhmja afat-gjatë i kësaj gazete të vetme për lexuesit shqiptarë në Mal të Zi.
Kështuqë, shqiptarët në Mal të Zi kanë arsye të jenë të shqetësuar për gjëndjen e tyre politike dhe ekonomike madje edhe ndërkohë që Podgorica përpiqet të adaptojë ligjet mbi mbrojtjen e pakicave në përputhje me standardet europiane, shqiptarët nuk kanë asnjë provë për t’i siguruar ata se -- edhe nëqoftse Mali i Zi antarësohet në Bashkimin Europian, bazuar në përvojën e së kaluarës -- situata e tyre nuk ka giasë se do të përmirësohet. Përkundrazi, shqiptarët me të drejtë kanë drojë se gjëndja e tyre madje edhe në të ashtuquajturin “bashkim” me Europën, nuk do të sjellë ndonjë përmirësim për ta në të ardhmen. Dhe se në vend të një statusi të përmirësuar për ta, bazuar në standardet europiane, gjëndja e tyre ka giasë se do të përkeqësohet dhe se programet e dyshimta të qeverisë, sa për sy e faqe për botën e jashtme, do të vazhdojnë të fshehin realitetin e gjëndjes jo të kënaqshme të shqiptarëve në shtetin malazez, përfshirë mohimin e lirive dhe të të drejtave të barabarta me malazezët, deri atëherë në një periudhë të ardhëshme, fatkeqsisht ndoshta jo shumë të largët -- kur popullsia shqiptare nuk është më një faktor për Malin e Zi.
Organizuesit e kësaj konference, e cila sipas programit duket se do të vlerësojë pothuaj të gjitha aspektet e çështjes shqiptare në Mal të Zi, kanë për qëllim që të diskutojnë problemet të gjithë së bashku -- ekspertët nga Shtetet e Bashkuara si edhe studiuesit nga trojet shqiptare në Balkan dhe më gjërë – dhe pastaj të rekomandojnë zgjidhje të mundëshme të këtyre problemeve me të cilat përballen shqiptarët atje, sepse sipas tyre, një shtet multi-etnik mund dhe duhet të veprojë dhe të punojë drejtë një objektivi të përbashkët për të mirën e të gjithëve, pa dallim. Ata shpresojnë që kjo konferencë të japë kontributin e vet duke ofruar zgjidhje nga eskpertë ndaj problemeve dhe ankesave me të cilat përballen shqiptarët në Mal të Zi dhe të japin ndihmën e tyre, nga kjo anë e Atlantikut, ndaj shqetsimeve të tyre, sidomos në lidhje me përfaqësimin e shqiptarëve në fushën politike, shoqërore dhe ekonomike të Malit të Zi. Pritet që referuesit të diskutojnë edhe faktin nëse qeveria malazeze po punon dhe vepron drejt një qeverisjeje më të mirë për të gjtihë, që më në fund, të çojë edhe në një jetë më të mirë edhe për shqiptarët autokton në trojet e veta në Mal të Zi dhe jo në përjashtimin e tyre.
Është kjo një konferencë pra, ku do të flasin ekspertë dhe akademikë të cilët në mënyrë të posaçme janë të interesuar për fatin e shqiptarëve nën Mal të Zi dhe për përmirësimin e jetës së tyre në atë vend. Është ky një rast ku akademikët do të paraqesin analizat e tyre me gjakftohësi, në mënyrë akdemike dhe pa pasione, me qëllim për të identifikuar problemet dhe ankesat reale të shqiptarëve në shtetin malazez dhe si rrjedhim ata me të njëjtën gjakftohësi do të paraqitin rekomandimet e tyre për zgjidhjet e mundëshme dhe të paanshme, për autoritetet e malit të Zi, por edhe për entete ndërkombëtare të interesuara për të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.
Por në mos asgjë tjetër, atëherë kjo konferencë mund të jetë një rast i mirë për të nxitur një dialog të sinqert midis shqiptarëve dhe qeverisë malazeze, por edhe midis palëve të ndryshme të vetë politikës shqiptare në Mal të Zi, për të diskutuar zgjidhjen e ankesave, në një përpjekje për një të ardhme më të mirë për shqiptarët në Mal të Zi dhe për një trajtim të barabart me qytetarët e tjerë të shtetit malazez. Fundi i fundit, trajtimi i barabart i qytetarve është obligim që shteti i Malit të Zi, si shtet i pavarur ka ndaj shqiptarëve si shtetas të tij edhe në bazë të konventave ndërkombëtare dhe europiane.
Kjo
konferencë përbën një hap të rëndësishëm drejtë zbardhjes së gjëndjes aktuale
të shqiptarëve në mal të Zi, për të cilin organizatorët duhet të falenderohen,
pasi nuk është e lehtë organizimi i një konference të tillë. Fati dhe ankesat aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi duhet t’i bëhen të
njohura botës, por sidomos publikut amerikan. Besoj se kjo konferencë do të
luaj rolin e vet në këtë drejtim. Me
këtë nismë, Profesorët Shinasi Rama dhe
Viktor Ivezaj po ndjekin gjurmët e dy profesorëve të mëdhej
shqiptaro-amerikanë, Arshi Pipa dhe Sami Repishti, të cilët më 6 Nëntor, 1982
kishin organizuar një konferencë të njëjtë ndërkombëtare, por asaj herë
kushtuar Kosovës: “Konferencën
Ndërkombëtare mbi Kosovën”, mbajtur tek “University Graduate Center, City
University of New York”, me një pjesëmarrje ekspertësh më të dalluar të
çështjeve ballkanike të asaj kohe, amerikanë dhe shqiptarë, përfshirë, përveç
profesorëve Pipa dhe Repishti, Martin Camaj, Peter Prifti dhe Anton
Logoreci. Shpresojmë që konferenca
ndërkombëtare e nëntorit në
_____________
PROGRAMI I KONFERENCËS
Saturday November 1st
WELCOME:
Welcoming Remarks: Paul Kubicek
Introductory Remarks: Viktor N. Ivezaj,
PANEL I:
ALBANIAN IDENTITY
Shinasi
A. Rama,
History and Identity: Albanians and Montenegrins
Viktor N.
Ivezaj,
Human
Rights and Ethnic Polarization Among the Albanians in
Nail
Draga, Cultural
Shqiptarët Në Mal Të Zi Në Regjistrimet E Popullsisë (1948-2011)
Chair:
Agata Biernat,
Discussant:
Angjell Gojcaj,
PANEL II: ALBANIAN MINORITY POLITICS
Agata
Biernat,
The
Albanian political activities in
Sabina
Osmanovic,
Analysis
of the expectations preceding the referendum of the Albanians in
compared to the present
Angjell
Gojcaj,
Discrimination
of Albanians in
Chair: Shinasi
A. Rama,
Discussant:
Viktor N. Ivezaj,
CONFERENCE
BREAK –
PANEL
Grid
Rroji,
concept of integration as a definition of National Interest.
Paul
Kubicek,
The
European Union and Minority Rights in
Viktor Ivezaj and Shinasi Rama
The
Albanian Diaspora and the Albanian Politics in
Chair:
Sabina Osmanovic,
Discussant:
Angjell Gojcaj,
CONCLUDING
REMARKS: Viktor N. Ivezaj,