Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Rreziqet ndaj euro-atlanticizmit
E merkure, 08.10.2014, 08:49 PM
RREZIQET NDAJ EURO-ATLANTICIZMIT
(
Nga Frank Shkreli
Javën që kaloi në Washington u mbajtë një konferencë e organizuar nga Qëndra për Analiza të Politikës Europiane ku morën pjesë akademikë, ekspertë të çështjeve dhe politikës europiane, diplomatë të huaj dhe amerikanë. Forumi i gjashtë i këtij enti iu kushtua sigurisë në Europë, përfshirë rolit të NATO-s si dhe gatishmërisë së vendeve europiane, sidomos vendeve ish-komuniste, tani anëtare të NATO-s, për të luajtur rolin që u takon në këtë moment të historisë, e që u cilësua si periudha e "krizës më serioze të sigurisë në Europë në disa dekada."
Debatues të ndryshëm theksuan, sidomos politikën e ashpër anti-perëndimore dhe revizioniste që ka ndjekur Rusia e Putinit -- përfshirë edhe sulmin rus kundër Ukrainës -- që sipas ekspertëve, për arsye të ndryshme, por kryesisht ekonomike, ka shkaktuar tensione të mëdha edhe në radhët e Aleancës së Atlantikut. Politika e Kremlinit, e cila përfshinë forcën ushtarake, propagandën, presionet ekonomike, diplomacinë dhe subversionin ndaj shteteve fqinje, sipas disa pjesëmarrësve në atë forum, po kërcënon sigurinë anë e mbanë Europës, me qëllim për të rivendosur hegjemoninë ruse në Europën Lindore ish-komuniste. Konferenca vuri në dukje rolin e NATO-s në Europë gjatë luftës së ftoftë dhe gjatë 25 viteve të fundit ç'rej shëmbjes së komunizmit, por u theksua gjithashtu fakti, se siç duket në Europën post-komuniste po zbehet kujtesa e luftës së përbashkët kundër komunizmit, si dhe e rolit që dikur luante Amerika në punët europiane. Folës të ndryshëm, ekspertë të politikës dhe të marrëdhënjeve amerikano-europiane ngritën një numër çështjesh që prekin lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe Europës, si dhe rolin që duhet të luaj Aleanca e Atlantikut, NATO, në shekullin e 21-të. Përballë kësaj situate të pasigurtë në marrëdhënjet europiane dhe ndërkombëtare, konferenca e Washingtonit, javën që kaloi, çka është edhe me keq, theksoi gjithashtu se ndjenjat anti-amerikane në Europë, për një numër çështjesh, janë në rritje e sipër.
Ekspërtë të ndryshëm, akademikë dhe përfaqsues të qeverive të ndryshme nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë, diskutuan mbi rolin që duhet të luajnë Shtetet e Bashkuara, NATO-ja si dhe vendet dhe popujt e Europës Qendore dhe Lindore, me objektivin për të përforcuar lidhjet strategjike transatlantike, ashtu që në të ardhmen të mënjanohet ndonjë krizë e mundëshme ndaj sigurisë në Europë, e shkaktuar qoftë nga politika e mbrendshme e shteteve ish-komuniste, qoftë nga politika hegjemoniste ruse, e cila gjithmonë peshkon në ujëra të turbullëta, përfshirë edhe Ballkanin perëndimor. Europa Qendrore/Lindore u karakterizua si një front i ri-aktivizuar lufte, ky si rrjedhim i sulmit rus kundër Ukrainës dhe sepse Moska po bën ç'mos që të frikësoj ushtarakisht dhe të shantazhojë ekonomikisht vendet e rajonit.
Është e
pamundur që edhe vizita e planifikuar e presidentit rus, Vladimir Putin në
Atëherë, për ata që interesohen dhe ende dëshirojnë një Europë të lirë demokratike, të begatë dhe të sigurtë, të tërë dhe të bashkuar -- çka duhet të bëhet përball këtyre sfidave ndaj sigurisë në Europë dhe si mund, dhe si duhet të përforcohen lidhjet transatlantike për të kundërshtuar rreziqet dhe sfidat e mbrendshme dhe të jashtme, që i kanosen sigurisë në Europë.
Një prej
folësve në forumin e javës së kaluar në
Zyrtarja
e lartë e diplomacisë amerikane u tha pjesmarrësve të këtij forumi se,
"Sot ne jetojmë në një botë më të mirë, sepse Europa Qendrore 25 vjetë më
parë kishte zgjedhur rrugën e një Europe të lirë, të tërë dhe në
paqë." Por ajo theksoi se kjo
alternativë e zgjedhur nga këto vende 25 vjetë më pare, "është nën
kërcënim dhe në rrezik spese Europa Qëndrore gjëndet përsëri përball një
fronti, të një lufte për të mbrojtur sigurinë dhe vlerat tona." Këtë kërcënim, Victoria Nuland e
karakterizoi si, "një luftë të mbrendshme dhe të jashtme." Si kërcënime nga jashtë, diplomatja amerikane
përmendi agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, si një rast kur një vend i madh
shtyp vendet e vogëla, kur të dojë e si të dojë. Ajo u ndal edhe tek kërcënimi
që paraqet grupi terrorist
Ndërsa, Z.nja Nuland theksoi kërcënimet e jashtme ndaj sigurisë dhe vlerave të vendeve në hapësirën euro-atlantike, ajo njëkohësisht nënvijoi se në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, "kërcënimet e mbrendëshme ndaj demokracisë dhe lirisë janë po aq shqetsuese sa edhe kërcënimet e jashtme". Diplomatja amerikane përgjegjëse për çështjet europiane, vazhdoi duke thënë se "dy kancerët binjakë, mangësitë në përforcimin e demokracisë dhe korrupsioni, po kërcënojnë ëndërrën e shumë prej atyre të cilët kanë punuar aq shumë për realizimin e saj, ç'prej vitit 1989." Në një kritikë të drejtë për drejtë ndaj disa udhëheqsve të këtij rajoni, ajo tha se, "Ndërsa ata përfitojnë nga antarësimi në NATO dhe në Bashkimin Europian, ne mund të gjëjmë udhëheqës në këtë rajon të cilët sillen sikurë kanë harruar vlerat mbi të cilat janë ndërtuar dhe veprojnë këto institucione". Ata, pohoi, ajo flejnë rehat gjatë natës, të sigurtë se mbrohen nga artikulli 5 i aleancës së NATO-s, ndërsa gjatë ditës, udhëheqës të këtyre vendeve ish-komuniste zbatojnë një "demokraci jo liberale", ndërkohë që i fryjnë nacionalizmit, kufizojnë lirinë e shtypit dhe kritikojnë shoqërinë civile. Ajo kritikoi ashpër edhe ata të cilët "mbrojnë zyrtarët e korruptuar nga persekutimi" për krimet e tyre, ose "ata që anashkojnë parlamentin kur t'u teket e si t'u teket". Zyrtarja e lartë e Departmentit amerikan të shtetit tha ndër të tjera, në fjalimin e saj duke theksuar se, nepërmjet antarësimit në organizmat euro-atlantikë, vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore duhet të jenë vigjilente, sepse, shtoi ajo, "Ne mund të jemi të fortë vetëm atëherë kur të mbrojmë pluralizmin politik, shoqërinë civile dhe të drejtën e individit për të kundërshtuar edhe mbrenda kufijve tonë shtetërorë sfidat ndaj lirisë dhe demokracisë". Jemi të fortë, përfundoi diplomatja amerikane, atëherë, "kur qeveritë tona janë të pastra, transparente dhe të përgjegjëshme, por edhe llogaridhënse ndaj popujve të cilëve ato u shërbejnë."
Janë këto vlera, jo të shekullit të kaluar, por janë vlera të cilat e janë provuar se forcojnë lirinë, pluralizmin politik, shoqërinë civile, dinjitetin njerëzor dhe të drejtat bazë të njeriut. Janë këto vlera të cilat e bëjnë më të lehtë dhe kontribojnë për një qeverisje të pastër, transparente dhe përgjegjëse ndaj popullit që duhet t'i shërbejë. I takon kësaj gjenerate, që të ndahet njëherë e mirë nga një e kaluar e tmershme gjysëm shekullore, e që seriozisht të zbatojë këto vlera, duke ruajtur dhe duke mbrojtur bekimet e lirisë dhe të demokracisë, nëqoftse me të vërtetë ky brez politikanësh beson në këto vlera, si bazë e veprimtarisë së tyre politike. Ky është një angazhim që duhet të ritheksohet dhe të ripohohet nga ana e tyre, sidomos nga kjo klasë politike, nga ky brez, dhe jo vetëm me fjalë, por me vepra konkrete për të bindur popullin vet, por edhe miqët e jashtëm me të cilët pretendojnë se I ndajnë vlerat perëndimore -- duke u larguar nga “vlerat” e diktatorit që përfaqsonte një sistem që jo vetëm nuk besonte në këto vlera, por i cili për pothuaj 50-vjetë i luftoi këto vlera, që ndajnë shtetet europiane me njëra tjetrën si anëtare të organizmave euro-atlantike, e që kombi shqiptar dëshiron tu bashkohet. O me vlera të botës moderne të dinjitetit njerëzor ose me kundërvlera të një regjimi antivlerë! Shpresoj që mangësitë e vlerave demokratike të kësaj politike, të mos jenë “kërcënimi nga mbrenda”, për të cilin foli diplomatja amerikane, Victoria Nuland në Qëndrën për Analiza të Politikës Europiane, javën që kaloi në Washington.