Kulturë
Gjekë Gjonaj: Ngjarje e thurur artistikisht
E premte, 20.06.2014, 07:16 PM
Ngjarje e thurur artistikisht dhe e luajtur mjeshtërisht
Nga Gjekë Gjonaj
Kush e ka parë shfaqjen premierë “ Servantesi dhe
Dulçinea” të trupës amatore të
Ulqinit, në regji të Munib Abazait e cila është shfaqur më 16 maj 2014 në Qendrën Kulturore të këtij qytetij jam i bindur se ka përjetuar
mjaft emocione që vetëm arti di t’i dhurojë.
Kjo shfaqje erdhi në skenë si një freski për publikun
Edhe skenari ( Fluturta Mustafa) skenografia ( Agron Ujkashi, kostumet ( Jetmira Hoxha) dhe muzika (Ardian Hasanaga) ishin në funksion të shfaqjes, e cila nga kompetentët e kulturës së kësaj komunë,u cilësua si ngjarje e dorës së parë në sferën e kulturës dhe arteve skenike teatrore.
Protagonistët e skenës nga rrafshi gjeografik i Komunës së Ulqinit , edhe pse amatorë , bënë një punë të madhe dhe me vlera të mëdha. Aktorët: Atif Hasanaga, Shefqet Luca, Muho Uruçi, Flutura Mustafa, Munib Abazi, Jonuz Abazi, Barbana Draga, Samir Ismaili, Ali Peri, Sakib Lika, Eldin Kurti, Ardian Veliqi, Xhemal Peri, Albana Kurti dhe Ilirjana Rama u përfshinë nga pasioni, këmbëngulja, guximi për të bërë më të mirën për vete, për trupën dhe për publikun.
Kolektiviteti dhe këmbëngulja për të bërë më të mirën e mundur i mbajtën gjallë në skenë këta artistë amatorë, duke filluar nga më i riu e deri më i vjetri. Aktorët e ndien publikun teksa ishin në skenë. Komunikuan drejtpërdrejtë me të. U gëzuan bashkë. Edhe publiku i ndjeu ata për së afërmi, i adhuroi dhe i duartrokiti. Dëshmi kjo që rolet e tyre i lozën bukur, bindshëm dhe natyrshëm.
Këtë pohim e dëshmoi edhe juria profesionale në Fetsivalin e amatorëve teatral të Malit të Zi në Bijello Pole, e cila trupës amatore nga Ulqini i ndau tri çmime: vendin e dytë me shfaqje, çmimin për rolin më të mirë mashkull Shefqet Lucës ( Mehmet Begut) dhe çmimin për kostumografinë më të mirë.
Si
përfundim: shfaqjen e përjetova me emocione të forta si një bukuri
që vërtetë më ka magjepsur,
një ambijent të këndshëm, një log i një suksesi, ku u laujt një lojë e
bukur skenike. Do të thoja me gjithë
shpirt ajo më shkaktoi mbresa të
pashlyeshme. Që nga shfaqja “ Ora
bizare” në regji të regjisorit të mirënjohur Emin Halilit , në
vitin 1997, në mos gabohem,nuk kam parë një vepër teatrale me
aktorë