| E premte, 20.06.2014, 06:16 PM |
 Ngjarje e thurur artistikisht dhe
e luajtur mjeshtërisht
Ngjarje e thurur artistikisht dhe
e luajtur mjeshtërisht
Nga Gjekë Gjonaj
Kush  e ka parë shfaqjen premierë “ Servantesi dhe
Dulçinea” të  trupës amatore të
Ulqinit,  në regji të Munib Abazait e  cila është shfaqur më 16  maj 2014 në Qendrën Kulturore të  këtij qytetij jam i bindur se ka përjetuar
mjaft emocione që vetëm arti di t’i dhurojë. 
Kjo shfaqje erdhi  në skenë  si një freski për publikun 
Edhe skenari ( Fluturta Mustafa) skenografia ( Agron Ujkashi, kostumet ( Jetmira Hoxha) dhe muzika (Ardian Hasanaga) ishin në funksion të shfaqjes, e cila nga kompetentët e kulturës së kësaj komunë,u cilësua si ngjarje e dorës së parë në sferën e kulturës dhe arteve skenike teatrore.
Protagonistët e skenës nga rrafshi gjeografik i Komunës së Ulqinit , edhe pse amatorë , bënë një punë të madhe dhe me vlera të mëdha. Aktorët: Atif Hasanaga, Shefqet Luca, Muho Uruçi, Flutura Mustafa, Munib Abazi, Jonuz Abazi, Barbana Draga, Samir Ismaili, Ali Peri, Sakib Lika, Eldin Kurti, Ardian Veliqi, Xhemal Peri, Albana Kurti dhe Ilirjana Rama u përfshinë nga pasioni, këmbëngulja, guximi për të bërë më të mirën për vete, për trupën dhe për publikun.
Kolektiviteti dhe këmbëngulja për të bërë më të mirën e mundur i mbajtën gjallë në skenë këta artistë amatorë, duke filluar nga më i riu e deri më i vjetri. Aktorët e ndien publikun teksa ishin në skenë. Komunikuan drejtpërdrejtë me të. U gëzuan bashkë. Edhe publiku i ndjeu ata për së afërmi, i adhuroi dhe i duartrokiti. Dëshmi kjo që rolet e tyre i lozën bukur, bindshëm dhe natyrshëm.
Këtë pohim e dëshmoi edhe juria profesionale në Fetsivalin e amatorëve teatral të Malit të Zi në Bijello Pole, e cila trupës amatore nga Ulqini i ndau tri çmime: vendin e dytë me shfaqje, çmimin për rolin më të mirë mashkull Shefqet Lucës ( Mehmet Begut) dhe çmimin për kostumografinë më të mirë.
Si
përfundim: shfaqjen  e përjetova  me emocione të forta  si një bukuri 
që  vërtetë më ka  magjepsur,   
një ambijent të këndshëm, një log i një suksesi, ku u laujt një lojë e
bukur skenike.  Do të thoja me gjithë
shpirt  ajo më shkaktoi mbresa të
pashlyeshme. Që nga shfaqja  “ Ora
bizare”  në regji të  regjisorit të mirënjohur Emin Halilit , në
vitin 1997, në mos gabohem,nuk kam parë një vepër   teatrale me 
aktorë