E hene, 29.04.2024, 12:26 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Durham: “Turqit shkatërrojnë, asnjëherë nuk ndërtojnë”

E diele, 22.06.2008, 06:50 PM


Edith Durham
Vijon shkrimi i historianes angleze në “The New York Times”. Si po keqtrajtoheshin shqiptarët nga xhonturqit në vitin 1911

Nga Edith Durham

(Vijon nga numri i kaluar)

Krahinat, të cilat tashmë kishin paguar taksat për çdo vit dhe nuk kishin përfituar prej tyre, po bëheshin gjithnjë e më të pakënaqura dhe të zhgënjyera. Ato të zonave periferike, që nuk i kishin paguar taksat, përjashtoheshin, pasi kryenin shërbimin ushtarak atëherë kur thirreshin në kohë lufte dhe nuk merrnin mundimin ta bënin një gjë të tillë. Gjithashtu, xhonturqit nuk i kishin paguar detyrimet e tyre për asnjë prej të moshuarve. “Drejtësia ishte aq e keqe sikur të ishe nën regjimin e vjetër dhe aktet e tiranisë së vogël ishin po ashtu të shpeshta. Fakti i të qenit i harruar, ta quaje veten shkipëtar (albanian) ishte një fyerje e rëndë për ndjesinë kombëtare, ashtu siç ishte përdorur nga shumë katolikë shqiptarë si përbuzje termi për një turk.

Dështimi i xhonturqve

Shpresat se arsimimi do të ishte i mundur nën regjimin e ri ishte shuar shumë shpejt. Vetë njerëzit kursyen lekët dhe nisën një shkollë në Elbasan, e cila dikur ishte përdorur si çerdhe për bebet. Gjithashtu kishte filluar shtypja e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Qeveria, që kishte premtuar se do të jetë liberale, e pengoi arsimimin në mënyrë brutale. Ajo bllokoi përdorimin e alfabetit latin. Një protestë e përgjithshme ishte bërë kundër këtij veprimi të padrejtë.
Gazetat shqiptare, të cilat komentuan veprimin e qeverisë, ishin përballur me presion, kryeredaktorët u arrestuan dhe u burgosën, shtypshkronjat dhe shkollat u mbyllën. Në përgjigje të kërkesave të shumta, një mision amerikan që u përpoq të hapë një shkollë, jo vetëm që kishte dështuar në përpjekjen e tij, por ishte bërë shkas për fyerje të rënda personale.

Çarmatosja e shqiptarëve

Ishte i kuptueshëm shqetësimi te vëzhguesit e paanshëm se Shqipëria ndodhej në gjendjen e një revolucioni të brendshme dhe se të gjithë atje ishin në një gjendje që të ngriheshin për ta bërë një gjë të tillë. Pavarësisht kësaj, qeveria turke dërgoi një komision që të investigonte situatën dhe protestat e para shpërthyen në radhët e myslimanëve të Vilajetit të Kosovës. Ato ishin shtypur me forcën mizore të ushtrive, fillimisht nën drejtimin e Xhavid Pashës dhe më pas të T. Pashës. Katolikët ishin më të prekurit nga aktet e tmerrshme, megjithëse nuk morën pjesë në revolucionet e vitit 1910, por ata besuan se duke qenë nën mbrojtjen e Austrisë, do të mund të shpëtonin nga e keqja. Për këtë, ata, sipas këshillës së austriakëve, dorëzuan armët e tyre kur ua kërkuan për ta bërë një gjë të tillë dhe e lejuan ushtrinë turke të kalonte mes për mes Shkodrës.
Dorëzimi i armëve të tyre, e vetmja gjë me vlerë që zotëronin, pasi një pushkë në Shqipëri është e kushtueshme, në mënyrë të pazakontë, ata i kishin dhënë mjaft qeverisë për atë kohë. Por, fill pas çarmatosjes së popullit, ushtarët vijuan që të merrnin pronat në vend të taksave. Madje, ishin jo të pakta dhentë që ishin mbarështuar nga më të varfrit.
Taksat ishin të rënda, madje kishte përpjekje për të vënë taksa në disa vende që u përkisnin detyrimeve të viteve të kaluara. Emrat ishin shënuar për shërbim ushtarak dhe regjistroheshin arbitrarisht pa pasur certifikatë lindje që përdorej në kisha.
Për më tepër, ushtarët ishin fyer përpara grave. Në vendet e qytetëruara, pagimi i taksave konsiderohet si një nga mënyrat e furnizimit të shtetasve me nevojat e ndryshme që kanë. Por duhet të kujtohet se në Perandorinë Turke, gjer tani taksat kanë shërbyer vetëm për pasurimin e pashallarëve dhe sulltanëve, - në të vërtetë kjo ka qenë një formë e robërisë.

Emigrimi drejt Malit të Zi

Dhe qeveria e re nuk u kishte dhënë njerëzve akoma asnjë shenjë se gjërat mund të përmirësoheshin. Të gjithë ata e dinin se Kushtetuta ishte ajo që ishte bërë shkas që shumë njerëz të burgoseshin, shumë të tjerë të vriteshin dhe u kishte marrë armët. Dhe tani u kërkonte paratë dhe fëmijët e tyre. Një e dhjeta e të ardhurave shkonte për shpenzimet e kushtueshme ushtarake dhe pak prej tyre për punët e ndryshme publike. Madje, sa kishte nisur financimi për një rrugë. Kjo mund t’i çonte njerëzit drejt paqes dhe progresit. Por turqit vetëm mund të shkatërrojnë dhe asnjëherë të ndërtojnë.
Populli i dëshpëruar, pas lutjeve të pashpresa për ndihmë dhe këshilla te Konsullata Austriake, u kthye te fqinji i saj i vetëm për strehim dhe nisën që të futeshin në territorin e Malit të Zi që në vjeshtën e vitit 1910. Qeveria turke e lejoni emigrimin masiv dhe më pas dogji disa nga shtëpitë e tyre. Kjo vetëm sa rriti valën e emigrantëve. Gjatë dimrit ata qëndruan në Malin e Zi.

Shkrimi është publikuar në “The New York Times” më 16 korrik 1911
Autorja e shkrimit njihet si historiane dhe autore e disa librave dhe shkrimeve për Shqipërinë.
Titulli është redaksional. Titulli origjinal është “Miss Durham’story”
Përgatiti: Albert Gjoka



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora