E diele, 10.11.2024, 05:58 PM (GMT)

Kulturë

Rita Ora: "Në Kosovë ndjehesha si Nënë Tereza"

E premte, 09.05.2014, 05:35 PM


"Është e pabesueshme se sa shumë më mbështesin” thotë ajo e pyetur nga gazeta britanike “Look” nëse ajo është kosovarja më e famshme në botë

Kur ka pasur vetëm një vit prindërit e kanë marrë me vete nga Prishtina në Britaninë e Madhe kështu që ajo është rritur në Londër. Por rrënjët e saj kosovare  Rita Ora nuk i ka harruar asnjëherë dhe është skajshmërisht mirënjohëse për përkrahjen që i vjen nga Kosova.

“Është e pabesueshme se sa shumë më mbështesin” thotë ajo e pyetur nga gazeta britanike “Look” nëse ajo është kosovarja më e famshme në botë. “Unë isha atje për të xhiruar një video dhe po e them sinqerisht, pa mahi, ndjehesha sikur të kishte zbritur Nënë Tereza  ose Princesha Diana. Fëmijët qanin pas meje dhe unë kurrë nuk kam qenë kaq krenare”.

Aktualisht Rita Ora është pak para publikimit të singlit të saj më të ri “I Will Never Let You Down”. Miku i saj Calvin Harris i ka ndihmuar në krijimin e këngëve. Ajo ka thënë për gazetën se takohet shumë shpesh dhe kalojnë tepër mirë me Calwin Harrisin, me të cilin e lidhin shumë gjëra të përbashkëta.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora