E premte, 01.11.2024, 12:03 AM (GMT)

Kulturë

Xhevdet Ukalli: Qytetit tim

E hene, 10.03.2014, 05:15 PM


XHEVDET UKALLI

 

QYTETIT TIM

 

Aty ku malet , pa drojë, zbresin rrëzave

Ku kalëruan ,erërat,vërshimet , rrufetë

Dielli ku rritet mbi vallen e brezave

Shtrin krahë, hedh shtatin ky qytet

 

Rretherrotull bjeshkë, me shkëmbinj ndër maja

S’e di se çfarë fshehin, kraharorit vrazhdë

Nga ura mbi lumë,ngrihet lart kalaja

Vallë, ç’mbanë mend, për Uskanën e lashtë?!...

 

Shpatet kapur qiellit, i përcjellin shekujt

Kohët i përshkojnë, në unazën e gurit

Krenarinë e bartur, nga lashtësi e hekurt

Ballëlart e ruajnë dhe lavde i thurin

 

E qeshur me hapin, që ec veç përpara

Rritën  përqafon, me gjoksin e  vluar

Djaloshi prej së largu,  malli e kitara

Të këndojnë plot shpresë , Uskanë e bekuar

 

Atje ku malet, ngjiten drejt majave

Me mall, me shpresë dhe me durim

Dielli ku plaket , me vallen e brezave

Gjallëron, rrit shtatin, qyteti im.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora