E diele, 28.04.2024, 10:17 AM (GMT+1)

Kulturë

Tituj për mbështetjen ndaj fëmijëve të emigrantëve shqiptarë në Greqi

E shtune, 07.06.2008, 10:58 PM


Albert Zholi
TITUJ PËR MBËSHTETJEN NDAJ FËMIJËVE TË EMIGRANTËVE SHQIPTARË NË GREQI
 
-Lidhja e Emigrantëve Shqiptarë në Greqi nderon zonjën Liri Berisha, shkrimtarin Albert Zholi dhe z.Aleksandër Garuli, nënkryetar i Partisë Republikane-

TIRANË, 7 Qershor/ATSH-Eriola Çuko/ - Kryesia e Lidhjes së Emigrantëve Shqiptarë në Greqi ka nderuar me titullin “Anëtare nderi e Lidhjes” zonjën Liri Berisha dhe shkrimtarin Albert Zholi, për kontributin e dhënë për fëmijët e emigrantëve shqiptarë dhe atyre në nevojë. Me të njëjtin motivacion kryesia e kësaj lidhjeje nderoi me Çertifikatën e Mirënjohjes zotin Aleksandër Garuli, nënkryetar i Partisë Republikane.

Titujt e akorduar u bënë të ditur sot, gjatë një ceremonie të organizuar në mjediset e PR-se në Tiranë, nga Lidhja e Emigrantëve Shqiptarë në Greqi. Sekretari i Lidhjes së Emigrantëve në Greqi, Lefter Marta, i dorëzoi çertifikatën e Mirënjohjes zotit Garuli,  me motivacionin “për kontributin e dhënë dhe interesimin e vazhdueshëm për emigrantët shqiptarë në Greqi”. 
Duke vlerësuar bashkëpunimin dhe punën me zotin Garuli në vitet e mëparshme, kur e djathta ndodhej në opozitë, zoti Marta tha se “tani që PR është në qeverisje dëshirojmë tëdëgjohen në kabinetin shqiptar problemet e emigrantëve, në veçanti ai që emigrantët të mos ngelen jashtë votimit për vitin 2009”.

Lidhja e Emigrantëve Shqiptarë në Greqi është themeluar në shtator të vitit 2003 dhe në përbërje të saj janë 22 shoqata. Ajo ka një aktivitet të pasur në të gjithë territorin grek, ku ka emigrantë shqiptarë, duke luajtur një rol të rendësishëm në mbrojtjen e të drejtave tyre në këto vite të funksionimit të saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora