Shtesë » Lajme
LSHAKSH: Konkursi letrar ''Azem Shkreli - 2014''
E shtune, 01.02.2014, 02:50 PM
LIDHJA E
SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË - NË GJERMANI(LSHAKSH)
SHPALLË: KONKURS LETRAR PËR MËRGATË"AZEM SHKRELI-2014"
Komisioni organizativ i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani në bazë të vendimit të kryesisë së saj qe konkursin, ” Azem Shkreli ” tanimë tradicional, mori vendim qe të shpallë Konkurs letrar për mërgatën 2014, për veprën më të mirë letrare në prozë dhe poezi të botuar në vitin 2013 nga shkrimtarët e mërgatës shqiptare. Nga juria profesionale do të ndahen tre shpërblime për tri veprat më të mira që janë botuar në vitin 2013 nga konkurruesit tanë shqiptarë në mërgatë. Autorët, veprat e tyre të botuara duhet t´i dërgojnë nga tri kopje deri me dt. 28.02.2014, në adresën:
Pal Sokoli
Friedrich-Ebert-Str.136b
42117
Manifestimi dhe shpallja e fituesve bëhet me datën 17 Maj 2014 ne “Haus Ennepetal” – Gasstraße -10, 58256 - E n n e p e t a l.
Me nderime të veçanta:
Komisioni organizativ i LSHAKSH-së dhe
Kryetari: Pal Sokoli
Mobil: +491774157694
Zëdhënëse e LSHAKSH: Gonxhe Letmi-Begisholli