E enjte, 18.04.2024, 11:50 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Ramiz Lushaj: Themeluesit e Fondacionit Plavë-Guci

E merkure, 29.01.2014, 08:36 AM


THEMELTARËT E FONDACIONIT PLAVË-GUCI

(1994 – 7 SHKURT – 2014)

Nga Ramiz LUSHAJ

Komunitetit shqiptaro-amerikan plavë-gucias, krahinës etno-historike e komunare të Plavë-Gucisë, shqiptarisë nën Malin e Zi (nga Ulqini, Tuzi e deri në Rrozhajë), Shqiptarisë e veçmas ngulimeve plavë-guciase në shtetin e ri euro-atlantik të Kosovës (Pejë, Prishtinë, Prizren...) në Shqipërinë Londineze (Shkodër, Mamuras, Tiranë, Durrës, Fier...) në Sanxhak (Tregu i Ri) në Luginën e Preshevës, në Maqedoni, në Çamëri,  në diasporat shqiptare në botë (Belgjikë, Mbretëri e Bashkuar...) po iu vjen një datë e shënuar: 7 SHKURTI 2014 e cila përkon me një ngjarje meritore që duhet të marrin përmasa kombëtare: 20 Vjetori i Themelimit të Fondacionit Plavë-Guci në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Fondacioni Plavë-Guci, pa mëdyshje, në këtë rrugëtim 20-vjeçar, veçmas në këtë jubile dinjitar e optimist, është një nga fondacionet ma kombëtare e humanitare, ma aktive e cilësore në historinë e shoqërisë civile shqiptare qyshse nga Lufta legjendare e Nokshiqit e Shpallja e Pavarësisë.

Veprimtaria e Fondacionit atdhetar, humanitar e kulturor të Plavë-Gucisë në të dy anët e Atlantikut, ndërmjet dy kontinenteve, ka arritje kryesisht në harkun gjeografik Amerikë e Plavë-Guci, po mjaft kontributiv edhe në arritjen e Lirisë e të Pavarësisë së Kosovës, në mbrojtjen e të Drejtave e Lirive Kombëtare Politike e Shoqërore të Shqiptarëve e Trevave Shqiptare nën Malin e Zi, etj. Ky jubile meriton të kremtohet me një aktivitet të atillë si ata të Ditës së Flamurit Kombëtar në Nju Jork, me një të atillë organizim masiv e cilësor siç e ka traditë e dinë t’i bajnë mrekullisht Fondacioni Plavë-Guci.

Në këtë Ditë Jubilare të 20 vjetorit të Fondacionit Plavë-Guci, në këtë datë të 7 shkurtit 2014, do të ishte diçka fisnike që të nderoni ata të parët, themeltarët e Fondacionit Humanitar Plavë-Guci, Komisionin Nismëtar me 21 antarë të tij, të cilëve po ua renditi emnat sipas alfabetit shqip, sipas proces-verbalit të mbledhjes së parë të Fondacionit tuaj:

1.      Agim Balidemaj

2.      Azem Hasangjekaj

3.      Esad Gjonbalaj

4.      Etem Hysenaj

5.      Fadil Qosaj

6.      Fero Gjonbalaj

7.      Hazir Sinanaj

8.      Imer Bacaj

9.      Maxhun Kukaj

10.  Naim Çelaj

11.  Qazim Dedushaj

12.  Rrustem A.Haxhia

13.  Sadik Rugova

14.  Smail Gali

15.  Sokol Vuçetaj

16.  Syl I. Qosaj

17.  Shaqir Gjonbalaj,

18.  Shpend Haxhaj

19.  Shyqeri Selimaj

20.  Xhem Sadria

21.  Xhevat Goçaj

Ndoshta, kjo është në të drejtën e gjykimit e veprimit tuaj, mund të përfshini, siç mund ta cilësojmë: në “Listën e Nderimit Jubilar”, edhe disa veprimtarë të tjerë që më 13 gusht 1994 u zgjodhën në kryesinë e Fondacionit Plavë-Guci si: Gjovalin Nikçi, Ismet Bacaj, Demë Ulaj, Lulzim Hasangjeka, Bekë Bruçaj.

Këta burra të nderuar e familjet e tyre të fisme (disa prej të cilëve nuk jetojnë) në një kuptim të caktuar, u rritën ndër vite sëbashku me Fondacionin Plavë-Guci duke i dhanë emën e jetë, duke e dashtë me zemër e shpirt, duke i qëndrue me dorë në xhep e në çek, duke marrë pjesë në veprimtaritë e tij apo jetue me problematika e arritje të tij. Ndaj, në këtë 20 Vjetor, nëse nuk e keni në planet tuaja çertifikimin e dhanien e ndonjë Çmimi si “Plavë-Gucia”, “Ali Pashë Gucia”, etj. atëherë do të ishte me vend dhe nuk merr as kohë e fonde, dhënia për secilin themeltar i një “MIRËNJOHJE” nga Fondacioni Plavë-Guci dhe në zyrën e re të keni edhe një Poli-foto të 21 antarëve themeltarë të Fondacionit. Ceremonia mund të organizohet në një datë të mundshme, pasi krejt viti 2014, përndryshe është edhe “Viti i Fondacionit Plavë-Guci”.

Mirënjohja është virtyt, vitalitet, civilizim, obligim, ardhmëri. Të nderosh themeltarët do të thotë të ruash gurët e themelit të Fondacionit të Plavë-Gucisë në këtë 20 vjetor të sotëm, në 100 vjetorin e ardhshëm.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora