E premte, 19.04.2024, 06:04 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Komente fashiste në mediat kosovare

E enjte, 30.01.2014, 07:57 PM


Nga Valmira Halimi

Foto: Laura Hasani

Pak sekonda pasi filloi fjalimin e saj, Alma Lama, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk mund të mbante lotët. Për disa minuta, e gjithë salla ngeli në heshtje, të tronditur nga të dhënat që kishin të bënin sidomos me deputeten e Kuvendit të Kosovës, por jo vetëm atë. Lama fliste për kërcënimet me jetë ndaj saj dhe familjes, ndërsa momenti më i rëndë ishte kur fliste për rrezikun ndaj vajzës së saj.

Deputetja e LDK-së ka qenë dhe vazhdon të jetë caku më i shpeshtë i sulmeve dhe kërcënimeve në rrjete sociale dhe komentet që jepen në mediat online. Kjo është verifikuar edhe nga raporti i publikuar të enjtën në Prishtinë nga Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut, “Në Emër të Lirisë së Shprehjes”. Raporti gjithashtu nxjerr në pah edhe faktin tjetër se pakicat, sidomos serbët dhe komuniteti LGBT janë gjithashtu caku më i shpeshtë i ofendimeve, denigrimeve apo dhe nxitjes së urrejtjes e dhunës ndaj tyre nga komentet ne mediat online.

“Falë këtyre portaleve sot unë lëvizë me polici, nuk jam e sigurt asnjë herë që kur dalë në rrugë nëse do të më sulmojë dikush, por ç’është më e keqja nuk jam e sigurt që vajzën time nuk do ta sulmoj dikush (dhe fillon të qajë posa e përmend vajzën e saj)… Këto portale asnjë herë të vetme nuk ma kanë dhënë mundësinë ta demantoj propagandën që bëhet kundër meje sikur unë jam kundër fesë. Në fakt ajo që kam bërë unë është që kam ngritur zërin siç do të duhej ta ngrinte çdo deputet dhe çdo qytetar që ia do të mirën këtij vendi që janë kundër fundamentalizmit fetar”, u shpreh Lama, e cila mezi e përmblodhi vetën gjatë tërë kohës sa mbante fjalimin e saj.

Ajo megjithatë e përmendi “Zërin” si mediumi i vetëm i cili ka treguar gatishmëri të bashkëpunoi me të. Lama tha se në shumë portale të tjera ka thirrur dhe ka kërkuar që t’i largojnë komentet të cilat fyejnë, kërcënojnë apo edhe komentet që janë fashiste, por ajo thotë se asnjë portal përpos zeri.info nuk iu është përgjigjur kërkesës së saj.

Deputetja kosovare tutje tregon se shumë prej këtyre kërcënimeve i ka adresuar në prokurori, por që fatkeqësisht sipas saj, në këtë institucion nuk e dijnë se çfarë do të thotë nxitje e urrejtjes.

“Kam pasur rastin të shkoj në prokurori dhe e vërteta është se ata as që e dijnë se çfarë është vepra penale kundër nxitjes së urrjejtjes. Ata mendojnë së përshembull vetëm kur dikush vritet apo lëndohet atëherë është vepër penale, atëherë duhet të veprojnë. Pra nuk e kuptojnë që nxitja e urrejtjes është premisa numër një për ta atakuar apo për ta vrarë dikë. Nuk e di se kush do të jetë viktima e parë që kjo shoqëri të marrë vesh, shpresoj të mos jem unë së paku”, ka përfunduar Lama.

Sipas pjestarëve të kësaj organizate (YIHR-së), ky raport është fokusuar në gjuhën e urrejtjes tek portalet online në vendin tonë, e që në monitorim të këtij projekti për 12 muaj, kanë qenë indeksonline.net , telegrafi.com , gazetaexpress.com , gazetatribuna.com , koha.net , zeri.info , gazetajnk.com , lajmi.net dhe botasot.

Në bazë të këtij raporti, del se indeksonline.net dhe telegrafi.com janë dy portale të cilat kanë lëshuar komente pafund të atyre që kanë shpërndarë gjuhë të urrejtjes, fyerje, nxitje të urrejtjes e bile edhe kërcënim. Por jo edhe aq më mirë nuk kanë dal as mediat e tjera si Zëri, Koha, BotaSot GazetaExpress etj. Kjo e fundit tash ka vendosur që të ndalojë të gjitha komentet ne artikujt e vet.

“Zëri” në anën tjetër ka dal si mediumi i cili më shumë se gjithë të tjerët iu ka dhënë hapësirë shqetësimeve dhe problemeve me të cilat përballet komuniteti LGBT. Sidoqoftë, lejimi i komenteve të lira me plotë sharje e kërcënimeve në këto artikuj, u tha në këtë prezantim, ka minuar rëndësinë e teksteve të botuara.

Zëri gjithashtu njoftoj të pranishmit se nga pjesa e parë e dhjetorit 2013 kontrollon me kujdes komentet dhe nuk aprovon ato që kanë qëllim diskreditimin apo cënimin e jetës së një personi të tretë.

Artan Haraçia, redaktor përgjegjës për Multimedia te “Zëri”, ka thënë se është e tmerrshme të shikosh se sa shumë urrejtje, mllef ka në shoqërinë tonë, duke u bazuar në numrin e madh të komenteve që vijnë në portalin e “Zërit”. Ai ka bërë një sygjerim që të gjithë donatorët e mbetur në Kosovë të përkrahin mediat duke iu dhënë mundësinë që të krijojnë zyre ligjore, pasi kjo është e vetmja zgjidhje e këtij problemi.

Ndërkaq si dy shembuj pozitiv të këtij raporti janë marrë gazetajetanëkosovë.com dhe lajmi.net, të cilat nuk kanë lejuar publikimin e komenteve që nuk janë në përputhje me rregullat e tyre për diskutimin online.

Flutura Kusari , këshilltare ligjore në Gazetën “Jeta në Kosovë”, ka treguar arsyejen përse gazeta Jeta në Kosovë është një prej shembujve më të mirë se nuk lejon komente të tilla.

“Përfundimisht kemi ardhur tek tri rregulla kryesore që ne i zbatojmë kur kemi të bëjmë me komente. Nuk lejojmë fakte të pa verifikuara, nuk lejojmë fjalë denigruese, poshtëruese, fyerje e shprehje të ndryshme të cilat bëhen ndaj grupeve të ndryshme, ne nuk i lëshojmë ato dhe e treta është gjuha e urrejtjes e shprehjet si “shka”, “magjup”, “peder”, e të tjera nk i lejojmë”, ka treguar Kusari.

E ndërkaq Imer Mushkolaj, nënkryetar i bordit të Këshillit të Mediave të Shkruara ka thënë se edhe për kundër faktit që indeksonline.net dhe telegrafi.com nuk janë pjesë e këtij këshilli, ata gjithësesi duhet ti zbatojnë rregullat të cilat edhe i kanë vetë në protale ku shkruhet se çdo koment që përmabnë fyerje, sharje nuk publikohet ata i publikojnë. Sipas tij, është shqetësuese fakti që në Këshill nuk ka aq shumë ankesa të tilla kur dihet numri i madh i komenteve fyese, nxitëse të urrejtjes e të tjera që janë në portalet tona.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora