Shtesë » Lajme
Ipeshkvia: Vëllazëria, themel dhe udhë për paqe
E hene, 13.01.2014, 08:00 PM
Ipeshkvia e Kosovës do t’ia paraqet opinionit publik, porosinë e Papa Françeskut për Paqe. Kjo paraqitje, që tashmë është traditë e përvjetshme, bëhet më 16 janar 2014, në Residencën e Ipeshkvisë pranë Katedrales në Prishtinë, në ora 12.00.
Tema e sivjetme është: Vëllazëria, themel dhe udhë për paqe dhe është shumë e përshtatshme për gjendjen tonë aktuale, si dhe për atë botërore.
Referues do të jenë:
Prof. Xhavit Beqiri, shkrimtar dhe publicist
Baton Haxhiu, gazetar dhe publicist
Të pranishëm do të jenë edhe krerët e Kishës Katolike në Kosovë dhe figura të jetës publike.
Mesazhi i Papës për paqe, ka zanafillë që nga viti 1968 dhe u drejtohet të gjitha autoriteteve shtetërore, publike, shoqërore në botë, si dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë, për zhvillimin, përparimin dhe ruajtjen e paqes si vlerë e pacenueshme dhe gjithënjerëzore.
Zyra Ipeshkvnore