Shtesë » Lajme
Agim Gashi: Gëzuar Vitin e Ri
E enjte, 02.01.2014, 07:22 PM
FAMILJAR, MOTRA DHE VËLLEZËR SHQIPTARË KUDO QË JENI!
NGA AGIM GASHI
Vitin 2013
nuk e prita fare. Për festën e këtij Viti isha në Klinikën Universitre në
Ju më kishit shkruar aq shumë me dëshirat që të bëhem mirë, saqë Zoti i mori ato të zemrave shqiptare dhe mi shëdrroj në shëndet të mirë e me një mëlqi të re që e kishte fal një bujar apo bujare (këtë se di), për ta vazhduar jetën e Tij dhe jetën time në trupin tim.
Ju jeni shumë që keni shkru urata për mua dhe gëzohem që jeni shumë, u shtofshi akoma që ne si kombë të jemi sa më shumë por edhe të mirë e bujar.
Nga zemra ju përcjell dëshirat,që ky vit që po vjen të ju gjejë të shëndetshëm, pa dhembje e preokupime, me bukë e ujë të bollshëm, me lumturi e dashuri, dhe në shoqëri të vazhdueshme me gëzimin dhe sukseset. Ky vit, le të jetë edhe vit i rrugëtimit dhe shtegëtimit të mbarë kombit drejt realizimit të aspiratave të mirëfillta tona kombëtare.
Unë sot në ditëlindjen time të dytë prita Urime nga më të dashurit e mi, nga familjarët e miqët, nga ata që ma njofin situatën time shëndetsore e jetësore. Prita, por prita kot. Pothuajse askujt sot si ra ndërmend për mua, edhe pse hudha shkrime e foto si kurr më pare. Azaleja ishte me hallet e veta dhe i kaluam disa çaste të mrekullueshme.
Me këtë u binda se u jam bërë i tepërt. I tepër pothuajse të gjithëve. Tani më duhet të kem kujdes se çka postoj e çka shkruaj. Por, kujdesi më i mire i imi është të ja di hallin vetit.Më thoshte babgjyshi se nuk rrëzohet muri me shpinë. As unë smund do ta rrëzoj kurr.
Një lutje të rëndësishme kam për të gjithë:
Lus miqët
dhe ata që smë duan, ata që po kërcnojnë e po denojnë me ligjet e maleve, që për
shkrimet dhe veprimet e mia mos fajsoni familjen time të ngushtë e të gjërë,
sepse ata nuk
JU TË DASHURIT E MI NGA JENI E KU TË JENI-
URIME VITI I RI 2014 !
GËZUAR PËR SHUMË MOTE FAMILJARISHT E SHQIPTARISHT
AGIM GASHI-GJERMANI!
30.12-.2013
Düren