Kulturë
Abdyl Kadolli: Adem Demaçi - ''Libër për Vet Mohimin''
E merkure, 17.04.2013, 07:08 PM
 Adem
Dema, “Libër për Vet Mohimin”, LSHK, Prishtinë, 2012
Adem
Dema, “Libër për Vet Mohimin”, LSHK, Prishtinë, 2012
VETËPOHIMI ONTOLOGJIK E ARTISTIK
Nga Prof. Abdyl KADOLLI
Adem Demaçin tashmë e njohim si
shkrimtari Adem Dema. Me kompletin e veprës së tij letrare ai vjen me profilin
e  plotë letrar shumë origjinal në të
gjitha gjinitë letrare.    Romani “Libër për Vet Mohimin” është romani më
kompleks i opusit të tij krijues, ku janë shtresuar shumë procedime të tij
artistike. Është një sprovë e poetikës së romanit postmodern me dramën
intelektuale të ideve filozofike, ndjeshmërisë metafizike e vizioneve
fantastike .     Tipologjikisht,
ky është një roman me struktur të hapur, ku sikretizohen  elemente të romanit të ideve, romanit me
çelës dhe romanit shkencor-fantastik.               Stilistikisht, është roman
eseistik e diskursiv, me imazhe simbolike, alegorike  e fantastike, që shpreh shqetësimet morale,
politike e metafizike / T. Man, A. Zhid, Elison,  Haksli, Ourel, Xhojs  etj/.           Strukturën e
romanit e përbëjnë shtresimet semantike, stilistike dhe estetike. 
Ligjërimi
artistik
Rrëfimi në roman është i shtruar, i
gjallë dhe shumë i natyrshëm, një gërshetim i reales me irrealen.  Pikëvështrimi  zhvillohet nga pozicioni  i narratorit autor dhe i personazheve reale e
fiktive, me asociacionet e tyre refleksive, emotive  e intuitive.  Ai zhvillohet në trajtën e përshkrimit,
monologut, monologut të brendshëm, dialogut e trilogut të personazheve.  Drama e personazheve
zhvillohet me parimet, idetë e ndjenjat e tyre.           Dialogu zbulon idetë e karakteret e
personazheve dhe dinamizon veprimin. Dialogët janë filozofikë e eseistikë ,
madje mjaft dramatikë e platonikë.   Haset edhe 
dialogu lirik me tone refleksive, ndërsa trilogu bëhet katalizator i bisedës.                   Monologu
shprehet në inrospeksionin lirik refleksiv të autorit për muzën e dashurisë, si
frymëzim e  kredo krijuese në vetëpohimin artistik.   Monologu i brendshëm  i rrjedhës së vetëdijes shpreh asociacione të
lira të ideve e ndjenjave të fshehura, duke kumbuar
 si një lojë
fjalësh në ritmin asociativ: “Rrapa-tap! Tapa-rrap. S’e ka keq! S’e ka keq. Veç e veç! Veç e veç!
S’e ka keq! Prish e ndreq! ... Rrimë-flimë! Flimë-Rrimë! Hamë-pimë! ...Nis e
sos-bukë e kos! Rrange-dang! Bukë e lang!...Hip e zhdrip- bukë e kripë!...”1         
Personazhet
artistike
Personazhet e romanit janë reale e
fiktive. Ato karakterizohen me anagrame e nofka alegorike e ironike dhe portretizim
të hollësishëm fizik, social e etnopsikologjik.  Disa
personazhe duken paradoksale në një rreth e kohë
të çuditshme, duke u ndeshur me absurdin etik e ekologjik.               Vet Mohimi është një alter ego e
autorit, personazh idealist i flijimit për lirinë. Duke dalë nga burgu i tretë,
ai harron thesin e burgut në një stacion të trenit, por në kupe ndesh burgun
tjetër të urrejtjes. Ai kundron  me
vetëdije kritike realitetin e mbyllur të pushtimit, si një burg i madh, ku
ndesh karaktere  e fenomene të çuditshme.
Ai që ka bërë mohimin e jetës së vet, tash gjakon të bëjë vetëpohimin artistike.
     Kolë Makanda  është personazh i vetëdijes
intelektuale, një individualist i natyrshëm që do më shumë vetveten se të
tjerët. Rrezaton dinjitet me vetëdashuri, vetërespekt e
vetëbesim.  Nuk reagon fare ndaj sfidave,
madje edhe kur përgjaket, vetëm për të ruajtur stabilitetin shpirtëror nga
urrejtja e përbuzja etnike . Mirëpo, ai di të frenojë mekanizmin e trenit, kur
kalohen të gjithë kufijtë e durimit. Dinjiteti i tij intelektual mund
moralisht  e shpirtërisht albanofobinë
serbe. Ai shquhet me konceptimet për 
individin e shoqërinë  dhe
përmasën metafizike.          Sasha është
një provokator i tipit agjent, i dehur me albanofobinë serbe ndaj shqiptarëve.
Përmendet nga agonia e urrejtjes vetëm kur frenon treni, madje pendohet duke
kërkuar ndjesë. Ai vazhdon të testojë pulsimet shqiptare  edhe në 
motelin  “Në fund të pusit”.
Ligjërimi i tij bëhet në gjuhën amtare.   Regjisor Lala është një krijues origjinal, me
shije, intuitë e imagjinatë individuale, por konsiderohet regjisor i
dështuar.  Shtëpia e tij në formë të
piramidës së qelqtë, me kultin e kohës e ushqimit dhe filmi i tij fantastik
është një vizion artistik i jetës së harmonishme në ujdhesën e blertë. Zell
Çaushi është figurë  e patriarkut që
imiton sistemin totalitar në familje, duke diktuar regjimin e kohës e veprimit,
ushqimit, higjienës e nevojës, andaj edhe parodizohet  nga anëtarët e familjes.Ramë Heraku, një personazh i sprovave të djallëzive e
mizorive serbe, veprimtar i NDSH-së, me kiblen nga Shqipëria.  Janë edhe disa personazhe episodike që
përplotësojnë veprimet  e romanit.                         Ahmet Burri, një
veprimtar i devotshëm i atdheut, fjalëpak e punëshumë.                   Rexhep Uka me Golfin gjog,
Elez Qerimi me dashurinë qershi, Fillim Çaushi 
me parodinë e tij, Driton Delia me piramidën e ujit të zi, nxënësi
Liraku dhe mësusja Ezuta me dashurinë e tyre intuitive.   
Koha e hapësira 
Koha e romanit është kohë  subjektive, e përjetuar nga personazhet në
rrëfimet e veprimet e tyre.  Njeriu në
kohë dhe hapësirë  është një mikrokozmos
: “...  çdo gjë në këtë Gjithësinë tonë është e
lidhur përmes lidhjeve të padukshme.”2.                 Koha krijuese
e vepruese krijon qenësinë e vlerave dhe emancipimin njerëzor:  “ Ata
që jetojnë, krijojnë. Vetëm ata që krijojnë, jetojnë.” 3                       Koha ekstensive është
e vdekur, si kohë e pritjes, ankthit e frikës
nga vetvetja dhe bota. Në mjedisin e alienuar
njeriu humb drejtpeshimin e jetës.                        Kohë e romanit
është  kapërcyelli i shekullit dhe i
ndryshimeve historike , ku pritja e njerëzve është absurde.          Hapësira e
historia  e Ballkanit shihet si një kazan që vlon nga
paranojat skizofrenike: “Atje, si e dini, hilja është letër, goma
është laps, tokës këndojnë e vallëzojnë topat e raketat, kurse qiellit hedhin
valle shqipet që vjellin zjarr.... Përpiqen që të ndajnë të kaluarën, hanë të
nesërmen, ndërsa të sotmen e kanë harruar fare.”4   Peizazhet hapësinore e kohore në roman
janë  simbolike e groteske.    
Semantika
filozofike 
Semantika  filozofike e romanit shtrihet në idetë,
konceptet e nocionet e  personazheve Vet
Mohimi e Kolë Makanda. Ajo rrezaton për jetën, kohën e hapësirën, dijen e
vetëdijen, individin e shoqërinë, politikën e pushtetin, për  idealet e lirisë
dhe vlerat etike e humane.   Njeriu si qenie
inteligjente, është mrekulli e
natyrës, që ka mundësi të bëjë mrekulli.  
“...çdo
individ për veprën e vet është qendra e gjithësisë...” 5   Vetënjohja  është kthim në vetvete me vetëdashuri, vetërespekt
e vetëbesim.    Vetëm individi i
integruar në vetvete mund të integrohet me të tjerët, duke krijuar harmoninë
njerëzore.  Interesat individuale janë
promotor  i zhvillimit shoqëror, ku
çmohen dituria, kamja e fuqia në rivalitet me kundërshtarët.                    Vetëm
njeriu i ditur dhe i lirë mund të çlirohet nga frika, inferioriteti e tjetërsimi.  
Mësimi është i bardhë, gabimi i zi,
ndërsa pësimi galan.    “Padija
është burim i etheve, kurse skamja është shtrati i
etheve. Mjerimi është kulmi i etheve.”6   Janë sfiduese idetë për zhvillimin e historisë njerëzore,
që nuk është shkruar ende, sepse njerëzimi është i ndarë e përçarë :         “Sepse
njerëzimi ende është i ndarë në raca, klasa, kasta, në shumë fe e në shumë
atdhe, në shumë kombe e katakombe, në shumë shtresa e pengesa... Duke herrur,
duke zgjedhur dhe duke tjerrë më tutje, ne krijojmë rrjetin e historisë
njerëzore...” 7     Politika
trajtohet si një teatër, ku pasojat e dështimeve  i vuajnë të gjithë.  Sipas Kolë Makandës,
revolucioni duhet të ndodhë së pari në vetëdijen e njeriut. Totalitarizmi
komunist kishte dështuar, duke shpallur ideologjinë  e pushtetin të përjetshëm, luftën klasore me
urrejtje e dyshime kombëtare, fetare e njerëzore. Imazhi i
Ballkanit europian , si mozaik kulturor popujsh, racash
e fesh, është një vizion i botës moderne, të çiruar nga frika e militarizmi, ku
respektohen liritë dhe të drejtat e identiteteve të ndryshme.
 Metafizika
e shpirtit 
Metafizikën e romanit e përbën
psikanaliza e shpirtit, shtresat e të cilit janë një fushë energjetike,
ndërsa thelbi magnetik: “Në pjesën
pozitive ose të bardhë dhe në pjesën negative ose të zezë.”8
.  Impulset pozitive e negative krijojnë
baraspeshën e shpirtit, ndërsa gazi e vaj janë një katarzë e tij. Prishja e
baraspeshës shpirtërore  krijon komplekse
dhe urrejtje të vetvetes e botës:  “Ne  s’dimë gjë tjetër,vetëm të fajësojmë të
tjerët që jemi të ndarë në copa-copa e grimca-grimca.”9                        Shpirti ruan në grimca energjetike gjithë
fenomenologjinë  e kohës. Shpirtrat e mirë inkarnohen e fisnikërohen me ndjenja e mendime të reja, ndërsa
shpirtrat e këqij bëhen “gropa
të zeza të gjithësisë”.              E këtillë
duket metamorfoza 
historike e gjenetike e shpirtit të lashtë kombëtar, të  zvetënuar e asimiluar, që i përngjan qyqes :
“Këndon-vajton, kur është vapë e madhe
dhe-dhe-dhe – i vendos vezët në çerdhet e huaja!” 10   Disa kapituj të romanit janë monologë
refleksiv të autorit, si  moto e kredo
krijuese, ku Vet Mohimi shndërrohet në vetëpohim artistik . Krijimtaria
artistike  sublimon shpirtin në ontologji
estetike: “Eja, se s’ka krijimtari pa
energji dhe s’ka energji pa dashuri.”11
    Muza e dashurisë  është melodi magjike, frymëzim, intuitë dhe
energji krijuese.Triada dashuri-energji-krijimtari i jep kuptim jetës. Dashuria
krijon vlera shpirtërore dhe lumturinë njerëzore:  “Lumturia është harmonizimi i dashurisë së
gjithpranishme  me integritetin personal,
etikën dhe fuqinë.” 12             
   Është 
kjo një dashuri platonike, hyjnore.  Muzika vlerësohet arti më
universal, që zgjon ndjenjat e fjetura të shpirtit, pastron nga dyshimi e
urrejtja dhe fisnikëron me besim e dashuri gjithënjerëzore:                         “Muzika është numër i pafund nocionesh të kthyera në ndjenja...” 13      
Meditimi transcendental
Në
psikanalizën metafizike autori ka aplikuar
edhe metodën e meditimit  transcendental,
e njohur nga Vedat e lashta hinduse,  dhe
e funksionalizuar sërishmi nga Maharishi Mahesh Joga dhe Dipak Çopra/ Deepak
Chopra/             lidhur me fizikën e
kuanteve dhe të tingujve hyjnorë. Dhoma magjike majë
piramidës në shtratin si anije kozmike: “Fantazi dhe realitet.”14 . Fluturimi në tejdukshmëri
, nën tingujt muzikorë, në trininë trup- mendje- shpirt hyjnor krijon ndjenjën
e mrekullisë  dhe  të vetënjohjes.         Teknika e meditimit jepet me formulat ‘Hyn-Hyn’, ‘KIKË’,
‘Del-Del’, ‘MIKË’ e ‘NGIKË’.                       “Ishte ky një makth i
padurueshëm pamjesh e zërash. Nga zori i madh që e pushtoi, u kujtua dhe u ul
mbi një pikë. Pasi normalizoi drejtpeshimin, për t’u siguruar edhe më mirë, në
të dy anët, djathtas e majtas, nguli nga një pikëçuditje, pastaj në të dy
veshët vari nga një pikëpyetje dhe, në fund, mori një pikëpyetje të madhe dhe e
vuri para syve... Duhej vetëm të mendonte vendin, objektin, njeriun dhe të
bashkoheshin pamja dhe zëri.”15         Në
 këtë komunikim telepatik me
rrjedhat e intelektit nëpër pikat e globit, autori teston pozicionet politike
ndaj gjendjes së shqiptarëve.    Oborri i
Dedës: Dan Slloba mes dy presjeve energjetike, kokë e bisht.  Palla: Luftë për territore me dëbim e
shfarosje.     Kremlini: Serbët po bëjnë gjithë botën
kundër vetes, andaj edhe neve.                 
Akropoli: “Racë e papërpunueshme
janë Arvanitët.”16    Çanak Kale: Brejtje e ndërgjegjes për
mëkatet e vjetra.        Maja e Dajtit vazhdon  ison  “Aman! Eeeee!”             Boni sheh  Ballkanin si fushë shahu me shqiptarët  jashtë lojës : “... ne do t’i ndihmojmë për aq sa ata janë të aftë të marrin ndihmën
tonë.” 17              Oborri Aki Hito: Dan Slloba
është çartur, urren vetveten dhe botën. Formula e shpërthimit me turjela të
rrethit energjetik vjen nga Vet Mohimi:            “Ju
nga andej do të goditni kokën e presjes me ngarkesë negative, kurse ne prej
këndej do ta godasim kokën e presjes me ngarkesë pozitive.”18 
Fantastika
shkencore
Fantastikën shkencore të romani
e përbëjnë njohuritë për teorinë e gjeneve dhe teorinë e kuanteve, shpikjet
teknologjike e elektronike të sistemit Diamond 
të tretjes dhe sistemit të Drakerit për kohën .      Filmi fantastik “Liraku dhe Zateu” i regjisor Lalës  hapet me 
rrotullimin e globit dhe simfoninë për atdheun me visoret magjike,
figurat historike dhe fenomenet natyrore. 
Zateu është arketip i sektit  të “
Shtatarëve”, me krerët e “Dyzetarëve” dhe të “Mijatarëve”,  që 
përgatitet për planetin Harmonia. Ai ka zbuluar emulsionin e përtëritjes
së qelizave dhe largimin e gjenit të vdekjes. Mësuesja Ezuta mëson nxënësin
inteligjent Liraku për dashurinë, besimin e respektin. Shatrapuli është një
mrekulli teknike e intelektit , që njeh gjithë gjuhët e shkruara dhe ruan
informacionet e krijimtarisë njerëzore, duke punuar me energji të fotoneve. Ai
ruan edhe ujdhesën e blertë  nga ndotja.
Di gjithçka, por jo edhe për Xharavellat!                   Fantastikë onirike  është 
edhe udhëtimi imagjinar në dritën e kulluar, si takim me urtinë kombëtare e universale:  FU-HI, Aristoteli, Çerçili, Xhemail Obria,
Ismail Kapiti, Tahir Berisha etj    
Metaforika e simbolika
Romani “Libër për Vet Mohimin” shquhet me
sintaksën e kulluar shqipe dhe  shprehjen
e dendur metaforike e simbolike. Stilemat e shkrimtarit janë të veçanta e origjinale.
Metaforat kanë ngjyrime afektive e kuptimore: 
“Oda e pa dhe qeshi.”19 ;“Birat
e gardhit u mbushën me sytë e botës.”20         Kënga e qyqes zgjon asociacione
sugjestive për shqiptarët që shkëlqyen nëpër vende të huaja: “Të gjithë i lanë veprat e tyre në dhe të
huaj, të gjithë jetuan në etje, të gjithë vajtën pa e shuar etjen! Pak ujë. Pak
ujë! Pak dritë!”21 Simbolike  janë 
edhe qershia e dashurisë, lulja e xhenetit, piramida e qelqtë etj.         Parabolë alegorike janë edhe fiksioni e konfiksioni  i vëllezërve:         “Vëllai
i madh tundte shkopin, vëllai i vogël mprehte gjuhën, ndërsa vëllai nga
Kavadari kriposte dhe biberoste plagët.”22             Parabolë e absurdit  është 
edhe dyqani privat “Prej e qep tamam për trupi”, që pret mallra veresie
nga jashtë. Punëtorët vetëm presin, marrin masat dhe regjistrojnë
myshtërinj,  ndërsa ata në krye mendojnë
për të gjitha:                   “Kanë dhënë premtime të forta. Kanë thënë vetëm ju rrini urtë  e mos na nxirrni telashe këtu në 
Ritmika
estetike
Ritmika e ligjërimit artistik përthyhet me vargje e këngë
lirike. Përsëritjet e fjalëve dhe tingujve krijojnë
impulse ritmike e melodike me efekte estetike:        “E, pa kuptim, jeta është kotësi, kotësi,
kotësi, otësi,otësi, otësi,tësi, tësi, tësi, si, si, si, iiiiii!”26           Pasthirrma
habitore kumbon si befasi : “Ende  pa
u sjellë a-ja, o-ja dhe u-ja rreth e
rrotull sallës...Një ë e përmbajtur
gumëzhin sallës.”27               Shprehja habitore:”... 
Selami Musanëëëëë/ Burrë i shkurtë dhe çobanëëë!” 28                E këtillë është paronomazia
eufonike me rimime në intonimet humoristike e ironike : “E zemrën gur, shpirtin- zgur!” 29
;” Kolë Fesati na e çarti!” 30;
” Një herë gastaren, një herë cigaren.”31
; ” Po shesim arka, fitojmë marka!”32 etj.   Shkallëzimi sipëror i kuptimit të fjalës:
“Doli nga burgu i burgut të burgut”33;
” Keq e më keq e zi e më zi.”                        Shprehja artistike
është  e pasur me epitete e krahasime të
shumta. Epitetet  : bardhosh, bardhec, hundëshkabë,
hundërosak, kaçurrel, syfilxhan etj. 
Krahasimi mitik
: ” Golfi dukej si ndonjë cjap i bardhë
parahistorik që zdirgjej nga maja e Drenushës.” 34          Përshkrimi erotik i ambientit:      “Aty
ku mbështeten duart, gjendeshin të imituara kofshë lakuriqe vashash, kurse, aty
ku mund të mbështetej koka e myshteriut, nga të dy anët gjendeshin  dy kodrina të imituara, në biçim të gjinjve
të epur të vashave.”35                   Përsëritjet e fjalëve,
fjalive e frazave i japin fuqi shprehjes, ndërsa përsëritja e ideve e motive
përforcon  kuptimësinë e romanit.    Shkrimtari ka funksionalizuar artistikisht në
roman  leksikun e frazeologjinë popullore
dhe uresat e proverbat. Fjalët  e rralla: ding, fintak, groplan, gverr,
hajt-hujt, hjekakeq, majtap, mahjetë, ngrafit, palavala, pallzinë, përzjarr,
shtunak, tollovajë, tullug, thellutë, valavamë 
etj.  Frazeologjia
e idiomat :  për të prashitur ujë; për të përzier kaçamak;.sa shkonte fasulja; i
erdhi në kuti; i ra pikës; pa dorëza; petulla në ujë; në  fund të pusit; tirrte hollë etj.  Uresat e mallkimet antonimike: “ ... ardhshi si vera!”/ 36; ” Sytë mos ju plaçin!...mendtë mos ju
dalshin!” 37  Proverbat në roman shprehin përvojën e urtisë :  “Vetëm
ajo që s’ka fillim, ka edhe fund.”38     
Xhemail Obria:  “Pushteti
është si deti- me fuqi e me tërpi!”39
  Tahir Berisha: “Kur të hyni atje ku s’hyhet, do të dilni
atje ku dilet!”40  
Onomastika
e romanit
Shkrimtari Adem Dema është krijues
edhe në emërtimin e personazheve, të vendeve, firmave e fenomeneve, duke u
dhënë kuptime figurative.                     Të këtilla janë emërvendet
shqipe: Bardhishtë, Dardhani, Drenushë, 
Gojëbuall, Kodra e Dragoit, Kroni i Shkretit, Shtogajë, Murrizaj, Rreze,
Trimajë, Thanaj, Ultinë, Vetanik etj.  Ai
aplikon me mjeshtëri anagramin e emrave: Ameri, Balli i Kanit,  Bardh Kili, Bull Ati, Dani i Sllobës, Demir
Syla, Gjukë Ani,  Lasi Papu, Na Athi,
Ndreu Papa, Ropë  Eva,  Rana Ti. 
Personazhe me nofka: Ahmet Burri, Daja Tal, Driton Delia,
Gjel Frangu, Kolë Gjeri,  Kolë Makanda,
Kolë Fesati, Luan Briti,  Ramë Heraku,
Zell Çaushi.    Emra të përbërë: Edopuna,
Ezuta, Jemigati, Zateu. Emra metonimikë: Akropoli, Çanak Kale, Çinimaçini,
Helena, Ivanushka, Kavadari, Morava, Muzeqeja, Oborri Aki Hito, Maja e Dajtit,
Oborri i Dedës, Palla, Podi i Gorës, Trimaja, Zagoria etj.  Shquhet antonomazia ironike
në emërtimet alegorike:  “Në
fund të pusit”, “Prej e qep tamam për trupi”, “Kap e lidh”, “Kap e lidh me
marifet”etj.  Absurde duken edhe firmat me bojëra kuqezi nën pushtim: “Kryq e tërthor”, “Për mal e për fushë”,
“Fuh andej  e fuh këndej”, “Sy më sy”,
“Vesh më vesh”, “Lirë e mirë”, “Shpejt e shpejt” etj.  Romani “Libër për Vet Mohimin” është botuar së
pari  më 1994. Deri tash ka pasur tri
ribotime dhe është përkthyer italisht nga zonja Nermin Vlora-Falaski më 1995. 
Simboli
i lirisë
Adem Dema  është sot vetëdija kritike intelektuale dhe
vetëdija artistike.    Vepra e tij letrare
është shumë origjinale, diçka krejt e re në letërsinë shqipe. Ajo mahnit me
erudicionin filozofik, intuitën artistike,imagjinatën krijuese dhe vizionet
fantastike . Duke lexuar prozën e tij artistike, duket sikur takohesh me një
përvojë letrare botërore.  Flijimi
idealist krijoi edhe rilindjen artistike. Adhurimi, nderimi e besimi në
dritë  krijuan edhe simbolin e lirisë
Demaçi.  Me
kompletin e veprave të tij ai ka realizuar qenien e vet artistike e estetike,
duke krijuar edhe portretin e shkrimtarit klasik në letërsinë shqipe.   “Vepra e tij letrare dhe publicistike me vlerën e saj
artistike, kulturore, historike dhe dokumentare i siguron Adem Demës vend të
veçantë në rrethin e parë të krijuesve të historisë së letërsisë shqipe.”41 - ka  vlerësuar akademik Rexhep Qosja. Sot duhet ripërtëritur kandidimi
i Adem Demës për Nobelin e letërsisë.  Nominimi
i parë për paqe  qe bërë më 1994 nga
deputetë të Parlamentit të Norvegjisë.  
______________________
1.Adem Dema, “Libër për Vet Mohimin”, LSHK,
Prishtinë, 2012,  f. 58-59.                        2.  Aty, f. 38;  
41. Rexhep Qosja, “Adem Dema- shkrimtari për të gjitha kohët” në                  Adem Dema, “Tung vargu im”, LSHK, Prishtinë, 
Prishtinë,
më 17 mars 2012

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










