Kulturë
Drita Lushi: Demir Gjergji - ''Orë akulli''
E diele, 07.04.2013, 05:04 PM
Gdhirë
orëngrirë…
DUKE
LEXUAR DHE DËGJUAR
“ORË AKULLI” TË DEMIR GJERGJIT
NGA DRITA LUSHI
1-GJATË LEXIMIT…
Në Orët
e Akullit, njeriu ndoshta ngrin, ngrin vërtet,pushon
ekzistencën, transformohet, ndalet, humb përgjithmonë,shndërrohet në materie pa
frymë, dekompozohet dhe është veç eter.
Ne Orët e
akullit Poeti, s’ngrin, por lind dhe
rilind, me fjalën e tij,ngroh dhe
ngrohet, e orët shkrijnë akullin duke vërshuar me poezi të bukura, që bëjnë
ringjalljen e shpirtrave.
“Orët
Akullit” për shumëkënd, janë inekzistencë, fund, por jo për Demir Gjergjin.
Brenda
këtyre orëve Ai gjallon me fjalën e tij, duke na dhënë
mrekullisht një libër, ku origjinaliteti dhe e veçanta pikas që në krye të
herës.
Poezia e
tij nuk është standarde, e rregullt si ato bankat në klasat e dikurshme, as si
ato uniformat që veshin nxënësit në shkolla. Ajo është spontane, diku e lirë,
diku e rregullt, për të ngritur krye, ose
për tu zbutur më tutje, diku ashpërsohet, diku të bën të mendohesh, diku
gjen veten, diku gjen mikun, diku shoqen.
Poezia e
tij, diku është vetëtime, diku shi
malli, diku pranverë brenda dimrit, diku një vjeshtë e paqtë, e diku një
ngrohtësi në lulëzim.
Gjithçka
gjen Brenda “Orë Akulli” të Demirit:
”Fraza të
ftohta”
“Zhuljeta
viktimë e…
Romeo
pasion i…”
Lektori,
plak i lashtë
i
flashkët krejt,
heq syzet
vë syzet:
“Zhuljeta…!”
në bangën
e tretë,
gjaku i
Romeos ndizet
buzët e
Zhuljetës digjen
Syzet:
“Jaaaaashtë!”
RomeoZhuljeta,
del,
refugjon
një tragjedi të re!
Përsëritja
e një zanoreje tek e njëjta fjalë si psh : “Jaaaaashtë”,që e
ndeshim edhe në poezi te tjera, të bën
jo vetëm ta lexosh, por padashur e thua
me zë, atë fjalë dhe mënyrë të thëni, që aq shpesh e ndeshim në fjalorin
tonë thuajse të përditshëm.
Aty ndesh
“Uverturë”,”Arie”, “Metamorfozë”, “Romancë në re”, “Gjysmëputhje”, qe i japin
një hapësirë plot ngjyra librit.
Në të tjera poezi, vihet re një ndërtim që në dukje të jep përshtypjen e një loje me fjalët, nëse e sheh me sy të lirë:
“Me
vjeshtën qesh
me
heshtat hesht
ne troje
resh
nis
tjetër jetë
me ty që
je
këtu ku s’je”
Por nëse
vëmendja përqendrohet në vargje, vë re se aty, qoftë dhe në një shpalosje në
dukje abstrakte, lind dhe zhvillohet metafora e kuptimtë dhe ekzistenciale e
poezisë,logjika e të menduarit të stërvitet, dhe të shtyn të lexosh më tej.
Shpesh, në poezi ka antiteza, ose abstraksione të mrekullueshme, ose “ngjitje sup me sup” të fjalëve që ndjekin ose shtyjnë njëra- tjetrën për nga kuptimi.
“Ti ishe
tashmë
pagëzim i
dritës me ajrin
orgazma e ujit me zjarrin”
Kjo i bën
më “ndjellëse” këto poezi, te cilat për
hir të së vërtetës, kanë dhe një
filozofi fine brenda tyre.
Skalitjet metaforike,epitetet, krahasimet e mjaft rrjedhshmëri figurative,të bëjnë ti lexosh edhe përsëdyti këto poezi:
“Ndërsa
lëkura dhe petkat e mia,
mbusheshin
me allçinë e bardhë
të
humbjes,
drita e
nginjur me jetën time
rrëzë
shtatores së shtangur
ngrinte”
Në mjaft
poezi, vihet re një marrie-dhënie me tabanin popullor! Diku poeti merr dhe
përdor një fjalë, e diku fjala zë vend natyrshëm në qëndisjen poetike.
Duke udhëtuar ndër vargjet e Demirit, diku ndalem e pushoj, rilexoj, mendoj dhe kur arrij në“Qiejt e Mallit”shtangem të “shoh”:
“Si bluzë
e zhvesh peizazhin dheu,
për mua
nis e bëhet qiell
nga
poshtë më sheh me tmerr Anteu,
mbi re, ylli yt më ndjell!”
Dhe s’ka si të mos “dëgjosh” fluturimin poetik tek “Janari i Mynihut”
D…ing…!
D…ing…!
D…ing…!
Thërrasin
kambanat në Platz Marin.
Tani që
janari ka shkrirë,
kambana e
zemrës regëtin
në Platz
Marin:
…Ing…!
…Ing…!
…Ing…!
I
konceptuar në mënyrë krejt të veçantë, ky libër unik në llojin e vet,
“qëndron”
fitimtar mbi “Shtatë mbretëri të humbura”, ku “Ëndrra”,
“Udha”, “Nata”, “Vera”,nuk janë të “Huaja” në “Mbretërinë e fundit” Pastaj
natyrshëm “hapen” dhe shpalosen “Shtatë
portat e qiellit”, e Dritës e Zërit, e Ëndrrës, e Mungesës, e Mallit, e
Parajsës dhe me anë te Portës se Ajrit,
“zbresin” në “Shtatë shtatoret e shtatorit”.
Qëndroj në mozaikun poetik për të parë formëzimin dhe gdhendjen e poezive të poetit Gjergji:
“Trini e
sh(tr)enjtë+ ti”
“Deti,
lumi mali +Ti
Vera,
vjeshta, dimri+Ti
Atëherë,
sot, mot+Ti
Ik, eja rri +Ti”,
E ky
mozaik, ngelet i pikturuar jo vetëm në poezitë e Demirit, por mbetet në
vetëdije me anë të mendimit dhe e
fotografon si në një blic të shpejtë dhe në shpirt, çdo njeri që merr në dorë librin
dhe “udhëton” ndër faqet e tij.
Një
mënyrë moderne e konceptimit, ndërthurjes, dhe shpalosjes së pjesëve të librit, i cili mund të lexohet,
jo faqe pas faqeje por në të gjitha
mënyrat dhe drejtimet.
Mjaft të
hapësh librin tek përmbajtja, dhe kemi një poezi te re, të stilit ala Demir, sa
çuditesh me këtë gjetje befasuese.
Shoqërimi
me skica e sjell çdo poezi edhe në vështrimin tonë, përpos leximit .
Teksa i
lexon, këto poezi i ndjen mjaft afër vetes, për nga përmbajtja dhe mënyra e të
shkruari. Ato janë larg frazave të
pakuptimta dhe gjetjeve artificiale.
Libri “Orë Akulli” ka poezi qe do të dëshironim t’i lexonim në një çast pushimi, çlodhjeje, dhe ç’është më e bukura, të bëjnë t’i lexosh me zë!
2- GJATË DËGJIMIT…
CD-ja
bashkëngjitur në fund të librit, të bën jo vetëm ta ndjesh dhe ta dëgjosh, por
ajo bëhet e prekshme nga ne.
Zërat e
vetë autorit dhe gazetares Kozeta Hoxha,
që përcjellin vargjet në timpanin tonë, janë jo vetëm emocionues, por
depërtues, ndjenjësorë e të ëmbël dhe u japin
një formë tjetër madhështore atyre ndryshe nga ajo e të lexuarit.
Me CD-në, e “merr” poezinë me vete, nuk e lë asnjë minutë të “flejë” në faqe libri, por bisedon me të, i qesh dhe të buzëqesh, të jep zë dhe jetë, gjatë rrugëtimit tënd të përditshëm
3- GJATË LEXIMIT DHE DËGJIMIT TË … “ORË AKULLI”:
Ndien diellin poetik, t’i shkrijë ato (orëakujt) e një lumë vargjesh të lira, pa korniza, pa konture, pa gardhe dyshimesh e censurimi të shpirtit të poetit, dhe ndjen të mbushet deti i dëshires së lexuesit, i cili do pikërisht këtë liri vargu, ku horizonti është nga infiniti deri në infinit!