E enjte, 31.10.2024, 11:56 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Kasam Shaqirvela

E shtune, 15.12.2012, 04:18 PM


Kasam ShAQIRVELA

PËRFLAKJE  ZEMRASh

Ti lule e bukur që paske çelë
N’kopshtin tim pran’ shatërvanit
Fletët e tua po lëshojnë erë
Balsam për vuajtjet e xhanit

Un’ i zhytur n’detin e dertit
Shpirti m’sfilitet këtu n’zandan
Aromën era po ia çon tjetrit
Ç’m’ka mbërthyer si xhamadan

Bëj të ngritem e s’kam fuqi
Dallga m’qet si peshkun n’zall
Aromën tënde sapo ta ndi
Më thot zemra qenkam gjall’

Dhe, ti eja prapë tek un’
Se un’ s’vij dot më atje
Ëndrra jote le t’më përkun’
Aroma e jote le t’më deh’

Eja mbjellu pran’ varrit tim
Çeli fletët për çdo pranverë
Për shpirtin tim ti je shpëtim
Aromën tënde derdhe n’erë

Zemra ime t’i mba rrënjët tok
Si atje lart... por edhe këtu
Sa her’ t’më qajsh’ përmbi kok’
Loti ta kthjell’ kujtimin për mu’

NË DHOMËN TIME

Bukuria e bardhë na erdhi mbarë
Fëmijët iu gëzuan borës së parë
Toka dhe pemët nëpër kopësht
Kanë veshur gëzof të bardhë
Dhe dimri i nxori dhëmbët e vet
Me peshqeshin që solli këtë javë
Akulli strehëve stalaktit ka mbetë
Jashtë bën acar i vërtetë
Dhoma ime e vogël e ngrohtë valë
Kamini i skuqur në flakë shndrin
Unë me venë të kuqe i ri përballë
Ai cungat e dushkut etshëm i përbin
Shikimi papritmas më mbeti i ngrirë
Dritares sime një zog kur i ra
Ky Lul i Vocër krejt i mërdhirë
Lotët syri më nuk m’i mba?!
Dhe ky peizazh i kësaj jete reale
Më solli ndërmend shumëçka
Sikurse bryma lules n’petale
Shpirti më dhimti, në zemër më ra
Se di si më erdhi, në këmbë brofa
Kah dritarja shpejtova në hapa
Në këndin e një shtëpie të rrënuar
Një pamje edhe më të zimtë kapa
Një plakë e ulur n’kalldërmë lakuar
Dhe dorën e saj të vishkur, të thatë
Kalimtarëve ua shtrinte për lëmoshë
Ata që kalonin pranë saj më poshtë
Me fjalë e përgëzonin: zoti të dhashtë!
Unë i pikëlluar i mbylla sytë
Mendova, kujtova e përgjigjje s’gjeta
Jeta është një e s’ka të dytë
Përse për dikë kaq e vrazhdët qenka
Koha kalonte e dhoma ftohej
Edhe kamini më nuk bubullinte
Koka e rënduar po më rrotullohej
Nata po shkonte a  gjumi nuk i vinte.

MUHAXHIRËVE TË MI

Pranvera atë vit erdhi me vonesë
Sikur parandjente diçka përvëluese
Për atë që po ndodhte s’kishte pendesë
Sado që ajo të ishte dëshpëruese
Rrugës që more për në vend të huaj
Të këputej shpirti e ti zë nuk nxjerrshe
Trupin e molisur nga ankthi e ndjenja
Mendimet e rënda shum’ hollë i tjerrshe
A nuk e dëgjove pra zërin e zemrës
Kur të thirri me emrin që t’kanë pagëzuar
A s‘tu rënqeth trupi nga koka në thembër
Malli për kët emër s’të theri në zemër?!
Nuk t’ra ndërmend koha kur të dëbuan?
Dhe vuajtjet e hallet më shumë tu shtuan
Ti, muhaxhir shkove në vendin e huaj
Ku emër e mbiemër t’i dhanë të tjerët
Unë nuk prajta duke të kërkuar
Tregimeve e rrëfenjave familijare
Kujtimin për ty, edhe sot, në mendje e bluaj
Si pjesë e historive të plagëve shqiptare
Kështu pati ndodhur edhe më herët
Kur shpendët shtegtarë larg mërguan
Në kërkim të klimës së ngrohtë te tjerët
Ikën nga shiu por breshrin përqafuan
Ti, fate të hidhura si shpesh ke provuar
Brigjeve të fatit, përplasesh me valët e jetës
Identitetin tënd të vërtetë kurrë s’e ke haruar
E mba të mbyllur në shtatë palë dryna
Por ai të ndryshket si hekuri në shi
Edhe pse ti dëshiron të mbetesh Ti
Lotët i fshin mëngjeseve të mugëta
Përderisa e kërkon punën për gjallim
Nga lodhja mbrëmjeve pa darkuar të zë gjumi
Ti gjithmonë mundohesh ta luftosh varfërinë
Ty, të lodh buka kur të mungon në sofër
Ta vret shpirtin edhe tingëllima e lugës
Por edhe zjarri që s’të ngroh në votër
Kot së koti e harxhon energjinë
I shpërndarë nga tufani, derdhur rrugve
Zjarri që veç digjet e s’e ngroh njerëzinë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora