Kulturë
Dedë Preqi: Aforizma
E shtune, 15.12.2012, 05:14 PM
A F O R I Z M A
Nga Dedë Preqi
-Ai i
cili u dorëzohet emocioneve është edhe humbës.
-Ata që e
njohin vetëvetën, nuk gjykojnë fare.
-Ai që
shikon vetëm zi, nuk mendon bardh.
-Beteja
më e fortë e njeriut është për ta formuar vetëvetën.
-Buzëqeshja
është mëlmesa e dashurisë.
-Bukuria
të mahnitë, por edhe të korit.
-Besimi
në padrejtësi është një tragjedi.
-Çë të
harrohen veset e këqija duhet bërë përpjekje me mija.
-Ç’armatimi
është fshirja e urrejtjes nga një zemër.
-Çdo njeri e ka në ndërdije një tip të veqantë që
e tërheq.
-Çdo
rrugë është vetëm njëra nga drejtimet që ka njeriu në jetë.
-Njeriu
sipas natyrës është qenje e raportit dhe dialogut me njëri-tjetrin.
-Njeriu
pa liri shkatërrohet nga indiferenca reciproke, ose merr ngjyrimin e
skllavërisë.
-Njeriut
nuk i mjafton një synim, apo një arritje në jetë.
-Njeriu
pa arsye dashuron dhe urrenë.
-Njeriu i
dëgjuar e dëgjon një fjalë dhe i kupton dy të tjera.
-Njeriu
mundet të tjetërsohet edhe nga prevoja me vetëvetën.
-Njeriu i
sinqertë e përjeton tjetrin si banor në shpirtin e vet.
-Njeriu
ia humbë vetës baraspeshën kur ngarkohet me frustrime të lloj-llojshme.
-Njeriu i
menqur nuk e kishte kostruktuar bombën atomike.
-Njeriu
shikon dhe vështron më mirë vetëm me zemër.
-Njeriu
kur kalon në një moshë e përjeton ankthin e dyshimit.
-Njeriu
me arsye të shëndoshë ka aftësi ta mbajë qëndrimin kritik ndaj të shëmtuarës.
-Njeriu i
bukur shpeshherë është egoist i dalluar.
-Njeriu i
thjeshtë i ka veqoritë e bukura.
-Njeriu
është fryt i butë dhe i egër, por fryti më i dobïshëm i botës.
-Njeriu
lind i pa dashuruar, këtë art e mëson gjatë jetës.
-Nëse
arrijmë ti përngjajmë dikujna,prapë jemi përsoni numër dy.
-Nëse
fillon me luajtë me jetën,dikur jeta fillon me luajtë me ty.
-Në burg
vlerësohet liria.
-Nëse e
përdor arsyen e zbulon rrugën e zemrës.
-Nëse i
jep hapësirë zemërimit në vete, do të bëhët terr dhe nuk sheh më tej…
-Nëse ka
diçka që nuk na siguron, janë pikërisht kompanitë e sigurimëve.
-Nuk ka
njeri që në vete, nuk e ka një marri sekrete.
-Dashuria
nuk pyet nëse je i vonuar.
-Dashuria
është urë në mes jetës,që na lidh e bashkon me botën.
-Dashuria
është dhurata më e shtrenjtë që dhurohet dhe pranohet.
-Dashuria
dhe sinqeriteti janë dy segmente të rëndësishme të jetës.
-Dashuria
fizike dhe shpirtërore janë dy nyja të lidhura së bashku te dyja.
-Dashuria
është emocion që shpërthenë pa u përgaditur.
-Dashuria
njerëzore ia jep kuptimin jetës.
-Dashuria
e të papjekurve është një mashtrim i bukur.
-Dashuria
nuk i plotëson vetëm kënaqësitë e epshit, por ka edhe veqoritë tjera.
-Dashuria
e fisnikëruar nuk mvarët nga pornografia erotike.
-Dashuria
e vërtetë nuk lind me porosi.
-Dashuria
është kopësht i butë, por nganjëherë edhe xhungël.
-Dashuria
e parë është ëndërra për veprime që lidhët me jetën.
-Dashuria
është rrugë me dy kahje, vjen dhe shkon në drejtim të kundërt.
-Dashuria
është një kopësht që nuk mund të ndërtohet pa njëri-tjetrin.
-Dashuria
që i bashkon dy njerëz është rrezulltat i jetës.
-Dashuria
nuk ka moshë, as nuk kërkon lëmoshë.
-Dashuria
e vërtetë mund të jetë edhe e pa mëshirshme.
-Dyshimi
i mbulon shpeshherë pamjet e bukura.
-Disa
njerëz më lehtë derdhin thellësitë e mendimëve në letër se sa me gojë.
-Dy të
dashuruar duhen atëherë kur janë të aftë të jetojnë edhe pa njëri-tjetrin.
-Dyshimet
janë hapësira ku çfaqet mosbesimi.
-Durimi
të bënë nganjëherë të vërbuar,por të kalon edhe një hap më tej…
-Disa
herë modat e shëmtojnë bukurinë.
-Dështimet
janë tendenca për të vepruar gabimisht.
-Durimi
të ndihmon shumë për të qenë dikur i përgëdhelur.
-E
thënmja dhe e bëra qëndrojnë largë njëra-tjetrës.
-Ekzistojnë
shumë rrugë që nuk të shpiejnë askund.
-Errësira
dëbohet atëherë kur drita afrohet.
-Edukata
e njeriut formohet me provimin e ndjenjave dhe me përjetime.
-Është
nënvlerë nëse thuani se diçka është e pamundur.
-Ëndërrat
e mrekullueshme shuhen shpejtë.
-Edukata
është buka e shpirtit njerëzorë.
-Edhe
paqa i ka trimat e vet.
-Idetë e
mira vijnë me anën e parandjenjave.
-Imenquri
i heshtë mendimet e marra.
-Ironija
të mplak, e qeshura të rinon pak.
-Imagjinata
mundet ta pasuroj e zbukuroj dashurinë,por jo të jetë thëmeli i saj.
-Imagjinata
e prek sferën e procesit mendor për ti krijuar idetë.
-Fjalët e
urta janë shkëndija që vezullojnë.
-Frika
dhe shqetësimi e dëmtojnë krijimin e përsonalitetit te fëmija.
-Fama e
madhe është si helmi që mirret me doza.
-Frika
është gjendja që rrjedh prej vetëdijës.
-Falenderoje
mikun para se të vdes.
-Forca e
brendshme e njeriut mundet ta ngrisë formën e jashtme.
-Fatin që
të lidh mos e shiko si frikë, por si dashuri.
-Faza që
quhet puburtet,është koha kur i riu e kristalizon identitetin e vet.
-Frytet e
pakënaqësisë janë shqetësimi dhe frustrimi.
-Përshtypjet
janë tinguj që përsëritën shpesh në trurin e njeriut.
-Padituria
është tragjedia që lidhët me botën e fanatizmit.
-Prindërit
e arsyeshëm i ndihmojnë fëmijët në forcimin e vetëdijës.
-Pikparjet
e shëmtuara nuk shikohen nga pamja e jashtme.
-Përsoni
labil shkon prej një ekstremi në tjetrin.
-Poezia
është burim i pa shterrshëm i ndjenjave të njeriut.
-Përt ta
gjetë vetëvetën, më lehtë kërko te vetëvetja.
-Prindi i
pandërgjegjshëm është modeli i çoroditur te fëmija.
-Partitë
i ndajnë njerëzit në të majtë dhe të djathtë.
-Pasojat
e të dehurit dalin vet në sipërfaqe.
-Princi,
apo princesha në kalin e bardhë e kanë edhe anën tjetër të zezë.
-Po nuk
pate qetësi brenda vetës, nuk je e mira as e tjetres.
-Përsonifikimi
i djallit paraqet frikën te njerëzit, e cila është pjellë e vetës.
-Pasivitetin
më të madh e paraqesin njerëzit e fjetur.
-Kush e
flinë mëngjesin e humb kohën më të ëmbël të jetës.
-Kënaqësitë
e qastit ndonjëherë e prishin të ardhmën.
-Karburanti
i njeriut është ndërgjegja.
-Kritika
pa autokritikë është hipokrizi.
-Kush
kalëron para të gjithve mbetët edhe pa shokë.
-Kryelartësia
është marrëzi e ngopur.
-Koha nuk
e mbytë njeriun, ai e mbytë vetëvetën.
-Kultura
është modeli i një shoqërie.
-Kurora e
martesës është dekorata e dashurisë dhe besimit bashkëshortorë.
-Kafenetë
janë vende ku çmenduria shitet me shishe.
-Miku i
mirë të do edhe me të metat që i ke
-Mirësia
që u bënë të tjerëve është në favorin tënd.
-Më mirë
njëherë mos gaboni se njëqind herë falje të kërkoni.
-Mos e
fillo ditën e sotme me zhurmën e djeshme.
-Mos u
bënë aq i zgjuar, edhe nëse nuk je i marrë.
-Mekanizmi
i xhelozisë ka karakter mendor.
-Miqësia
e vërtetë kushtëzon dashurinë e sinqertë.
-Mbushja
që nuk ka kapak, ka gjasa me pëlcitë në bark.
-Madhështinë
ta jep ajo, që kurrsesi nuk mund t’ia mbërrishë fundin.
-Gomarin
e ngarkuar me ar, përsëri e thërrasin gomar.
-Gënjeshtrat
u shëndërruan në mallëra që shiten në treg.
-Jeta e
njeriut i ka ligjet e veta dhe vet i keqpërdor kundra vetëvetës.
-Jeta e
ngarkuar me paragjykime, nuk është jetë praktike, por mekanike.
-Sëcili
njeri dëshiron të jetë i lumtur, por jeta është e mbushur me kriza.
-Sa herë
që ndalësh me shikue mbrapa, diçka si hije të ndjek me hapa.
-Lotët
shfrytëzohen vetëm në momentet kritike.
-Lumturia
e përhershme nuk ka shkaqe.
-Lavdërimet
vdesin kur ju humbë përmbajtja.
-Shpresat
te njeriu sjellin rindezjen e imagjinatës për të vazhduar mëtutje…
-Shoqëria
mekanike i pjeston njerëzit me masën e prodhimit.
-Tërbimët
evogla e zgjasin jetën më shumë.
-Trillimi
është utopi,në realitet i mungon ajo që është në qenësi.
-Të moshuarit
janë si makinat e vjetra.
-Teprica
që merr është fati i një tjetri.
-Të
tallesh me pleqërinë është krim.
-Thelbin
e jetës e merr nga tradita familjare.
-Thashethënmet
janë zingjirët më të përfolur që i mbanë në qafë.
-Vetmia
është prevojë e hidhur që përjeton
njeriu ndonjëherë pa arsye.
-Vetmia
nganjëherë është shkretirë që lulëzon.
-Vetmia
është më e mirë se shoku i keq për dreq.
-Vetmia
nuk shërohet përmes shoqërimit me të tjerët.
-Vetëm
kur të thërrasin, e din cili je…
-Vajzat
dhe xhamat janë të ngjajshme.
-Vdekja
në qenësi nuk është tragjedi.
-Vuajtja
dhe mjerimi ia humbin kuptimin jetës.
-Vitët e
rinisë janë shumë pak dhe ikin shpejtë.
-Varfëria
hynë nga dera, dashuria del nga dritarja.
-Gjuha
është instrumenti i të folurit të njeriut.
-Gjërat e
mbrapshta i rrinë krenar sinqeritetit.
-Gjuha e
mrekullueshme ka kalori me fjalët melodi.
-Gjuhën e
ndytë mbaje nën sundimin tënd.
-Zemërimi
i të dashuruarëve është sikur shiu i pranverës.
-Zanati i
shpiunit i shet sekretët e miqve.
-Xhelozia
është armiku i parë i jetës së njeriut.
-Xhelozia
ia shkatërron hapat e dashurisë.
-Dhurata
më e çmuashme është kërkimfalja.
-Dhuratat
e vogla e kanë gëzimin e madh.