Mendime
Pirro Prifti: 'Luanë' dhe 'Gomerë' drejt Integrimit
E marte, 11.12.2012, 06:49 PM
 'Luanë'
dhe 'Gomerë' të gjithë së bashku drejt Integrimit Evropian.
'Luanë'
dhe 'Gomerë' të gjithë së bashku drejt Integrimit Evropian.
Nga Pirro Prifti
Në  një 
nga frazat e Napoleon Bonapartit spikat një  frazë 
brilante e cila tregon më  së  miri se cfarë 
mund të  bësh kur ke një  ushtri me 
karaktere të  tilla njerëzish por
që   synon fitoren. Napoleon Bonaparti
konstatonte se .. është  më  mirë  
kesh Komandant Luanin në   
një  ushtri plot me gomerë  se sa një 
ushtri plot me luanër por me komandant Gomarin.
Në  sfilitjen tonë  drejt integrimit evropian,  njerëzit adultë  të  pë
rfshirë  në  politikë , por dhe ata që  synojnë të 
ndjekin politikë n dhe politikanët (më 
së  shumti militantë t dhe disa
isha), e ndahen në  këto dy tipe jerë
zish Luanë r dhe Gomerë . Numri i luanëve tek ne është  i madh aq sa dhe gjatë  Perandorisë 
Turke ajo drejtohej nga plot shqiptarë 
me tipare luani: trima, krenarë , plot pretendime, gjakësore, gjaknxehtë
, kokë fortë , plangprishës, përtacë , dhe harraqë .
Përsa i
përket adutëve (politikanë) me tipare gomari une i përmbahem konstatimit
të  Cervantesit në  një 
nga librat më  të shitur të  kë tij shkrimtari të  madh, Don Kishotit; në  volumin e dytë  të 
përkthyer në  shqip nga përkthyesi
i talentuar Petro Zheji gjendet një 
frazë  në  latinist: 
`Stultorum infinitus est numerus`-ose i përkthyer në  shqip ` i pafund është  numuri i budallenjve (gomerëve). E parë  në 
këtë  kënd vështrim, në  përgjithësi adultët me koncepte gomari
ndjekin verbërisht të  parin e gomerëve,
përvec rastit kur u vjen koha të 
ndërzehen në  kohën e verës (pse
jo,  mund të  ndodhë 
edhe  në  kohën e fushatave zgjedhore). Karakteri  i tyre është 
më  i ndryshëm se sa i Luanërve:
këta janë  të  dëgjueshëm, të  duruar, fjalëpakë, punëtorë  sipas urdhrave që  u japin, pa pretendime, dhe në  disa raste kur ju krehin bishtin bëhen edhe
kokë fortë  (që  në 
fakt është  tipar i përbashkët i
të  dy kategorive që  pretendojnë për tu integruar).
Këta dy
grupe të  politikës shqiptare janë
përzjerë  si në  të 
majtën ashtu dhe në  të  djathtën apo dhe  në 
qëndrën e spektrit politik, dhe është 
vështirë  të  kuptosh në se në  krye të 
partive kanë  komandant Luanin apo
ndonjë Gomar të  zotin...
Historia
e Shqipërisë  është  plot shembuj kur ushtarët mendonin se kishin
komandant Luanin por në  fakt kishin
ndonjë Gomar të  maskuar si Luan.
Përfundimi dihej, dështim i plotë . Këto gjëra kanë  ndodhur në 
Shqipëri këto 100 vite, dhe Shqipëria është  njësoj e katandisur si mos më  keq plot me drejtues gomerë  (disa dhe me samar sipër) që  populli i mendon se janë luanër, dhe plot me
luanër që  angullijnë qoshkave e kafeneve
duke menduar plot trishtim se janë kokra e gomarit në  këtë 
jetë . Askush nuk po e bën dot ndarjen dhe askush nuk po i vendos
në  vendin ku duhet: gomerët  -në 
hale të  gomarëve, si dhe luanët
në  pension; kështu që  Shqipëria të 
shpë tojë  nga keto skota që  i kemi trashëguar që  nga koha e Turqisë .
Histori
me gomerë  të  bindur e të 
ndershëm si Gomari i Bilamit (Balam- profet që  u turpërua nga gomari) që  gjendet në 
Bibël, i cili i foli në  gjuhën
njerëzore për ti thënë:  ndalu se ke
përpara ë ngjëllin e Zotit- janë të 
pakët, apo me Luanër të  marrin
vetëm thelën e tyre (eh, por thela e luanit është  e gjithë 
copa) ka plot. Po kështu është 
dhe në  politikën shqiptare, në  të 
cilën ka raste të  tilla  si 
historia kur u takua Luani me gomarin për herë  të 
parë . Të  dy filluan të  sodisin njëri tjetrin sepse nuk  kishin parë 
kurrë kafshë  të  tilla si ajo që  kishin përpara syve; gomari duke parë  Luanin e tmerrshëm të  madh e të 
fuqishëm me krifë  të  verdhe, kurse Luani kishte para syve një  kafshë 
me kokë  të  madhe, me veshë  të 
gjatë  e me hallate të  mëdha, që 
së  bashku tundeshin andej këndej.
Secili po përpiqej të  thoshte dicka ose
të  tërhiqej të  paktën me nder nga fusha e betejes. Papritur
gomari lëshoi një  pallmë  të 
fortë  ashtu si di ai, por nga
frika. Zhurma ishte e madhe dhe Luani trim u trëmb dhe iku me vrap. Pak më  vone u afrua, gomari vazhdoi pas ulurimës
të  turfullojë  dhe pas pak heshti dhe s`bëri asgjë; dhe duke
parë  se gomari nuk dinte të  bënte gjë tjetër përvec të  pallurë s- luani i u turr dhe e hëngri.
Sigurisht
kjo histori e trishtuar nuk duhet ti trëmbë 
gomerët tanë  politikanë( si në
kohën e Enver Hoxhës)  sepse kanë  gjithë 
ato cilësi të  vyera, nga të  cilat e pallura dhe e palluara, janë më  të 
spikaturat. Kjo i duhet politikës tonë, 
sepse e kemi trashëgim nga Turqia, kur jetonim si kapedanë  në 
haremet plot virgjëresha dhe dylberë 
të  Sulltanit. Kurse luanët tanë  dikur 
plot tituj e grada ( e çuditshme edhe shkencore, sepse më  kujtohet që 
një  doktor me emër me titull
profesor në  atë  kohë 
vinte në  pavion me revole në  brez), sot bashkë jetojnë  me gomerët dhe kanë  marrë 
më  shumë  nga huqet e gomerëve se sa gomerët nga huqet
e luanërve. Nejse. Sot  është  ngatërruar pak puna sepse shumë  luanër e kujtojnë veten për gomerë , dhe
shumë  gomerë  e kujtojnë veten si luanër. Atëhere del
pyetja si t`ja bëjmë  o shqiptarë  të 
nderuar me këto politikanë ? Si të 
zbulojmë se kush është  gomar dhe
kush luan?
Aha,
këtë  mendoj se do të  na e zgjidhë integrimi në  BE. Sapo të 
futemi në  BE, apo sapo të  marrim statusin, cdo gjë do të  ftillohet, sepse helbete edhe ne BE ka
Gomerë  dhe Luanër plot, që  sigurisht do ta njohin njëri tjetrin,
megjithatë sic thotë  një  thënie e urtë 
popullore, e njeh
Mëzi-
pelën kollaj.
Në  përfundim le të shpresojmë të  mos na ndodhë 
sic u ndodhi pulave të  cilat nuk
doni gjelin e bardhe në  kotec sepse
në  vend që  të 
bënte punët që  kërkonin pulat,
ruante veten të  mos bëhej pis. Atë here
pulat e zëmëruara  u ankuan tek këshilli
i pularisë . Ata të  këshillit u  thanë 
, ee,
lëreni këtë muhabet se edhe gjeli që ju kemi vë në në krye, e ka një brigadier. –Po kush është brigadieri që të shkojmë aty, thanë pulat. Epo brigadier është Gomari, u përgjegj Keshilli, zorr se merreni vesh me të . Më mirë rregullojuni me njera tjetrën.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










