| E marte, 11.12.2012, 07:49 PM |
'Luanë'
dhe 'Gomerë' të gjithë së bashku drejt Integrimit Evropian.
Nga Pirro Prifti
Në një
nga frazat e Napoleon Bonapartit spikat një frazë
brilante e cila tregon më së miri se cfarë
mund të bësh kur ke një ushtri me
karaktere të tilla njerëzish por
që synon fitoren. Napoleon Bonaparti
konstatonte se .. është më mirë
kesh Komandant Luanin në
një ushtri plot me gomerë se sa një
ushtri plot me luanër por me komandant Gomarin.
Në sfilitjen tonë drejt integrimit evropian, njerëzit adultë të pë
rfshirë në politikë , por dhe ata që synojnë të
ndjekin politikë n dhe politikanët (më
së shumti militantë t dhe disa
isha), e ndahen në këto dy tipe jerë
zish Luanë r dhe Gomerë . Numri i luanëve tek ne është i madh aq sa dhe gjatë Perandorisë
Turke ajo drejtohej nga plot shqiptarë
me tipare luani: trima, krenarë , plot pretendime, gjakësore, gjaknxehtë
, kokë fortë , plangprishës, përtacë , dhe harraqë .
Përsa i
përket adutëve (politikanë) me tipare gomari une i përmbahem konstatimit
të Cervantesit në një
nga librat më të shitur të kë tij shkrimtari të madh, Don Kishotit; në volumin e dytë të
përkthyer në shqip nga përkthyesi
i talentuar Petro Zheji gjendet një
frazë në latinist:
`Stultorum infinitus est numerus`-ose i përkthyer në shqip ` i pafund është numuri i budallenjve (gomerëve). E parë në
këtë kënd vështrim, në përgjithësi adultët me koncepte gomari
ndjekin verbërisht të parin e gomerëve,
përvec rastit kur u vjen koha të
ndërzehen në kohën e verës (pse
jo, mund të ndodhë
edhe në kohën e fushatave zgjedhore). Karakteri i tyre është
më i ndryshëm se sa i Luanërve:
këta janë të dëgjueshëm, të duruar, fjalëpakë, punëtorë sipas urdhrave që u japin, pa pretendime, dhe në disa raste kur ju krehin bishtin bëhen edhe
kokë fortë (që në
fakt është tipar i përbashkët i
të dy kategorive që pretendojnë për tu integruar).
Këta dy
grupe të politikës shqiptare janë
përzjerë si në të
majtën ashtu dhe në të djathtën apo dhe në
qëndrën e spektrit politik, dhe është
vështirë të kuptosh në se në krye të
partive kanë komandant Luanin apo
ndonjë Gomar të zotin...
Historia
e Shqipërisë është plot shembuj kur ushtarët mendonin se kishin
komandant Luanin por në fakt kishin
ndonjë Gomar të maskuar si Luan.
Përfundimi dihej, dështim i plotë . Këto gjëra kanë ndodhur në
Shqipëri këto 100 vite, dhe Shqipëria është njësoj e katandisur si mos më keq plot me drejtues gomerë (disa dhe me samar sipër) që populli i mendon se janë luanër, dhe plot me
luanër që angullijnë qoshkave e kafeneve
duke menduar plot trishtim se janë kokra e gomarit në këtë
jetë . Askush nuk po e bën dot ndarjen dhe askush nuk po i vendos
në vendin ku duhet: gomerët -në
hale të gomarëve, si dhe luanët
në pension; kështu që Shqipëria të
shpë tojë nga keto skota që i kemi trashëguar që nga koha e Turqisë .
Histori
me gomerë të bindur e të
ndershëm si Gomari i Bilamit (Balam- profet që u turpërua nga gomari) që gjendet në
Bibël, i cili i foli në gjuhën
njerëzore për ti thënë: ndalu se ke
përpara ë ngjëllin e Zotit- janë të
pakët, apo me Luanër të marrin
vetëm thelën e tyre (eh, por thela e luanit është e gjithë
copa) ka plot. Po kështu është
dhe në politikën shqiptare, në të
cilën ka raste të tilla si
historia kur u takua Luani me gomarin për herë të
parë . Të dy filluan të sodisin njëri tjetrin sepse nuk kishin parë
kurrë kafshë të tilla si ajo që kishin përpara syve; gomari duke parë Luanin e tmerrshëm të madh e të
fuqishëm me krifë të verdhe, kurse Luani kishte para syve një kafshë
me kokë të madhe, me veshë të
gjatë e me hallate të mëdha, që
së bashku tundeshin andej këndej.
Secili po përpiqej të thoshte dicka ose
të tërhiqej të paktën me nder nga fusha e betejes. Papritur
gomari lëshoi një pallmë të
fortë ashtu si di ai, por nga
frika. Zhurma ishte e madhe dhe Luani trim u trëmb dhe iku me vrap. Pak më vone u afrua, gomari vazhdoi pas ulurimës
të turfullojë dhe pas pak heshti dhe s`bëri asgjë; dhe duke
parë se gomari nuk dinte të bënte gjë tjetër përvec të pallurë s- luani i u turr dhe e hëngri.
Sigurisht
kjo histori e trishtuar nuk duhet ti trëmbë
gomerët tanë politikanë( si në
kohën e Enver Hoxhës) sepse kanë gjithë
ato cilësi të vyera, nga të cilat e pallura dhe e palluara, janë më të
spikaturat. Kjo i duhet politikës tonë,
sepse e kemi trashëgim nga Turqia, kur jetonim si kapedanë në
haremet plot virgjëresha dhe dylberë
të Sulltanit. Kurse luanët tanë dikur
plot tituj e grada ( e çuditshme edhe shkencore, sepse më kujtohet që
një doktor me emër me titull
profesor në atë kohë
vinte në pavion me revole në brez), sot bashkë jetojnë me gomerët dhe kanë marrë
më shumë nga huqet e gomerëve se sa gomerët nga huqet
e luanërve. Nejse. Sot është ngatërruar pak puna sepse shumë luanër e kujtojnë veten për gomerë , dhe
shumë gomerë e kujtojnë veten si luanër. Atëhere del
pyetja si t`ja bëjmë o shqiptarë të
nderuar me këto politikanë ? Si të
zbulojmë se kush është gomar dhe
kush luan?
Aha,
këtë mendoj se do të na e zgjidhë integrimi në BE. Sapo të
futemi në BE, apo sapo të marrim statusin, cdo gjë do të ftillohet, sepse helbete edhe ne BE ka
Gomerë dhe Luanër plot, që sigurisht do ta njohin njëri tjetrin,
megjithatë sic thotë një thënie e urtë
popullore, e njeh
Mëzi-
pelën kollaj.
Në përfundim le të shpresojmë të mos na ndodhë
sic u ndodhi pulave të cilat nuk
doni gjelin e bardhe në kotec sepse
në vend që të
bënte punët që kërkonin pulat,
ruante veten të mos bëhej pis. Atë here
pulat e zëmëruara u ankuan tek këshilli
i pularisë . Ata të këshillit u thanë
, ee,
lëreni këtë muhabet se edhe gjeli që ju kemi vë në në krye, e ka një brigadier. –Po kush është brigadieri që të shkojmë aty, thanë pulat. Epo brigadier është Gomari, u përgjegj Keshilli, zorr se merreni vesh me të . Më mirë rregullojuni me njera tjetrën.