Speciale » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Rikrijimi i traditave kastriotiane nga shkodrani Marena
E premte, 23.11.2012, 06:00 PM
 RIKRIJIMI
I TRADITAVE KASTRIOTIANE NGA SHKODRANI MARENA
RIKRIJIMI
I TRADITAVE KASTRIOTIANE NGA SHKODRANI MARENA
NGA ILIA S. KARANXHA
Figura e
lavdishme e Skënderbeut veç studiuesve e hulumtuesve  të shumtë 
ka tërhequr  rretth vehtes edhe
një numur të pallogaritshëm 
krijuesish  që në forma, në kohë e
në vende të  ndryshme janë përpjekur  që me krijimet e tyre të rikrikrijojnë atë
periudhe në imagjinatën dhe perceptimet tona. 
I takojmë këta krijues  anë e
mbanë Evropës por edhe përtej Oqeanit.  I
takojmë si piktorë, skluptorë, poete, prozatorë, dramturgë, kompozitorë apo
artizanë  të cilët me talentin e
dashamirësinë e tyre  na kanë trasmetuar
shumë herë vepra të pavdekshme kushtuar Heroit Kombëtar Shqiptar.   Zanafillën 
e këtyre krijimeve artistike mund t'i 
gjurmojmë qysh kur ishte gjallë vetë Skënderbeu  i cili personalisht, edhe pse i angazhuar
kryekëput me çështjet e luftrave të vazhdueshme,  nuk ishte aspak indeferent kundrejt artit të
kohës.  Këtë krijimtari artistike e
takojmë  të prodhohet  me të njëjtin pasion e dashamirësi edhe në
ditët tona e përpara syve tanë. Bile nga shek. XIX shumfishimi i këtyre veprave
është bërë  me intensitet gjithmonë e më
të madh e ka qënë  pika bazë  frymëzuese 
e rilindjes shqiptre dhe krijimit të shteti Shqiptar që tashti gëzon
100-vjet.
Duke
kapërzyer shekujt dhe krijimet artistike të 
pamasa që detyrimisht dalin jashtë mundësive të këtij shkrimi  qëndrojmë 
në Modena – Itali  në  shtëpinë e 
emigrantit shkodran Gjergj Marena i cili 
me iniciativë mjaft origjinale kishte meduar të rikrijonte objekte të
cilat  saktësisht ose përafërsisht mund
t'i kishte përdorur Skenderbeu por  edhe
përjetësimin e figurës së tij dhe bashkëpuntorve të tij në medalione të
posaçme. Të gjitha këto objekte janë 
punuar me mjeshtëri të lartë artistike 
nga specialistë të shquar në fushën e sektorit.  Duke qënë objekte krejt  të veçanta 
ato veç vlerave  simbollogjike e
artistike marin edhe  vlerën si objekte
të ralla për koleksionistët një prej të cilëve është  vetë Gjergji që pasionin e tij të
koleksionizmit  e shikon të lidhur
ngushtë me të kaluarën e shquar të popullit tonë.  Jo pa qëllim revista e koleksionistëve
italianë Lame d'Autore (Anno 14, 
luglio  2012, n* 56, ff. 64-66 )  i ka kushtuar një artikull të posaçëm  Z Marena 
për këtë lloj pasioni nën 
titullin: Rilindin thikat e gjigandit Skënderbe me autore studiuesen e
mirënjohur  të albanollogjisë prof. Lucia
Nadin dhe me skeda të pregatitur posaçërisht për disa objekte të koleksionit të
tij  nga Luljeta Qafa.   Kjo revistë prestigjose me një tirazh shumë
të madh  ka publikuar vetëm tre nga
objeketet e finacuar prej Z. Marena që rikujtojnë kohën e Skënderbeut.   Njëra është stema me shqiponjën dy krenare
një  punim me kualitetit të lartë në
qeramikë dhe dy të tjera janë thika të cilat 
Z. Marena i ka rikrijuar  sipas
modeleve në grafika të epokës që tregojnë Skëndërbeun në dylyftim me turqit
duke i firmuar  ato herë me figurën e
Skëndërbeut herë  me përkrenaren e
tij.  Me një bukuri të veçantë janë
kompozuar edhe medaljonet tek të cilët shikohet në në pjatë prej ulliri të
gdhëndur  figura e Donikës apo në një
medalion të posaçëm  ajo e Skëndërbeut e
rreth e rrotull  qëndrojnë komandantat e
bashkëpuntorët e Tij të afërm.
Krijimin
e një koleksioni të tillë me tematikë 
kryekëput shqiptare shkodrani Marena e ka shumë në zemër dhe për të mos
mbetur në vend  shikon ta  pasurojë atë akoma   më tej 
me pikësynimin që të 
rikthejë   në ditët e sotme ato
shkëndija të historisë sonë Rilindase të 
Arbërit të Madh  që u shojtën me
pushtimin  turk.
Z.
Marena,  që në regjimin komunist ju mohua
e drejta e studimeve universitare,  me
çiltërsinë e tij  të pastër  e me ndjenjën e flaktë të ardhedashurisë na
thotë:
Nderimi
dhe krenaria për qëndresën Arbërore kundër pushtuesve osmenë në shek. XV e
prijsin e saj  Gjergj Kastrioti  Skënderbe si dhe gjithçka që përmbledh
qerthulli i ti më kanë shoqnue qysh në rininë time.
Ato u
mbrujtën si një ander atyre viteve kur në atë moshë të lindin plot, por në
rrjedhën e jetës disa veniten, të tjera shuhen dhe ato që mbijetojnë i ke
përherë mike në sofrën tënde.
Aso kohe
(vitet 60-70 shek. XX) në atdheun e Kastriotit një koleksion privat ishte i
pamundur, por sado i parealizueshëm, andra për ta pasur ndezej ma me flakë  për ditë e më shumë në fantazinë time dhe
tashti në këtë moshë 64 vjeçare është shndrue prush i pashuem i shpirtit tim.
Me  tej me modestinë që e karakterizon Z. Marena
ju shpreh mirënjohjen e sinqertë  dhe
falenderon gjithë ata artistë që me po aq pasion  e mbështetën nisminën e tij mbasi tek e
fundit ai  e ndjen thellë në shpirt se në
këtë mënyrë pasurohet akoma  më tej arti
dekorativ  dedikuar Arbërit të
Madhërishëm e në të njëjtën kohë i projekton ato në objekte të cilat mund të
shndrohen gjithashtu  si  dekor i jetës sonë të përditëshme. Pra një
ornament i pëlqyer për  çdo shqiptari që
e do vendin e tij.
Në
vazhdim po referojmë  disa nga
punmet  artistike të cilat sot janë
pjesë  e këtij koleksioni arbëror në
shtëpinë e një shqiptari emigrant e atdhetar siç është Z. Marena.
1- Shpatë
pëkujtimore e shoqerura  me
Përkrenaren.  Burimi ikonografik:
Grafika  që paraqet dyluftimin e
Skënderbeut me një persian në obotin e sulltanit të realizuar nga  Jorg Breu më 1533.
Aplikimi
: Mjeshtiri Vincenzo Apostoli - Brescia.
Gjatësija
Doreza :
Bri kaprolli siberian
Përkrenarja
e Skënderbut në miniaturë. Derdhje në bronz
2. Stema
e Skënderbeut
Punim në
qeramikë nga Mirka Dorini – Mantova
Dimensionet
400x300x10 mm
3. Thikë
brezi: Skënderbeu
Realizimi
e aplikimi  i imazhit nga Stefan Gobec –
Viena Austri
Gjatësia 
Shëmbëlltyra
e  Skënderbeut – gdhëndje e punuar me
dorë
4. Pjatë
me shëmbëlltyrën e Skënderbeut dhe bashkëpuntorve të tij
Punim
artizanal  në  bronx – Kairo
Diametri 
5. Donika
Kastrioti -
Derdhje
në bronz aplikimi  nga argjendari Luca
Errico – Modena
Montuar
mbi në pjatë ulliri të gdhëndur
Diametri 






 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










