| E premte, 23.11.2012, 07:00 PM |
RIKRIJIMI
I TRADITAVE KASTRIOTIANE NGA SHKODRANI MARENA
NGA ILIA S. KARANXHA
Figura e
lavdishme e Skënderbeut veç studiuesve e hulumtuesve të shumtë
ka tërhequr rretth vehtes edhe
një numur të pallogaritshëm
krijuesish që në forma, në kohë e
në vende të ndryshme janë përpjekur që me krijimet e tyre të rikrikrijojnë atë
periudhe në imagjinatën dhe perceptimet tona.
I takojmë këta krijues anë e
mbanë Evropës por edhe përtej Oqeanit. I
takojmë si piktorë, skluptorë, poete, prozatorë, dramturgë, kompozitorë apo
artizanë të cilët me talentin e
dashamirësinë e tyre na kanë trasmetuar
shumë herë vepra të pavdekshme kushtuar Heroit Kombëtar Shqiptar. Zanafillën
e këtyre krijimeve artistike mund t'i
gjurmojmë qysh kur ishte gjallë vetë Skënderbeu i cili personalisht, edhe pse i angazhuar
kryekëput me çështjet e luftrave të vazhdueshme, nuk ishte aspak indeferent kundrejt artit të
kohës. Këtë krijimtari artistike e
takojmë të prodhohet me të njëjtin pasion e dashamirësi edhe në
ditët tona e përpara syve tanë. Bile nga shek. XIX shumfishimi i këtyre veprave
është bërë me intensitet gjithmonë e më
të madh e ka qënë pika bazë frymëzuese
e rilindjes shqiptre dhe krijimit të shteti Shqiptar që tashti gëzon
100-vjet.
Duke
kapërzyer shekujt dhe krijimet artistike të
pamasa që detyrimisht dalin jashtë mundësive të këtij shkrimi qëndrojmë
në Modena – Itali në shtëpinë e
emigrantit shkodran Gjergj Marena i cili
me iniciativë mjaft origjinale kishte meduar të rikrijonte objekte të
cilat saktësisht ose përafërsisht mund
t'i kishte përdorur Skenderbeu por edhe
përjetësimin e figurës së tij dhe bashkëpuntorve të tij në medalione të
posaçme. Të gjitha këto objekte janë
punuar me mjeshtëri të lartë artistike
nga specialistë të shquar në fushën e sektorit. Duke qënë objekte krejt të veçanta
ato veç vlerave simbollogjike e
artistike marin edhe vlerën si objekte
të ralla për koleksionistët një prej të cilëve është vetë Gjergji që pasionin e tij të
koleksionizmit e shikon të lidhur
ngushtë me të kaluarën e shquar të popullit tonë. Jo pa qëllim revista e koleksionistëve
italianë Lame d'Autore (Anno 14,
luglio 2012, n* 56, ff. 64-66 ) i ka kushtuar një artikull të posaçëm Z Marena
për këtë lloj pasioni nën
titullin: Rilindin thikat e gjigandit Skënderbe me autore studiuesen e
mirënjohur të albanollogjisë prof. Lucia
Nadin dhe me skeda të pregatitur posaçërisht për disa objekte të koleksionit të
tij nga Luljeta Qafa. Kjo revistë prestigjose me një tirazh shumë
të madh ka publikuar vetëm tre nga
objeketet e finacuar prej Z. Marena që rikujtojnë kohën e Skënderbeut. Njëra është stema me shqiponjën dy krenare
një punim me kualitetit të lartë në
qeramikë dhe dy të tjera janë thika të cilat
Z. Marena i ka rikrijuar sipas
modeleve në grafika të epokës që tregojnë Skëndërbeun në dylyftim me turqit
duke i firmuar ato herë me figurën e
Skëndërbeut herë me përkrenaren e
tij. Me një bukuri të veçantë janë
kompozuar edhe medaljonet tek të cilët shikohet në në pjatë prej ulliri të
gdhëndur figura e Donikës apo në një
medalion të posaçëm ajo e Skëndërbeut e
rreth e rrotull qëndrojnë komandantat e
bashkëpuntorët e Tij të afërm.
Krijimin
e një koleksioni të tillë me tematikë
kryekëput shqiptare shkodrani Marena e ka shumë në zemër dhe për të mos
mbetur në vend shikon ta pasurojë atë akoma më tej
me pikësynimin që të
rikthejë në ditët e sotme ato
shkëndija të historisë sonë Rilindase të
Arbërit të Madh që u shojtën me
pushtimin turk.
Z.
Marena, që në regjimin komunist ju mohua
e drejta e studimeve universitare, me
çiltërsinë e tij të pastër e me ndjenjën e flaktë të ardhedashurisë na
thotë:
Nderimi
dhe krenaria për qëndresën Arbërore kundër pushtuesve osmenë në shek. XV e
prijsin e saj Gjergj Kastrioti Skënderbe si dhe gjithçka që përmbledh
qerthulli i ti më kanë shoqnue qysh në rininë time.
Ato u
mbrujtën si një ander atyre viteve kur në atë moshë të lindin plot, por në
rrjedhën e jetës disa veniten, të tjera shuhen dhe ato që mbijetojnë i ke
përherë mike në sofrën tënde.
Aso kohe
(vitet 60-70 shek. XX) në atdheun e Kastriotit një koleksion privat ishte i
pamundur, por sado i parealizueshëm, andra për ta pasur ndezej ma me flakë për ditë e më shumë në fantazinë time dhe
tashti në këtë moshë 64 vjeçare është shndrue prush i pashuem i shpirtit tim.
Me tej me modestinë që e karakterizon Z. Marena
ju shpreh mirënjohjen e sinqertë dhe
falenderon gjithë ata artistë që me po aq pasion e mbështetën nisminën e tij mbasi tek e
fundit ai e ndjen thellë në shpirt se në
këtë mënyrë pasurohet akoma më tej arti
dekorativ dedikuar Arbërit të
Madhërishëm e në të njëjtën kohë i projekton ato në objekte të cilat mund të
shndrohen gjithashtu si dekor i jetës sonë të përditëshme. Pra një
ornament i pëlqyer për çdo shqiptari që
e do vendin e tij.
Në
vazhdim po referojmë disa nga
punmet artistike të cilat sot janë
pjesë e këtij koleksioni arbëror në
shtëpinë e një shqiptari emigrant e atdhetar siç është Z. Marena.
1- Shpatë
pëkujtimore e shoqerura me
Përkrenaren. Burimi ikonografik:
Grafika që paraqet dyluftimin e
Skënderbeut me një persian në obotin e sulltanit të realizuar nga Jorg Breu më 1533.
Aplikimi
: Mjeshtiri Vincenzo Apostoli - Brescia.
Gjatësija
Doreza :
Bri kaprolli siberian
Përkrenarja
e Skënderbut në miniaturë. Derdhje në bronz
2. Stema
e Skënderbeut
Punim në
qeramikë nga Mirka Dorini – Mantova
Dimensionet
400x300x10 mm
3. Thikë
brezi: Skënderbeu
Realizimi
e aplikimi i imazhit nga Stefan Gobec –
Viena Austri
Gjatësia
Shëmbëlltyra
e Skënderbeut – gdhëndje e punuar me
dorë
4. Pjatë
me shëmbëlltyrën e Skënderbeut dhe bashkëpuntorve të tij
Punim
artizanal në bronx – Kairo
Diametri
5. Donika
Kastrioti -
Derdhje
në bronz aplikimi nga argjendari Luca
Errico – Modena
Montuar
mbi në pjatë ulliri të gdhëndur
Diametri