Kulturë
Hasan Blakaj: Zemra, Zemrës
E enjte, 01.11.2012, 09:20 PM
Zemra, Zemrës
Si bukë valë si bukë are
Është e dashur Zemra Shqiptare
S´shkruante kush si Kadri Mani
Gëzim Marku e Ilir Dardani
Larg shumë larg përtej oqeani
Na çon t´fala Fritz Radovani
Sa e bukur sa kombëtare
Zemra jonë, Zemra Shqiptare
O sa bukur si kokërr rrushi
I thurë këngët Zeqir Lushi
Si prej grykës Maliherit
Dalin shkrimet e Elvi Sidherit
Kur lexon Idriz Zeqirin
Ta thotë zemra se njeh më t´mirin
Nënat tona nga Kosova
I lartëson Mustafë Rugova
Rrapi i moçëm që gjithmonë foli
Besë e fe nga Pal Sokoli
Enver Hadrin të ëmbël si mani
Na kthen n´jetë Halit Elshani
Gjithë Zadrimën më Rrashbulli
Në gegërishte na e sjell Gazulli
N´dukagjin ka pasë gjithë burra
Bukur e thotë Selim Nengurra
Kombin tonë të ditëve të para
E sjell n´fakte Fahri Xharra
Përmbi Pejë në mal më pisha
Vargje n´ rimë Sejdi Berisha
Në Vojdull, n´logje e fusha
Këngë e luftë nga Çlirim Uça
Gazetar jo prej tashi
Shumë ekspert Gjergj Kabashi
Gjithë Europen këmbë e eci
Patrioti Xhafer Leci
Token tonë gjithmonë pa megja
Shumë e deshi Xhevat Rexha
Si fllad vere, but si mnashi
Është legjendë Agim Gashi
Shumë arkivave më dosje trasha
Ju epë dritë Sabile Basha
Biografitë nga gjithë Shqipëria
Na i dëfton Jah Sadrija
Si bilbil prej Mavriqi
Ja thotë këngës Demir Krasniqi
Zemra lëshoj më vite jehona
Gjallë na i mbajti zemrat tona
N´zemrën tonë, Zemrën Shqiptare
Gjejmë gjithë t´ mirat tona Kombëtare.
Hasan Blakaj
Stockholm 1 nëntor 2012