Kulturë
Cikël me vjersha nga Janaq Pani
E hene, 29.10.2012, 07:08 PM

LISI NË BRINJË
Mblodhi lisi erën
Dhe zogj fluturuan,
Nga larg ata erdhën
Shpirtin ia gufuan.
Ndaj lisi u tha:
"Gjë tjetër nuk pres."
U këput e ra
Pa zbardhur mëngjes.
S'ka kush e mbledh erën
Tani te kjo brinjë,
Zogjtë, rrallëherë
Këputen e vijnë...
OAZ SHPIRTI
Oazin blerimtar
E ngriti shpirti im,
Fëmija kureshtar
T'afrohet plot gëzim.
Bri leheve me lule
Rruginave të shkelë,
Më tej në stol të ulet
Mahnitur kur të ngelë.
Së thelli unë e ndjej
Sërish ai do kthejë,
Oazit gjithandej
Dhe shpirtin tim do gjejë.
THËLLËZA E GURIT
Një thëllëzë guri
M'u qas këmbë-këmbë,
Burrërinë e burrit
Pa frymë e ka lënë.
Pa frymë e pa gojë
Ngurosur i tëri,
Unë që kalërojë
Me çap të një drëri...
Qe ëndërr e tëra
Nuk ish e vërtetë,
Në ëndërr i bëra
Të qanin dhe retë.
E KA NË DORË
Lulja e përzgjodhi farën
Fara e përzgjodhi arën
Ara e përzgjodhi orën
Ora e përzgjodhi dorën
Dora, në dorë e ka vetë
Edhe për ta ndritur
Apo dhe shkrumbitur
Për ta lënë arën shkretë.
DY PAMJE
Trotuari, sheshbeteja e hapave të mi
T'i shkel orvatem përditë,
Përkitas përbiroj me sy
Tek trokasin hapat bukuritë.
Ka ndodhur ndonjëherë me gjasë
Njeriut të mençur t'i kaloj pranë,
Por padija ime ka mbetur në klasë
E rrugë s'i lëshova të bëj mënjanë.
Po të mëdhenjtë nuk lypin vëmendje
Nga lart nuk shohin askënd,
E di, mund të ndjejnë dhëmbje
Për respektin e bjerrë te ky vënd.
NË RRUGËTIM
Në sponte makinash të kapur fort
U ramë rrugëve kryq e tërthor
Të kapnim një ëndërr
Që nuk e mbërritëm dot
Ndaj ndjejmë sëmbim në krahëror.
SI XIXËLLONJË
Si xixëllonja nuk pres buzëmbrëmjen
Të ndez fenerin e Muzës
Erërat që fryjnë
Çdo çast dhimbjen
Ma sjellin si elegji në cepin e buzës.
U LUTEMI REVE
U lutemi reve të vijnë
Me shtama të derdhin shiun
Kur pyllin flakët e përpijnë
Të vëna nga një dorë njeriu.
Komentoni
Artikuj te tjere
Kolë Tahiri: ''Albania'' e Konicës (1)
Marjan Sopi: Gjithmonë në mbrojtje të qënies shqiptare
Cikël poetik nga Kujtim Morina
Kozeta Zylo: Vetëm Doktor Gjilpëra...
Ejup Ajdini: Misteret e shpirtit
Xhevat Rexhaj: Intervistë me atdhetarin Selim Nëngurra
Fran Shkreli: ''Kosova - Rruga Drejtë Lirisë''
Alba Life: Intervista me Drejtorin e TV Kultura Shqiptare, z. Belliu
Xhevdet Ukalli: Kalorësi i shpresave të ngrira
Gjon Keka: Demokracia si formë e jetës politike
Remzi Limani: Aleanca me natyrën krijuese
Poezi nga Nebi Dragoti
Ilir Muharremi: Kush shkruan
Kujtim Mateli: Një udhëtim në të gjitha trevat shqiptare
Jusuf Zenunaj: Festa e Bajramit
Sejdi Berisha: ''Vargje të këputura''
Simsia: Na iku një mik i mirë - Zef Lleshi
Nikollë Mini: A jemi popull i nemun
Faton Mehmeti: Ligjërimi me gjuhë poetike
Poezi nga Engjëll Koliqi