Speciale » Karanxha
Ilia S. Karanxha: Dokumenti më i çmuar për historinë e artit bizantin në koleksionin e Nikolla Leonik Tomeos
E diele, 02.09.2012, 12:31 PM
 Dokumenti
më i çmuar për historinë e artit bizantin në koleksionin e Nikolla Leonik
Tomeos
Dokumenti
më i çmuar për historinë e artit bizantin në koleksionin e Nikolla Leonik
Tomeos
Nga Ilia S. KARANXHA
Një
 ndër objektet më të  çmuara 
në koleksionin  e Tomeos që i  bëri një përshtypje  të veçantë Marco Antonio-s  ishte një 
histori mbi Izraelin  ose Libri
mbi Xhozue-në.  Në këtë rast kemi të
bëjmë  me një rrotullë në pergamena të
gjatë 
Kjo
vepër e  njohur në literaturën
bashkëkohore me emrin Rrotuall e Xhozuese (ose 
Yehoshua ( ebraisht) ; Rotulo di Giosuè (it.);  The Joshua Roll(ang.);  Josua Rotulus (gjer.).) nga pikpamja
fetare i përket njërit prej tetë (octateuch) librave  bazë të testamentit të vjetër  e pikërisht librit të parë mes  tre Librave Historikë brënda kësaj gjinije.
Në
tekstet  biblike Xhozue njihet
si patriark. Ai  ishte i biri i Nun
(thiret edhe i shënjti Jesu i biri i Nave- 
sancti Jesu filii Nave) nga fisi i  Efraim. Qe një luftëtar i madh, udhëheqës i
popullit të Izraelit që nga vdekja e Mozesë deri në pushtimin e teritorit të
Canãan dhe në vendosjen e 12 fiseve në teritoret përkatëse. Thuhet se lindi në
Egjypt të paktën 20 vjet para ngjarjeve të Eksodit. Shekulli se kur jetoi  dhe kur u bë eksodi i popullit izraelit
mbetet i pa  caktuar definitivisht por
ndoshta mes shek. XIII e XII para K.
Tradicioni
ebraik shikon ta paraqesë  Xhozue-në si
një përfaqësues të  vëmendshëm në
studimin e ligjeve të Zotit dhe ta vendosë atë përkrah Mozesë si një yll që
kompleton figurën e tij.  Ndërsa traditat kristiane duke insistuar
në  domthënjen e emrit e të veprave
të  tij  e paraqet si një  pararendës të Jezu Krishti: (Jesus
Nave...qui typus Domini non solum in gestis, sed etiam in nomine) Kapërximi  i Jordanisë 
konsiderohet  i barasvlefshëm
me  kapërximin e  Detit të Kuq, një simbol i Pagëzimit të
Krishtit; dymbëdhjetë izraelitët prej të cilëve bëhet që të ngrihet një trofe
prej gurësh në Jordani, 
simbolizojnë  dymbëdhjetë
apostujt; rrënia e Gericos (Xherikos) nga buçimat e trumbetave  parashikon Gjyqin e fundit, më pas Xhozue që
udhëhoqi Ebrejtë në Tokën e Premtuar, është simboli që Jezu Krishti i hapi
qiellin të gjitë njerzve.   Aty ku
mendohej se ishte vari i tij në shkeullin e IV u ngrit një kishë përkujtimi i
të cilit  celebrohej  edhe në Jeruzalem më 2 shtaror ndërsa në Martirollogjinë
Romake propozohej  1 shtatori. Ai  gëzonte një emër të madh dhe ishte i nderuar
në gjithë  botën e krishterë.
Nga
pikpamja ikonografike Xhozue nuk ka një tip të caktuar që ta dallojë si për
Moze-në.  Në përgjithësi paraqitet si
luftëtar, pa kualitete të veçanta dhe futet të bëjë pjesë në rradhën e nëntë
heronjve më të shquar të botës feudale  e
kalorsiake të përtej alpeve. Kështu ai reshtohet në ikonografi  pas Davidit dhe Xhiuda Maccabeo (Makabeo)
duke përfaqësuar  heronjtë biblikë.
Figura e tij  gjatë mesjetës  gjendet e paraqitur në një numur të madh
ciklesh,  bile edhe profane. Si hero e
gjejmë  të  paraqitur në një statujë në kullën e
Maubergeon (Torre Maubergeon) të dukës Jean de Berry në Poitiers- Francë (shek.
XIV); në kështjellën e 
Cikle
komplete që paraqesin bëmat e tij  duken
qysh në fillimet e krishtërimit  në shk.
IV në Romë p.sh. në mozaikët e Shën Mërisë së Madhe (S. Maria Maggiore).
Mirëpo
cikli  më i plotë e  më i famshëm 
i  veprave të Xhozue-it ne
literaturën mbi historinë e artit bizanrtin 
konsiderohet  pikërisht rrotulla
që ka pasur  Tomeo (Vat. Cod. Palat. 431)
i cili përmban 23 skena të ndryshme të realizuara në shek e X  por 
që  në fakt  trasmetojnë arkeotipe të humbura shumë  më të hershme nga kjo datë.   Në shk. XIII skena të jetës së Xhozue u  paraqitën në minatura  edhe në librin e psallmeve të Shën Lugjit
(Salterio di  S. Luigi) tashmë në
bibliotekën kombëtare të Parisit (Cod. gr. 139) ndërsa në shek. XVI  u endën tetë sixhade muri sipas modeleve të
pikturuara nga piktori fiaming  Pieter
Coecke van Aelst (1502-1550).
Ndër
episodet  me tipike që takohen  më shpesh në ikonografi   janë kapëximi i lumit Jordan, rrëzimi i
mureve të Gericos nga buçimi i trombetave, pushtimi i qytetit  Ai e ndalimi i Diellit  dhe Hënës gjatë betjës kundra Amorrei.
Kapërximi
i Jordan-it i lidhur simbolikisht me ngjasimin e  pagëzimit 
e gjejmë më shpesh  të
paraqitet  në batisterët (pagëzoret)  së bashku 
me kapërximin e Detit të Kuq p.sh. në burimet  pagëzore 
të 
Ndërsa
prej shekujsh rrotulla  ishte bërë objekt
studimi  i pari që sugjeroi identifikimin
e saj me deklaratën e Marcantonios në koleksionin e Tomeos ka qënë Theodor
Frimmel  qysh më 1887.  Ky  fakt  nuk reflektovi  më tej në studimin e Pio Franchi de Cavalieri
i cili   më 1905 u kufizua të  njoftonte se eksemplari i rallë kishte
mbritur në Vatikan nga Biblioteka 
Palatina e Heidelberg-ut më 1623. De Cavalieri vuri në pah  se rrotulla 
ishte dokumentuar  për herë të
parë  në inventarin e kodeve të Ulrich
Fugger : i hartuar me  përpikmëri  të saktë nga noteri Filippo Ludovico von
Schwechenheim në vitin 1571.  Vetë noteri 
von Schwechenheim e kishte përshkruante rrotullën me fjalët:    Histori e vjetër e testamentit të popullit
izraelian, e shkrojtur në një tabelë të gjatë pergameni e mbështjellë në
vetvete e mbuluar më kartë antike
 Si
kaloi rrotulla nga koleksioni i Tomeos në 
koleksionin e Ulrich Fugger mbetet jo shumë e qartë.  Franchi de Cavalieri  hipotezovi 
se mos rrotula ka bërë  pjesë në
librarinë e Gianozzo Manetti-t  meqënëse
prej tij  në koleksionin Fugger hynë  28 kode dorëshkrim.  Gati të gjithë studiuesit  që pasuan marin si pikë nisje të këtij
kodi  këtë hipotezë dhe injorojnë gati
krejt  njoftimin e Frimmel se
Rrotulla  ka bërë pjesë fillimisht në
koleksionin e Nikolla  Leonik
Tomeos.  Mirëpo çështja tjetër  se si ky ekzemplar i rrallë mbriti në dorë të
Tomeos,  prej cilit vendi a nga
kush,  mbetet akoma e pa dokumentuar.
Sidoqoftë këtu duhet thënë se Toemos veç faktit si zotëruesi e kujdestari  i parë në Itali i këtij dokumeti të
çmuar  nuk  kemi si të mos i njohim edhe meritën e  studiuesit e vlerësuesit  të 
parë  të këtij objkti të rrallë
bizantin,  ndërsa Marcantonios, i cili
kalimthi bëri vetëm regjistrimin e atij koleksioni, munt ta quajmë si
trasmetuesin e atyre rezultateve  duke
shkrojtur  atë që i thoshin  ndonjëri nga niprit e  Nikollës, 
Angelo  ose Magno Leonico me që
regjistrimi duhet të jetë bërë pas vdekjes të Tomeos(1456-1531)
Si
kaloi rrotulla nga koleksioni i Tomeos në 
koleksionin e Ulrich Fugger mbetet jo shumë e qartë.  Franchi de Cavalieri  hipotezovi 
se mos rrotula ka bërë  pjesë në
librarinë e Gianozzo Manetti-t  meqënëse
prej tij  në koleksionin Fugger hynë  28 kode dorëshkrim.  Gati të gjithë studiuesit  që pasuan marin si pikë nisje të këtij
kodi  këtë hipotezë dhe injorojnë gati
krejt  njoftimin e Frimmel se
Rrotulla  ka bërë pjesë fillimisht në
koleksionin e Nikolla  Leonik
Tomeos.  Mirëpo çështja tjetër  se si ky ekzemplar i rrallë mbriti në dorë të
Tomeos,  prej cilit vendi a nga
kush,  mbetet akoma e pa dokumentuar.
Sidoqoftë këtu duhet thënë se Toemos veç faktit si zotëruesi e kujdestari  i parë në Itali i këtij dokumeti të
çmuar  nuk  kemi si të mos i njohim edhe meritën e  studiuesit e vlerësuesit  të 
parë  të këtij objkti të rrallë
bizantin,  ndërsa Marcantonios, i cili
kalimthi bëri vetëm regjistrimin e atij koleksioni, munt ta quajmë si
trasmetuesin e atyre rezultateve  duke
shkrojtur  atë që i thoshin  ndonjëri nga niprit e  Nikollës, 
Angelo  ose Magno Leonico me që
regjistrimi duhet të jetë bërë pas vdekjes të Tomeos(1456-1531)
Për  datimin e rrotulës F. de Cavalieri  na referon 
litraturen e  shek. XIX ku
mendimet e studiueve të shumtë  lëviznin
nga ekzaltimet e Winkelmann  që
deklaronte  se ishte dorëshkrimi më i
vjetër në botë në mendime më të moderuara që e  afrojnë krijimin e rrotulës në pjesën e
dytë  të mijvjeçarit të parë. Sidoqoftë
Cavalieri për datimin e këtij dorëshkrimi u bazua në paleografia  greke ku dallon dy tipe shkrimesh të cialt i
përkisnin dy personave të ndryshëm por të shkrojtura që të dyja në shek. X.
Në
mezin e shekullit që sapo kaluam diskutimet në lidhje me këtë histori biblike
të Izraelit  kaluan në një tjetër  plan.  
Kështu  mbasi pranohet gati një
zëri krijimi i saj, ose më saktë shkrimi i 
teksteve, në shek. X  diskutohet
në se kishim të bënim me një vepër origjinale në kulturën bizantine,  me një “rilindje” me një evolucion  në artin e kësaj kulture,  apo me një riprodhim nga ndonjë arkeotip  më të hershëm. Kuptohet  përparësi në këtë rast mernin   vlerësimet e aspekteve  ikonografike të saj e në këtë
këndvështrim  u  projektuan dy shkolla të mendimt disi në
kondrapozicion me njëra tjetrën.
Nga
njëra anë Charles Rufus Morey(1877-1955) 
në një sërë  pubkimesh  ka mbrojtur tezën se pikturimet në rrotullën e
Vatikanit janë padyshim pasojë e një sërë kopjimesh dhe data e arkeotipit nuk
mund të zbresë më poshtë se  në shek II
mbas K.   Ndësa në botimet e Vatikanit
prototipin  ikonografik e  shikonin jo më parë se  shek. iv. 
Morey  argumetovi që tipi i
pikturimit  me  bojra uji  të Rrotulës duhej të shikohej në shek VII në
bazë të ngjasimeve me pikturat në pjatat prej argjendi të Qipros (sot në
bojra uji  të Rrotulës duhej të shikohej në shek VII në
bazë të ngjasimeve me pikturat në pjatat prej argjendi të Qipros (sot në 
Në
kundërshtim me Morey, në veçanti për të gjitha çështjet që lidhen me Psallmet
dhe Rrotullën,  u vu  Kurt Weitzmann(1904-1993) i cili u bë
mbrojtësi më i flaktë i minaturave të shekullit të dhjetë duke i konsideruar
gjërësisht ato  si një “Rilindje
Bizantine”.
Weitzmann
duke përmbledhur  pikpamjet mbi Rrotullën
në parathënje të veprës së tij do të shkruajë : 
“Rrotualla e Vaikanit nuk është 
kopje e ndonjë më të hershme, por u bë si rrotull në shek. X prej një
cikli  pikturash nga një kodik i hershëm
, prej të cilit pikturat e veçanta u kopjuan e u reshtuan  njëra pranë tjetrës  duke formuar kështu një zbukurim të
vazhdueshëm....Kur ky trasformim përfundoi, pikturuesit e Rrotullës futën brënda
saj një numur të konsiderueshëm të elemetëve klasikë, peisazhe tipike që
gjithashtu personifikoheshin, me qëllim që të lidheshin skenat e veçanta
origjinale. Për futjen e këtyre motiveve, ashtu siç i kemi qojtur ne,  ilustruesit përdorën minatura klasike të  dërëshkrimeve mitolologjike ose bukolike si
modele ”.
Shekulli
i dhjetë për pikturat e vazhdueshme me zbukurime, sipas Weitzmann,  mbetet parësor në afrimitetet stilistike me
minaturat e të njëjtës periudhe, në mënyrë të veçantë me ato të Biblës 
Sidoqoftë  Weitzmann beson se Psallmet e Parizit me
modelin e saj, Rrotulla e Xhozuesë dhe modeli i kodeksit, janë  prodhuar në shekullin e dhjetë  e për këtë veprat  më raprezantative të rilindjes Bizantine.  Në këtë periudhë janë krijuar edhe kopje të
ndërmjetme mes arkeotipit dhe Octateuch-ve të shek. XI (Cod. Vat. gr. 747 /
Cod. Vat. gr. 746)  por edhe histori të
tjera që paraqesin nga pikpamja ikonografike bëmat e Xhozuesë  të cilat meren në analizë nga Weitzmann duke
konkluduar se Rrotulla  është çelsi
monumental i rilindjes Maqedonase   udhëheqës 
shpirëtëror i të cilës  ka qënë
Kostandini i VII Porphyrogenitus i cili vdiq më 959.
Pretendimet e Weitzmann që kërkonte ta shihte Rrotullën si një pikënisje rilindase në historinë e artit bizantin nuk gjetën miratimim nga ana e studiuesve të tjerë. Pavarsisht nga këto fakte studimet mbi Rrotullën e Xhozuesë nuk duken të shteruara akoma dhe vlerat e veçanta e parësore të saj në konteksitin e historisë së artit bizantin nuk janë vënë në dyshim nga askush.

Tavola e IX - Fajtori Achan gjykohet e dënohet se nuk i kishte kaluar Tempullit plaçkën e luftës që i përkiste. - Rrotulla e Xhiosue- ish-koleksioni Tomeo (Vatikan Palt. gr. 431)

Tavola e XII- Ambasadorët e Gabaoniti-t i lusin ndihmë Xhozueit kundra Amorrei. Lufta kundra Amorrei -(BAV Palt. gr. 431)

Tavola e XIII- Vazhdimi i betejës kundra Amorrei. Xhozue mbi kufomat e vrara i bën thirje Diellit të ndalojë. (BAV Palat. gr. 431)

Tavola e XIV - Xhozue triumfant qëndron mbi një fron më të lartë. Ushtarët kanë zënë rrob pesë mbretërit e në aleancë me Amorrei. (BAV Palt. gr. 431)

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










