| E diele, 02.09.2012, 01:31 PM |
Dokumenti
më i çmuar për historinë e artit bizantin në koleksionin e Nikolla Leonik
Tomeos
Nga Ilia S. KARANXHA
Një
ndër objektet më të çmuara
në koleksionin e Tomeos që i bëri një përshtypje të veçantë Marco Antonio-s ishte një
histori mbi Izraelin ose Libri
mbi Xhozue-në. Në këtë rast kemi të
bëjmë me një rrotullë në pergamena të
gjatë
Kjo
vepër e njohur në literaturën
bashkëkohore me emrin Rrotuall e Xhozuese (ose
Yehoshua ( ebraisht) ; Rotulo di Giosuè (it.); The Joshua Roll(ang.); Josua Rotulus (gjer.).) nga pikpamja
fetare i përket njërit prej tetë (octateuch) librave bazë të testamentit të vjetër e pikërisht librit të parë mes tre Librave Historikë brënda kësaj gjinije.
Në
tekstet biblike Xhozue njihet
si patriark. Ai ishte i biri i Nun
(thiret edhe i shënjti Jesu i biri i Nave-
sancti Jesu filii Nave) nga fisi i Efraim. Qe një luftëtar i madh, udhëheqës i
popullit të Izraelit që nga vdekja e Mozesë deri në pushtimin e teritorit të
Canãan dhe në vendosjen e 12 fiseve në teritoret përkatëse. Thuhet se lindi në
Egjypt të paktën 20 vjet para ngjarjeve të Eksodit. Shekulli se kur jetoi dhe kur u bë eksodi i popullit izraelit
mbetet i pa caktuar definitivisht por
ndoshta mes shek. XIII e XII para K.
Tradicioni
ebraik shikon ta paraqesë Xhozue-në si
një përfaqësues të vëmendshëm në
studimin e ligjeve të Zotit dhe ta vendosë atë përkrah Mozesë si një yll që
kompleton figurën e tij. Ndërsa traditat kristiane duke insistuar
në domthënjen e emrit e të veprave
të tij e paraqet si një pararendës të Jezu Krishti: (Jesus
Nave...qui typus Domini non solum in gestis, sed etiam in nomine) Kapërximi i Jordanisë
konsiderohet i barasvlefshëm
me kapërximin e Detit të Kuq, një simbol i Pagëzimit të
Krishtit; dymbëdhjetë izraelitët prej të cilëve bëhet që të ngrihet një trofe
prej gurësh në Jordani,
simbolizojnë dymbëdhjetë
apostujt; rrënia e Gericos (Xherikos) nga buçimat e trumbetave parashikon Gjyqin e fundit, më pas Xhozue që
udhëhoqi Ebrejtë në Tokën e Premtuar, është simboli që Jezu Krishti i hapi
qiellin të gjitë njerzve. Aty ku
mendohej se ishte vari i tij në shkeullin e IV u ngrit një kishë përkujtimi i
të cilit celebrohej edhe në Jeruzalem më 2 shtaror ndërsa në Martirollogjinë
Romake propozohej 1 shtatori. Ai gëzonte një emër të madh dhe ishte i nderuar
në gjithë botën e krishterë.
Nga
pikpamja ikonografike Xhozue nuk ka një tip të caktuar që ta dallojë si për
Moze-në. Në përgjithësi paraqitet si
luftëtar, pa kualitete të veçanta dhe futet të bëjë pjesë në rradhën e nëntë
heronjve më të shquar të botës feudale e
kalorsiake të përtej alpeve. Kështu ai reshtohet në ikonografi pas Davidit dhe Xhiuda Maccabeo (Makabeo)
duke përfaqësuar heronjtë biblikë.
Figura e tij gjatë mesjetës gjendet e paraqitur në një numur të madh
ciklesh, bile edhe profane. Si hero e
gjejmë të paraqitur në një statujë në kullën e
Maubergeon (Torre Maubergeon) të dukës Jean de Berry në Poitiers- Francë (shek.
XIV); në kështjellën e
Cikle
komplete që paraqesin bëmat e tij duken
qysh në fillimet e krishtërimit në shk.
IV në Romë p.sh. në mozaikët e Shën Mërisë së Madhe (S. Maria Maggiore).
Mirëpo
cikli më i plotë e më i famshëm
i veprave të Xhozue-it ne
literaturën mbi historinë e artit bizanrtin
konsiderohet pikërisht rrotulla
që ka pasur Tomeo (Vat. Cod. Palat. 431)
i cili përmban 23 skena të ndryshme të realizuara në shek e X por
që në fakt trasmetojnë arkeotipe të humbura shumë më të hershme nga kjo datë. Në shk. XIII skena të jetës së Xhozue u paraqitën në minatura edhe në librin e psallmeve të Shën Lugjit
(Salterio di S. Luigi) tashmë në
bibliotekën kombëtare të Parisit (Cod. gr. 139) ndërsa në shek. XVI u endën tetë sixhade muri sipas modeleve të
pikturuara nga piktori fiaming Pieter
Coecke van Aelst (1502-1550).
Ndër
episodet me tipike që takohen më shpesh në ikonografi janë kapëximi i lumit Jordan, rrëzimi i
mureve të Gericos nga buçimi i trombetave, pushtimi i qytetit Ai e ndalimi i Diellit dhe Hënës gjatë betjës kundra Amorrei.
Kapërximi
i Jordan-it i lidhur simbolikisht me ngjasimin e pagëzimit
e gjejmë më shpesh të
paraqitet në batisterët (pagëzoret) së bashku
me kapërximin e Detit të Kuq p.sh. në burimet pagëzore
të
Ndërsa
prej shekujsh rrotulla ishte bërë objekt
studimi i pari që sugjeroi identifikimin
e saj me deklaratën e Marcantonios në koleksionin e Tomeos ka qënë Theodor
Frimmel qysh më 1887. Ky fakt nuk reflektovi më tej në studimin e Pio Franchi de Cavalieri
i cili më 1905 u kufizua të njoftonte se eksemplari i rallë kishte
mbritur në Vatikan nga Biblioteka
Palatina e Heidelberg-ut më 1623. De Cavalieri vuri në pah se rrotulla
ishte dokumentuar për herë të
parë në inventarin e kodeve të Ulrich
Fugger : i hartuar me përpikmëri të saktë nga noteri Filippo Ludovico von
Schwechenheim në vitin 1571. Vetë noteri
von Schwechenheim e kishte përshkruante rrotullën me fjalët: Histori e vjetër e testamentit të popullit
izraelian, e shkrojtur në një tabelë të gjatë pergameni e mbështjellë në
vetvete e mbuluar më kartë antike
Si
kaloi rrotulla nga koleksioni i Tomeos në
koleksionin e Ulrich Fugger mbetet jo shumë e qartë. Franchi de Cavalieri hipotezovi
se mos rrotula ka bërë pjesë në
librarinë e Gianozzo Manetti-t meqënëse
prej tij në koleksionin Fugger hynë 28 kode dorëshkrim. Gati të gjithë studiuesit që pasuan marin si pikë nisje të këtij
kodi këtë hipotezë dhe injorojnë gati
krejt njoftimin e Frimmel se
Rrotulla ka bërë pjesë fillimisht në
koleksionin e Nikolla Leonik
Tomeos. Mirëpo çështja tjetër se si ky ekzemplar i rrallë mbriti në dorë të
Tomeos, prej cilit vendi a nga
kush, mbetet akoma e pa dokumentuar.
Sidoqoftë këtu duhet thënë se Toemos veç faktit si zotëruesi e kujdestari i parë në Itali i këtij dokumeti të
çmuar nuk kemi si të mos i njohim edhe meritën e studiuesit e vlerësuesit të
parë të këtij objkti të rrallë
bizantin, ndërsa Marcantonios, i cili
kalimthi bëri vetëm regjistrimin e atij koleksioni, munt ta quajmë si
trasmetuesin e atyre rezultateve duke
shkrojtur atë që i thoshin ndonjëri nga niprit e Nikollës,
Angelo ose Magno Leonico me që
regjistrimi duhet të jetë bërë pas vdekjes të Tomeos(1456-1531)
Për datimin e rrotulës F. de Cavalieri na referon
litraturen e shek. XIX ku
mendimet e studiueve të shumtë lëviznin
nga ekzaltimet e Winkelmann që
deklaronte se ishte dorëshkrimi më i
vjetër në botë në mendime më të moderuara që e afrojnë krijimin e rrotulës në pjesën e
dytë të mijvjeçarit të parë. Sidoqoftë
Cavalieri për datimin e këtij dorëshkrimi u bazua në paleografia greke ku dallon dy tipe shkrimesh të cialt i
përkisnin dy personave të ndryshëm por të shkrojtura që të dyja në shek. X.
Në
mezin e shekullit që sapo kaluam diskutimet në lidhje me këtë histori biblike
të Izraelit kaluan në një tjetër plan.
Kështu mbasi pranohet gati një
zëri krijimi i saj, ose më saktë shkrimi i
teksteve, në shek. X diskutohet
në se kishim të bënim me një vepër origjinale në kulturën bizantine, me një “rilindje” me një evolucion në artin e kësaj kulture, apo me një riprodhim nga ndonjë arkeotip më të hershëm. Kuptohet përparësi në këtë rast mernin vlerësimet e aspekteve ikonografike të saj e në këtë
këndvështrim u projektuan dy shkolla të mendimt disi në
kondrapozicion me njëra tjetrën.
Nga
njëra anë Charles Rufus Morey(1877-1955)
në një sërë pubkimesh ka mbrojtur tezën se pikturimet në rrotullën e
Vatikanit janë padyshim pasojë e një sërë kopjimesh dhe data e arkeotipit nuk
mund të zbresë më poshtë se në shek II
mbas K. Ndësa në botimet e Vatikanit
prototipin ikonografik e shikonin jo më parë se shek. iv.
Morey argumetovi që tipi i
pikturimit me bojra uji të Rrotulës duhej të shikohej në shek VII në
bazë të ngjasimeve me pikturat në pjatat prej argjendi të Qipros (sot në
Në
kundërshtim me Morey, në veçanti për të gjitha çështjet që lidhen me Psallmet
dhe Rrotullën, u vu Kurt Weitzmann(1904-1993) i cili u bë
mbrojtësi më i flaktë i minaturave të shekullit të dhjetë duke i konsideruar
gjërësisht ato si një “Rilindje
Bizantine”.
Weitzmann
duke përmbledhur pikpamjet mbi Rrotullën
në parathënje të veprës së tij do të shkruajë :
“Rrotualla e Vaikanit nuk është
kopje e ndonjë më të hershme, por u bë si rrotull në shek. X prej një
cikli pikturash nga një kodik i hershëm
, prej të cilit pikturat e veçanta u kopjuan e u reshtuan njëra pranë tjetrës duke formuar kështu një zbukurim të
vazhdueshëm....Kur ky trasformim përfundoi, pikturuesit e Rrotullës futën brënda
saj një numur të konsiderueshëm të elemetëve klasikë, peisazhe tipike që
gjithashtu personifikoheshin, me qëllim që të lidheshin skenat e veçanta
origjinale. Për futjen e këtyre motiveve, ashtu siç i kemi qojtur ne, ilustruesit përdorën minatura klasike të dërëshkrimeve mitolologjike ose bukolike si
modele ”.
Shekulli
i dhjetë për pikturat e vazhdueshme me zbukurime, sipas Weitzmann, mbetet parësor në afrimitetet stilistike me
minaturat e të njëjtës periudhe, në mënyrë të veçantë me ato të Biblës
Sidoqoftë Weitzmann beson se Psallmet e Parizit me
modelin e saj, Rrotulla e Xhozuesë dhe modeli i kodeksit, janë prodhuar në shekullin e dhjetë e për këtë veprat më raprezantative të rilindjes Bizantine. Në këtë periudhë janë krijuar edhe kopje të
ndërmjetme mes arkeotipit dhe Octateuch-ve të shek. XI (Cod. Vat. gr. 747 /
Cod. Vat. gr. 746) por edhe histori të
tjera që paraqesin nga pikpamja ikonografike bëmat e Xhozuesë të cilat meren në analizë nga Weitzmann duke
konkluduar se Rrotulla është çelsi
monumental i rilindjes Maqedonase udhëheqës
shpirëtëror i të cilës ka qënë
Kostandini i VII Porphyrogenitus i cili vdiq më 959.
Pretendimet e Weitzmann që kërkonte ta shihte Rrotullën si një pikënisje rilindase në historinë e artit bizantin nuk gjetën miratimim nga ana e studiuesve të tjerë. Pavarsisht nga këto fakte studimet mbi Rrotullën e Xhozuesë nuk duken të shteruara akoma dhe vlerat e veçanta e parësore të saj në konteksitin e historisë së artit bizantin nuk janë vënë në dyshim nga askush.
Tavola e IX - Fajtori Achan gjykohet e dënohet se nuk i kishte kaluar Tempullit plaçkën e luftës që i përkiste. - Rrotulla e Xhiosue- ish-koleksioni Tomeo (Vatikan Palt. gr. 431)
Tavola e XII- Ambasadorët e Gabaoniti-t i lusin ndihmë Xhozueit kundra Amorrei. Lufta kundra Amorrei -(BAV Palt. gr. 431)
Tavola e XIII- Vazhdimi i betejës kundra Amorrei. Xhozue mbi kufomat e vrara i bën thirje Diellit të ndalojë. (BAV Palat. gr. 431)
Tavola e XIV - Xhozue triumfant qëndron mbi një fron më të lartë. Ushtarët kanë zënë rrob pesë mbretërit e në aleancë me Amorrei. (BAV Palt. gr. 431)