Kulturë
Agim Gashi: Këngë për Ali Podrimjen
E diele, 29.07.2012, 06:01 PM
AGIM GASHI
KËNGË PËR ALI PODRIMJEN
Moj sharki, pse rri e zgjueme,
E s‘e merr ti nji sy gjumë? 
Jo, i dashtun, s’kem me fjetë,
Pa e krye nji t’madhe punë.
Zgjohu në kambë e harro dhimbjet,
Telat mirë me m’i shtrëngue, 
Poetit t’Madh, Ali Podrimjes,
Nji kangë vaji me ia këndue.
Ah, sharki, ma e madhja mike,
Në këtë botë veç ti m’ke mbetë, 
A përnjimend Ali Podrimja,
Atje n´Francë ka ndrrue jetë?
Jo, i dashtun, s’ka vdekë Aliu,
Por ka shkue në tjetër dhe, 
I kish çue haber Lumi,
Me u takue të dy atje. 
Shkoi te Lumi e s’kthehet ma,
Por la emnin e vepra plot,
Toka e Arbnit e kombi i tij, 
Do t’i nderojnë për jetë e mot.
Ah, sharki, qofsh e bekueme,
Qajmë e këndojmë sot që të dy, 
Për poetin e madh të kombit,
Ali Podrimjen dhe veprën e Tij!
27.07.2012
Düren


 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










