E hene, 29.04.2024, 12:47 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

7 prill 1939: italianët zbarkojnë në Shqipëri

E hene, 07.04.2008, 05:51 PM


Marco Innocenti i gazetës italiane “Sole 24 Ore” rikujton zbarkimin italian në Shqipëri në prag të Luftës së dytë Botërore. 

Nga Il Sole 24 Ore

Shqipëria e 1939-ës, një copëz e trishtë e Ballkanit, vendi më arkaik i Europës, një koncentrat mizerjeje, një territor i varfër që kishte që më parë statusin e një protektorati virtual të Italisë fashiste. Popullsia ishte një përzierje fshatarësh, çobanësh e peshkatarësh nën regjimin e Zogut të parë, një ish-bandit finok e të pabesë.

Konkurrenca Musolini-Hitler

Duçja ia vë gishtin Ballkanit, veprim që rrit konkurrencën me Hitlerin. “Shqipëria është Bohemia e Ballkanit”, thotë, “dhe jam i vendosur të shkojë në Tiranë me çdo kusht.” Më tej, “për çdo shuplakë gjermane, do të ketë një kundërpërgjigje nga ana jonë, që t’u themi gjermanëve se jemi edhe ne,” thonin në Romë.

A thua se Hitleri të ishte duke paraqitur probleme për italianët. E kështu, të verbuar nga një politikë e jashtme e drejtuar nga ndjenjat,  kompleksi i inferioritetit të Musolinit u shfaq në rastin e operacionit Shqipëria, operacion që hapi konkurrencën fëminore ndaj aleatëve nazistë. Operacioni nuk zgjati më shumë se një javë, ishte një xhiro në bulevard. Por mbi të gjitha, një shkelm këmbëve të “kaporalit austriak”.

Një zbarkim për t’u harruar

Të premten e shenjtë, në orën 4 pasdite të 16 prillit, niset flota italiane. Në 4:30 të mëngjesit të datës 7, fillon zbarkimi në Durrës dhe Vlorë. Ekspedicioni është i improvizuar dhe konfuz. Komandantët janë neglizhentë, ushtarët të pamotivuar. Komandati i operacionit është Guzzoni, por në të vërtetë regjisori është konti Ciano, delfini i duçes. Zbarkimi, një operacion klasik al’italiana, thyen çdo rekord rrëmuje. Falë zotit, rezistenca është e dobët, shqiptarët zbrapsen, tanët përparojnë dhe mbreti Zog ia mbath për në Greqi: e gjithë meseleja është si të sulmosh Kryqin e Kuq. Në 8 prill, Tirana pushtohet. Siç thotë dhe vetë Ciano: “Sikur shqiptarët të kishin pasur vetëm një ekip zjarrëfikësish të trajnuar mirë, do na kishin hedhur të gjithëve në Adriatik.”

Një fitore pa dobi

Katër të shtëna, dhe operacioni Shqipëria arkivohet. Ishte një luftë pa luftë, por regjimi është në delir. “Bota duhet t’a dinte,” bërtet Mussolini nga ballkoni i tij i famshëm, “se ne kemi fuqinë të shtyjmë përpara.” (ital. “tireremo diritto”). Më 16 prill, Viktor Emanuali, disi i hutuar, pranon kurorën shqiptare. Shtypi i regjimit flet për “sukses pa precedent”, por fitimet politike janë zero. Shqipëria ishte një nga aventurat më të këqija të fashizmit. Operacioni nuk arriti të ndalte avancimin gjerman drejt Ballkanit dhe iu tregon demokracive të rajonit se Italia nuk ka qëllime paqësore. Roma beson se do të kontrollojë aleatët nazistë, por ky ishte një iluzion i madh. Gjashtë javë pas zbarkimit në Shqipëri, Mussolini do të firmos Paktin e Hekurt dhe tre muaj më vonë, Gjermania do t’u deklarojë italianëve fillimin e luftës botërore. Mbreti Zog dhe barinjtë e tij janë kthehen në një kujtim të parëndësishëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora