E merkure, 30.04.2025, 10:01 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Kuvendi ku u hodhen themelet e bashkimit kombetar

E shtune, 01.03.2008, 09:36 PM


Plot 564 vjet me pare, ne katedralen e Kishes se Shen Kollit ne qytetin e Lezhes, ku sot gjendet dhe memoriali i Gjergj Kastriot Skenderbeut, u mbajt Beselidhja e Lezhes, nje nga ngjarjet me te rendesishme te historise se popullit shqiptar gjate periudhes se mesjetes.

Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastriot Skenderbeu, menjehere pas kthimit nga Turqia, per here te pare ne historine e mesjetes shqiptare mblodhi ne nje kuvend te gjitha principatat shqiptare, me qellim perballimin e sulmit otoman. Pikerisht, realizimi i bashkimit te gjithe princerve shqiptare, ne nje kuvend te perbashket nga ana e Skenderbeut, perben edhe idene me te madhe novatore te tij.

Studiues dhe historiane thone se bashkimi i shteteve te copetuar feudale ka qene nje ide, e cila eshte realizuar me veshtiresi edhe ne vende te medha te Europes. Keshtu Italia eshte bashkuar ne shekullin e XIX ne kohen e Garibaldit, ashtu sikunder edhe Gjermania u bashkua gjate shekullit te XIX ne kohen e Bismarkut.

Ne Kuvendin e Lezhes u mblodhen principata shqiptare nga veriu ne jug, ku me te rendesishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiajt, ndersa nga pikepamja ballkanike ne te mori pjese dhe princi i Malit te Zi. Kuvendi vendosi komandant te pergjithshem te Lidhjes Skenderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak. Qe prej ketij bashkimi udheheqesi legjendar rriti rezistencen e ushtrise se tij dhe drejtoi luften per 25 vjet me radhe. Po t'i referohesh dokumentacionit historik, kuvendi i Beselidhjes nuk u mbajt rastesisht ne qytetin e Lezhes, i cili ne ate kohe ishte ne zoterimin e Venedikut. Kjo ngjarje e rendesishme u zhvillua ne kete qytet, pasi Lezha nuk perfaqesonte kryeqendren e principatave dhe ne kete menyre shmangeshin grindjet e mundshme dhe krijohej ideja e barazise. Kjo eshte cilesuar nga shume figura te asaj kohe edhe si nje nga veprimet diplomatike te Skenderbeut. Kuvendi u mbajt ne Lezhe, duke ditur faktin se Lezha me ane te pushtetit venedikas do te sherbente edhe si faktor perkrahje ne Europe, pasi nje nga idete me te medha te Lidhjes ishte integrimi i Shqiperise ne Europen perendimore.

Beselidhja e Lezhes perben nje prej ngjarjeve me te rendesishme te historise se mesjetes. Me pas ky bashkim i popullit shqiptar do te perseritej, kur ne vitin 1878 do te mbahej Lidhja e Prizrenit, e me pas ne Luften Antifashiste Nacional Clirimtare , Konferenca e Pezes. Ne te gjitha keto lidhje ideja themelore ishte bashkimi pa dallim feje, krahine dhe pikepamje politike i shqiptareve per ceshtjen kombetare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx