Kulturë
Liljana Molla: Dy fjalë për Selmantë e Grisë
E diele, 17.06.2012, 11:35 AM
-Kujtim ndër breza-
DY FJALË PËR SELMANTË E GRISË
Nga: Liljana Molla
Sadiki
Rama Ademi
Të flasësh dhe të shkruash për familjet atdhetare, për
veteranët e luftërave për liri e pavarësi sidomos në këtë vit jubilar të 100
vjetorit të pavarësisë sonë kombëtare, është nderë dhe detyrë për secilin nga
ne. Këtu, në këtë shkrim modest, po tregojmë për tre vëllezër, Ademin, Ramën e
Sadikin, burra malsie nga fshati Gri i rrethit Tropojë.
Janë bijtë e Selman Hasan Lushajt, burrë trim e i njohur
në Malsinë e Gjakoves. Ai i edukoj bijtë e tij me dashurinë për vatanin, duke
qenë vet pjesëmarrës në disa luftra
çlirimtare gjatë viteve 1878/ 81 nën udhëheqjen e Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit. Po ashtu, shumë aktiv edhe në vitin 1904 deri në shpalljen e
Pamvarsisë së Shqipërisë në vitin 1912. Selmani, së bashku me vëllajn Avdylin
Hasanin, sa herë doli kushtrimi, së bashku me shokë të tjerë të Grisë, morën
pjesë në luftrat e pandërprera për liri dhe pamvarësi.
Po kështu, edhe në vitin 1918 kunder Austro-Hungarisë i
morën edhe tre djemët me vete, deri sa u përzu armiku nga Malsija. Selmani
nderroi jetë në vitin 1927, kurse vëllai, Avdyli kater vjetë më pare, në vitin 1923 . Vëllai
i madh i djemve të Selmanit, (Avdyli,
nuk ka lënë djalë), Ademi , mori pjesë
ne luftën e Durrësit në vitin 1920
kundër Esat Pashës (tradhtar i kombit) dhe në nëntor të viti 1944, deri
në fund të janarit 1945, ka shërbyer partizan në prapavijat e brigatës 6
sulmuese. Në vitin 1940 – 42, ka bërë burg politik në burgjet e fashizmit
Tiranë . Vdiq në 17 nëntor 1947. Djali i dytë,
Rama, ka qenë luftëtar i Bajram Currit edhe në revolucionin demokratik-borgjez
të vitit 1924. Gjatë LANC-it, ka shërbyer partizan në komandën e vendit në
fshatin Gegyhsen, Tropojë. Vdiq, me 14
shkurt 1970.
Vëllai më i vogël nga djemët e Selmanit ka qenë Sadik
Selmani , i datëlindjes 1 Tetor 1904. U rrit në këtë familje atdhetare me
tradita të njohura në Tropojë. Kreu sherbimin ushtarak në Shkodër. I detyruar
nga hallet ekonomike, me shumë veshtirësi, hyri xhandar në 1933 deri në prill
1941, i ndihmuar nga Asim Vokshi , Mehmet Mulosmani qe e kan dashur dhe mbajtur
gjithnjë pranë. Gjatë LANC-it , vuajti
shumë sepse iu burgosen të dy
vëllezërit nga pushtuesit dhe ju
deshte të paguaj shumë para floriri për ti shpëtuar nga vdekja dhe burgu.
Që në fillim të vitit 1943 së bashku me shokët e lagjes e
fshatit, u bë bazë e LANC-it dhe vet
shkoi partizan në bataljonin e tretë të brigatës 25-të sulmuese deri në maj të
vitit 1945. Pastaj, vazhdoi sherbimin në komandën e vendit në Kolgecaj e me
forcat e mbrojtjes deri në fund të vitin 1946 . Ka kryer shumë vite detyra të
rëndësishme në fshat si kryetar i këshillit të pushtetit në Gri, maj 1946
-1952, dhe nga 1956 deri në vjeshtën e vitit 1959 anëtari i atij këshilli pushteti etj. Për merita lufte dhe trimërije
ai ka dy medalje : të çlirimit dhe të trimërisë .
Burra të Grisë, në vitin 1966. I pari (ulur
nga e majta)
Ramë Selmani dhe i dyti (në këmbë djathtas) Sadik Selmani.
Shënimi original, në shpindë të fotos
Theksojmë se, kjo familje ka qenë shtëpi mikpritëse terë
jetën e saj . Të tre vëllezërit, kujtohen si
burra të zgjuar, të njohur në rrethin e Tropojës. Ata , e sidoms Sadiki,
kanë dhënë shumë për pajtimin e njerëzve
që kanë pasur probleme, ngaterresa për pronat, grindje e zanje dhe deri në
vëllavrasje. Të tre vëllezërit, janë dalluar dhe si edukatorë të mirë në
familje, vëllazëri, në fshat e krejt shoqërinë.
Burrat e fshatit Gri,
në të gjitha kohrat, nuk vendosnin asgjë për probleme të ndryshme të
fshatit pa marrë edhe mendimin e “shtëpisë së Selmanit”. Kush i mësynte
ata për nderë e nevojë, e gjente derën hapur dhe bëhej çmos për t’i ardhur në
ndihmë shokut, kumarës, mikut a, qofte edhe udhëtarit të largët, të panjohur,
në drumin e malësisë.
Shtëpia e Selmanve, te Blini i Grisë. 1974,
(foto: Kolë Progni)
Vëllai i vogël, Sadiki,
hijeshonte vendin dhe kuvendin dhe ka qenë një thesar i vertetë nga
dituria. Ndërroi jetë me 8 dhjetor të vitit 1986 në moshen 82-vjeçare. U përcoll me nderim nga
djemtë e vajzat, nipat e mbesat, farefisi, shokët, miqtë si dhe veteranet e
luftës dhe të punës së rrethit të Tropojës por edhe nga shumë rrethe te tjera.
Edhe pse kanë kaluar mbi 25 vjet nga vdekja e tij, shprehjet dhe fjalët i
kujtohen si vlera që përdoren në oda
burrash apo mbledhje e takime nga më të ndryshmet në Tropoje dhe më gjerë.
Tre kullat dykatëshe të Selmanve (sot, thuajse shkret), në gështenjat e Grisë
Prej këtyre tre vëllezërve të njohur, sot janë mbi 30
familje në Tropojë, në Tiranë, e deri jashtë atdheut, në shumë vende të
ndryshme të botës.
Dhe, më poshtë, disa vargje nga një vjershë për këtë
familje:
…!
Nëse,
Ndokush ju pyet,
Për Selmantë e Grisë,
Përgjigj-juni,
Pa asnjë hezitim:
-Krejt në rregull!
Të shpërndarë,
Si koha (!),por,
-Vazhdojnë të përpjetën.
…?!
-Të gjithë,
I kanë fëmijtë,
(Edhe) ma t’mirë se veten.
./.
Marrë nga VOAL, mars 2012