Kulturë
Flet Engjëllushe Daja, këngëtarja e mirënjohur shqiptare e viteve `50-`70 ...
E diele, 17.06.2012, 08:55 AM
Duetet më të mira, me Anita Taken
Nga Albert ZHOLI
Engjëllushe Daja u lind në qytetin e Tiranës me 26 maj 1942. Që
e vogël ishte e apasionuar pas muzikës dhe baletit. Ka kënduar duete në
Estradën e Tiranës me Pavlina Nikën, Violeta Simonin dhe Anita Taken. Në
repertorin e saj shënohen këngë që kanë lënë gjurmë të thella në fondin e lehte
të muzikës shqiptare si “Revolucioni marshon”, “Mos ja pre letrat ushtarit”,
etj..
Këngëtarja
e njohur shqiptare e viteve ‘50-‘70 , sot 70 vjeçe rrëfen ekskluzivisht për
“Telegraf” fëmijërinë e saj të vuajtur, vitet në diktaturë dhe dashurinë e
madhe për muzikën.
Jeni 70 vjeçe, si ndiheni ?
Ndjehem
shumë mirë pasi demokracia më ka realizuar gjithë ëndrrat dhe dinjiteti dhe
morali im u vu në vend. Në sajë të Kryeministrit Prof. Dr. Sali Berisha dhe
këshilltarit të tij z. Admir Drago, i cili ka bërë shumë për ne të përndjekurit
politikë. Nuk e besoja se do vinte një ditë që të merrja çka më ishte mohuar.
Por demokracia ka filluar të veprojë me të gjitha hapësirat e saj.
Kur
keni dalë për herë të parë në skenë?
Paraqitja
ime e parë skenike ka qenë në Estradën profesioniste të Fierit si këngëtare
profesioniste, kur isha vetëm 18 vjeç dhe sapo kisha mbaruar shkollën e
kulturës degë e liceut artistik në Tiranë. Për mua Fieri mbetet qyteti i
realizimit të ëndrrave rinore. Aty mora mjaltin e zemrës për të çarë në rrugën
e bukur të këngës. Profesioni i këngëtares është shumë i vështirë, pasi do zë, do
fuqi, por duhet të dalësh edhe mbi barrierat e kohës. Çdo kohë ka vështirësitë
e saj. Askush të mos mendojë se këngëtari në skenë duket gjithmonë i qeshur,
por edhe ai ka hallet pavarësisht se nuk i tregon.
Cilat janë disa nga këngët në reportorin tuaj ?
Kam kënduar këngë të ndryshme në të muzikës së lehtë, por edhe të muzikës
popullore. Punova për disa vite në estradën e Fierit ku u spikata si një
talente. Aty krijova fansat e mi.
Po në Festivalet e RTSH, a ke marrë pjesë?
Eh. E realizova edhe atë ëndërr. Pas shumë sukseseve me Estradën
e Fierit më pas marr pjesë ne Festivalin e 11-të të RTSH, ku marr çmimin e dytë
me këngën “Revolucioni marshon”. Ndoshta e dini se çfarë ngjau pas atij
festivali. Një “furtunë” që diskutohet edhe sot. Ai festival për mua mbetet më
i miri për shumë arsye. Në radhë të parë se solli një frymë të re. Solli një
frymë perëndimore. Solli një ritëm në muzikë duke bërë epokë. Jam shumë e
lumtur që kam marrë pjesë më atë festival. Në shumë gazeta edhe sot lexoj se
çfarë fryme solli ai Festival gjigand, me aromë lirie, që për periudhën ishte e
pamenduar. Ja këtë të bën arti, të çliron nga gjithçka. Të jep hapësirë dhe ide
të reja. Arti nuk mund të lidhet me zinxhirë.
Cili
është pengu juaj më i madh?
Pengu
im më i madh është diktatori Hoxha, i cili privoi talentin tim dhuratë nga zoti
të drejtën e studimit dhe mbi të gjitha lirinë. Isha në kulmin e arritjeve të
mia kur më erdhën këto privime.
Si e kujton kohën e rinisë?
Me shumë ëndje. Kam pas shumë gëzime dhe pse mi prenë ëndrrat në
kohën më të bukur. Por edhe me privime kam pas ato të veçantat që unë e di se
si kujtohen.
Mendimi juaj për Enver Hoxhën?
Mbetet një diktator i madh, i pashembullt, por që për artin deri
diku ishte i interesuar pasi e kishte ideologjizuar.
Si
Duke
pirë një kafe me bashkëshortin tim e duke bërë punët e shtëpisë.
Cila është këngëtarja shqiptare më e mirë, sipas jush ?
Rona
Nishliu. Ka një zë brilant. Ka talent dhe është shumë profesioniste. Ka
karakteristika që pak femra këngëtare i kanë sot.
Cili
është personazhi shqiptar i veshur më mirë, sipas jush ?
Sot
ka shumë. Kryesisht politikanët dhe artistët. Më pëlqejnë femrat artiste ndërsa
nga meshkujt do të thosha Hermes Nikaj, balerini i njohur.
Cili është mesazhi juaj për artistët e rinj?
Mbi
të gjitha shumë punë në drejtim të artit, me diksionin, nuancat dhe diafragmën
e zërit si dhe pasionin për muzikën.
E lexoni shtypin?
Lexoj të gjithë titujt e gazetave në televizion kur japin titujt dhe sipas rëndësisë dhe gazeta. Por pëlqej më shumë revistat.
Ah, ma gjete. Kam shumë qejf të gatuaj. Këtë e kam profesion të
dytë. Gatuaj çdo gjë si gjellët tradicionale, por edhe nëpërmjet librave të
shumtë që kam. Një femër
duhet patjetër të gatuaj mirë.
Kryesisht çfarë pini gjatë ditës?
Kafeja është pija ime e preferuar. Pastaj dhe lëngje, por kafeja e para. Është e mirë kjo e bekuar.
I ndiqni telenovelat?
E cila grua nuk i ndjek. Këto të fundit të kinemasë turke janë
shumë të bukura. Janë realizuar bukur. S’mund të rri pa parë telenovela.
Në kohën e lirë çfarë bëni?
Përveç telenovelave bëj dhe shëtitje. Kryesisht në vende me gjelbërim.
Ku i bëni pushimet?
Ku tjetër veç detit. Deti të bën për vete me kaltërsinë, por dhe
me aromën, me jodin.
Mos vallë pëlqeni më shumë prodhimet e detit?
I dua, mos ta fsheh. Në përgjithësi prodhimet e detit më pëlqejnë sidomos po ti gatuash mirë.
Çfarë librash lexoni?
Kur kam kohë ndonjë roman me dashuri. Dua gjëra të lehta. Nuk i duroj dot librat policesk.