Kerko: xhafer leci
Xhafer Leci: Një bisedë me Maxhun Smajlin
E hene, 28.05.2012, 09:46 PM
Marshi i
parë me karakter kombëtar.
Një bisedë me Maxhun Smajlin
Nga Xhafer LECI
Maxhun
Smajli është publicist. Eshtë shqiptari i parë në historinë tonë, cili i ka dhënë
vetes një detyrë madhore kombëtare, liridashëse dhe të mundimshme me plot
sakrifica. Maxhun Smajli ka nisur që prej 24 marsit 2012 marshin e tij 78 ditor
për të përkujtuar dhe nderuar luftën çlirimtare në Kosovë e bë veçanti
kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për
çlirimin e saj. Marshin ai e ka titulluar si ” Marshi i mërgimtarit” dhe e nisi
ditën kur avionët luftarakë të NATO-s filluan sulmin kundër ushtrisë dhe
policisë vrastare të Serbisë. Ky rrugëtim zgjatë 78 ditë aq sa kanë zgjatur
bombardimet kundër Serbisë, pra ditën e çlirimit të Kosovës më datën 12 qershor
2012- do të arrijë në vendin e caktuar, në Koshare, aty ku u zhvillua beteja më
e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pushtuesve dhe sunduesve
serbë në Kosovë, kundër ushtrisë, policisë dhe paramiltarëve të Serbisë.
Ky burrë liridashës
i madh e burrë i guximshëm, për nder të çlirimit të Kosovës më 12 qershor 1999-
e në përvjetorin e 100-të të Pavarësisë së Shqipërisë, vazhdon udhëtimin e tij
në këmbë në trajektoren prej
Për shkak
të mos sigurisë së kalimiit nepër teritoret sllave, Maxhuni ka zgjedhur një intenerar
tjetër të udhëtimit drejt Koshares në Kosovë. Ai ka filluar udhëtimin në rrugën
nga Gjermania nepër Austri e Itali, duke kaluar detin Adriatik me anije Bari-Durrës.
Nga Durrësi vazhdon marshin në drejtim të Kosovës për
Kam pasur
rastin të dëgjoj e të lexoj për marshe të natyrave tjera, ka njerëz që kanë shëtitur
boten në këmbë.
Maxhuni
pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë
emigroi në Gjermani. Ndërkohë si para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë,
edhe si mërgimtar, ai vazhdimisht është angazhuar të merret me aktivitete e punë
konkrete në dobi të së mirës dhe interesit mbarëshqiptar. Për herë të parë e kam
njohur përmes linjës së telefonit mobil, në
mars 2007-tës. Ai më mori në telefon dhe m’u prezantua:
- Jam
Maxhun Smajli, më thotë ai.
- Po
Maxhun, i them, ju njoh dhe ju më 2004-ën ma keni dhuruar librin tuaj “Lufta
dhe dilemat shqiptare”. Maxhuni më tregon
se ka lexuar shkrime të mia, si dhe për promovimin e librit tim...
I them se
në prill do e ndërroj banesën dhe se kam disa mijëra ekzemplarë të gazetave në gjuhën
shqipe nga vitet 1990-ta e deri më sot i kam ruajtur të gjthë numrat e gazetës “Rilindj”,
“Bota sot” etj. Dhe se në banesën e re nuk kam vend ku i lë.
- Gazetat
e vjetra shiten 10 deri 20 cent, më thotë
Maxhuni, dhe do vi ti mar... Kam një Bibliotek kombëtare-shkollore si arshivë në
Kosovë dhe dëshiroj të kam sa më shumë materiale
libra, gazeta etj. Jo i them, unë nuk ti shes, por do ua fali të gjitha. Maxhuni pas pak ditësh erdhi
dhe i mori gazetat.
Me këtë rast në shtëpinë time patëm biseduar shumë në lidhje me luftën dhe dilemat rreth saj. Nga Mxhuni, si reporter i njohur gjatë luftës, pa dyshim që secili ka çfarë të mësojë. Sidomos për luftën, gjenocidin dhe spastrimin shqiptarëve të Kosovës nga forcat shoviniste të okupatorit serbo-sllav.
Diku në fillim
të masit 2012-të z.Maxhun më bëri një ftesë për të marrë pjesë në ceremoninë parapërgatitore
të marshit të tij, ku për shokë, miq e dashamirë kishte organizuar një takim,
koktej... Për shkaqe shëndetësore nuk pata mundësinë të jem dhe unë pjesë e
atij organizimi përcjellës, ceremonial “Marshi i mërgimtarit”.
Përmes
telefonit fola dy herë me zotin Maxhun. Biseduam gjatë. Më interesonte ta
pyesja për përgatitjen e tij shpirtërore, fizike, morale... I tashë se për këtë
rrugëtim kaq të gjatë duhët bukur një përgatitje.
- Jam përgatitur dhe furnizuar me shumëçka që më nevojitet për rrugë, shton Maxhuni. Kam lexuar e biseduar me njerëz gjermanë që kanë përvoj udhëtimesh këmbësore..., si veshja me rroba të lehta udhëtimi, me mjete për shënime, filmime e incizime gjatë udhëtimit. Si p.sh. vendet malore, rrugë, objekte e njerëz me të cilët do kam rastin të takohem e bisedoj gjatë udhtimit...
- Pse e
keni zgjedhur Kosharen si vendin e parë që dëshroni ta vizitoni, e pyeta unë?
- Sepse
aty është thyer kufiri shqiptaro-shqiptar, Shqipëri-Kosovë, i betonuar dhe
ndaluar 100 vjet nga okupatori serbo - sllav, duke mos na lejuar ta vizitojmë njeri
tjetrin edhe pse jemi vëllezër nga gjuha e gjaku dhe në trojet tona. Në Koshare
është bërë beteja më e madhe dhe aty kanë rënë dëshmorë luftëtarë nga të gjitha
trojet e Shqipërisë etnike, bile edhe nga vullnetarë të huaj. Kjo është arsyeja.
- A të kanë
kontaktuar ndokush nga ministritë e Qeverisë së Kosovës? – e pyes.
- Jo deri
më tani askush, më përgjigjet Maxhuni..
- Ku të arrini në Koshare a do ju presin ndokush nga
autoritete e pushtetarëve?
- Nuk e di, miq e shokë të luftës e paqës sigurisht se po, besoj që edhe zyrtarë të Komunës së Junikut, por gjithçka mbetët ta shohim.
Më 20.04.2012-të
Maxhunin e mar në telefon dhe e pyes nëse asht lodhur, e ku gjendet tash. Ai më
tregon se është në Trento të Italisë duke udhtuar në drejtim të Veronas. Ai
kishte bërë atë deri aso kohe 28 ditë udhëtim dhe llogariste kohën kur do të mbërrinte
në Koshare. Duheshin edhe 50 ditë të tjeramë kan mbetur edhe 50 ditë tjera
shton Ai.
- Nga sa kilometra udhëtonë në ditë?,
vijova ta pyes.
- Nga
- Më pas e pyes së si jeni pritur nga
njerëzit që i keni takuar gjatë rrugës...?
- Është shumë interesante, më thotë Maxhuni,
sa njerëz të mirë ka kjo botë, cilët të marrin me fjetë në shtëpitë e tyre, të shërbejnë
të hash e të pish, e nëse nuk kanë vend, të ndihmojnë për mes kishave e tjera për
të bërë konak. Janë të interesuar ta dinë kush jam, ku shkoj dhe për çfar e bëjë
këtë...? Kur u shpjegoj se jam shqiptar nga Kosova dhe këtë e bëjë për çlirimin
e vendit tim...disa nga ata më japin kurajo, guxim më përgëzojnë dhe më mbështetin
moralisht...Disa edhe më pyesin për gjendjen momentale në Kosovë, etj.
Disa thonë, kemi dëgjuar dhe parë përmes ekraneve televizive luftën në Kosovë, por tani pak dim për Kosovën...
Më 17 maj
2012 e marr përsëri në telefon dhe e pyes:
- Ku je o Maxhun Smajli., si je me shëndet
dhe si e keni kaluar?
- Jam në Trenitapoli të Italisë. Kam
kaluar për nja
Me shëndet
jam mirë, por bukur moti kam një dhimbje të gjishtit të vogël të kambës së djathët,
dhe qe 3 ditë një ndezje-dhimbje në gjunin e kambës së majtë, po i mjekoj vetë duke
i ngjeshur dhe lyer me do kremë... Megjithatë
besoj se do më punoj shëndeti dhe fati. Nëse jam shëndosh e mirë me datën 22
maj 2012 do të jam në Durrsë, Shqipëri.
- Po a merziten familja e juaj? Çka
thonë kur flisni me ta?
- Po për çdo ditë më thërrasin shokë e
miq, sidomos familja ime, djali Agoni, i cili ka lindur me 10 gusht 1998 në luftë
në rajonin e Mitrovicës, atëherë kur ashpër luftohej në Junik...
Agoni më përcjell
me internet kur ka kohë dhe më tregon ku gjendëm, për rrugën, vendet malore,
objektet si restauronte, kisha etj. Jo vetëm djali e familja ime, por edhe miq
e shokë më ndihmojnë moralisht. Disa që as nuk i njoh, por që kanë dëgjuar për
marshin tim dalin diku e më presin në rrugë, më japin ngapak para, karta
telefonike për celulularin tim ... Ka edhe nga ata që më kanë intervistuar gjatë
udhëtimit... Dhe kjo mua më bënë kureshtar e më jep forcë të ndjehem mirë.
Maxhunit
i dëshirova shëndet të mirë dhe rrugë të mbarë, duke i premtuar se përsëri do dëgjohemi
përmes telefonit celular...
- Më 23 maj në ora19.00 Maxhunin përsëri e marr në telefon
dhe e pyes ku gjendët tash. Më tregon se
është në tokën shqiptare, në Derven afër Fushë Krujës dhe se sot ka udhtuar vetëm
Po mjetet
e informimit... Më ka intervistuar TV-Top Channel, më thotë ai.
Ky është Maxhun
Smajli, të cilin më 12 qershor e pret Kosharja, e pret Kosova, dhe me ç’rast ne
shqiptarët kujtojmë ato ditë të lavdishme, kur bota e qytetëruar, Amerika dhe
Europa, u gjedën krah nesh, duke na dhënë ndihmën e nevojshme që të jemi të lirë
në trojet tona.