Kulturë
Shefik Shkodra: Në pragun shekullor
E diele, 27.05.2012, 02:22 PM
 SHEFIK SHKODRA
SHEFIK SHKODRA 
NË PRAGUN SHEKULLOR
( Jubilare )
Më dukej se koha po ma merrte inat
s’më linte të qetë as në këtë botë
dhe frikshëm llomotisje për ëndrrat
s’dije t’i shpjegoje kurrë plotësisht,
më brente padukshëm si pika pikti!
*
Nga tabu e ndrydhje fryme në hiç
qarshive të huaja me lakmi njeriu
nga tërbimet pa zot si mbi egërsirat 
që shkelnin aq mizorisht si baltën
nga djegiet shkrum edhe të tokës
që s’gjeje strehë në vendin tënd 
qyqe me ve të shpërndara botës
në çerdhet përzier me të panjohur 
nga rrufe demonesh të papritura
kur mendoje e dëshiroje qetësi
nga mure ngjyrosur kuq në përjetësi 
vargonj çeliku e dryna ndryshkur 
nga tërbimet që futën frikën në djep
frymëzuan zogjtë në këngëtim të gjithë 
nga përbuzjet nëpër tryeza publike
u zhduk përtacia në ara e livadhe – 
nga asgjëja u krijua familja e madhe, 
leht e pa zor kur puhizë lirie ngërthen
e rrezatimi përlan gjithë tokësorët 
*
Sikur copëzat e letrës duke mbledhur 
fleta ta zinte pritën në udhtëtim
bebëza pengohej nga fija e padukshme
forca të lëshonte në hope të shtigjeve 
kur i ruaje bagëtinë gjithë ditën në vrap
besoje se koha do të ndërronte pa thurimë
dhe kështu s’do të shqetësoheshe prapë  
me shkronjat e fshehura nën sqetulla 
lëkura ishte shqyer nga damarët e fryer
Pasqyra e plasaritur t’i rrënonte ëndrrat
një ndjenjë vetimë të ngacmon gjallërisht
si grishje kujtimi për rrugën e shkurtër 
Çuka e largët shumë e me lloz shekullor
harresa gati kishte thurë rrjetë merimange 
përhitja mbizotëronte mbi mua, po jam
mbi rrënoja e murana të vonesës sime 
u shfaq gjeografia e lashtë shpirtërore 
gjaku u ngjall i ngrirë në kafaze llahtare – 
u njom etshëm shpresa e djegur si gazi
muar kuptim sipërfaqes dhe eterit  
ngjyrat rregullohen sipas stinës me ne
në këtë jubile.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










