Shtesë » Video
Nënat e kombit, historia e motrave Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi
E shtune, 21.04.2012, 04:02 PM
Patrioteve që u detyrohemi më shumë për çështjen kombëtare
Në vitin
1979 të gjithë shqiptarët shijuan efektet mbresëlënese të filmit patriotik
“Mësonjëtorja”, realizuar me aktorët më të mirë të kohës. Njëkohësisht kuptuan
se bëhej fjalë për çeljen e shkollës së parë shqipe të vajzave në Korçë, por
vetëm kaq. Për habi propaganda e kohës, apo një mendje e djallëzuar ishte
kujdesur që në asnjë rast të mos shkohej në cilësimin e personazheve të veçantë
historikë. Të emrave realë të cilëve u dedikohej filmi. Pra në asnjë rast nuk u
tha se skenari ishte ndërtuar mbi biografinë e patriotes Sevasti Qiriazi, që në
film vjen me emrin Dafina si dhe të vëllait të saj më të madh, Gjerasimit,
mishëruar në personazhin e Stefan Bardhit.
Po përse
në këtë film patriotik, që evokonte një ngjarje të shekullit të 19, të rreth 90
viteve të shkuara, nuk përmendeshin emrat e personazheve realë, apo qoftë një
dedikim në fillim apo në fund të filmit?
E thënë me pak fjalë, edhe pse artistët kryesorë, kishin kaluar ditë të tëra pranë familjes së Qiriazëve, që të futeshin sa më mirë në rol, propaganda e kohës nuk e kishte parë të arsyeshme të identifikonte filmin me këtë familje.