E premte, 25.07.2025, 07:28 PM (GMT+1)

Kerko: a

Agron Shabani: Revolucionet e njohura politike dhe historike në SHBA-së, Francë etj.

E hene, 20.02.2012, 08:57 PM


Nga Agron Shabani

 

Duke menduar në Revolucionet e njohura politike dhe historike në SHBA-së, Francë etj.Gjegjësisht, në ndikimet dhe reflektimet e tyre eksterne dhe eksplikative në ngritjen dhe konstituimin e të të ashtuquajturave ´shtetëve nacionale dhe ideologjike-si revolucione prej së larti´ dhe ´shtetëve qytetare dhe demokratike´si revolucione moderne ose bashkohore:

 

Nga Gjon Loku (John Locke ,169O) për herë të parë është hartuar dhe formuluar koncepti shkencorë dhe humanist mbi kombin, shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Kështu në veprat e tij të njohura si "Dy Diskutime mbi udhëheqjen e shtetit" dhe "Mendimet mbi zhvillimin dhe edukaten", Gjon Loku duke i studiuar dhe analizuar në hollësi procesët ose zhvillimet e ndryshme evolutive,empirike,organike,primatologjike dhe të tjera të njeriut dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare, të drejtën dhe sovranitetin e popullit (në këtë kuader edhe të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të popujve ose kombëve të ndryshme së bashku me ato për protesta të ndryshme ose rezistencë gjithëkombetare ose mbarëpopullore ndaj abuzimëve,pardrejtësive,paradokseve,anomalive ose patologjive të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, ushtareke, historike dhe të tjera) asokohe i kishte ngritur dhe projektuar në nivelin e bazamentëve (fundamentëve) me të rëndësishme ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë.

 

Për me tepër ndërkaq, i paralajmëruar, konceptuar dhe anticipuar si "paralojë" ose një ´pranverë e madhe´ revolucionare, politike,shtetërore, nacionale,qytetare, demokratike dhe historike në nivel kontinental dhe interkontinental. Revolucioni i njohur Amerikan ( 1775-1783) i ideuar, zhvilluar dhe idealizuar asokohe nga presidentët e parë (legjendarë dhe historik) të SHBA-së si Xhorxh Uashington, Tomas Xheferson, Benxhamin Franklin, Gjon Adams dhe të tjerë.Si të atillë e ngritit dhe promovoi edhe popullin ose kombin e madh amerikan së bashku me lirinë dhe pavarësinë e njohur të Shtetëve të Bashkuara të ngritur dhe projektuar në bazë të ligjëve të njohura të Zotit dhe Natyrës. Respektivisht, mbi bazën e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura globale dhe universale të popujve ose kombëve të ndryshme gjithandej globit për lirinë dhe pavarësinë e tyre shtetërore dhe nacionale që burojnë nga ligjët e lartëpërmendura hyjnore dhe natyrore.

 

Mbase, gjithnjë fjala mbi etapat ose periudhat e mesipërme evolutive,revolucionare dhe historike në Angli (Britani të Madhe), SHBA-së, Francë dhe kudo.Përkatësisht, në ndikimet,imlikimet dhe reflektimet e tyre eksterne ose eksplikative  ne ngritjen,konstituimin dhe zhvillimin e shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive dhe me largë.

 

Në këtë frymë të lartëpërmendur revolucionare dhe evolutive, Monteskiu (Montesqiuoe) dhe mendimtar ose filozof të tjerë botërorë ose ndërkombëtarë, konceptin e lartëpërmendur shkencor dhe humanist të Gjon Lokut, ndonëse të transformuar dhe modifikuar paksa konform  ligjëve, rregullave,trendëve dhe standarde të mevonshme moderne ose bashkohore të rrjedhave dhe zhvillimëve të përgjithshme   shtetërore,nacionale, politike dhe historike të popujve (kombëve), shtetëve ose shoqërivë të ndryshme njerëzore ose qytetare.I kishin hartuar dhe formuluar konceptët,pikëpamjet, idetë dhe vizionet e tyre historike, filozofike dhe politike mbi shtetin modern ose bashkohor në kuptimin e plotë të fjalës.Duke e preferuar kohabitacionin ose dihotomominë e njohur institucionale dhe konstitucionale në mes tre mekanizmave kryesorë ose ambivalente të shtetit dhe shoqërisë siç janë legjislativi, ekzekutivi dhe juridikativi.Respektivisht, parlamenti, qeveria dhe kushtetuta e vendit.Duke i paraprirë në këtë sfond edhe hartimit dhe formulimit të Kushtetutës së njohura Amerikane "Checks an Balances" (lexo:Ligjet ose rregullat dhe kontrolli) e cila me kalimin e kohës do të bëhet si të thuash ´Bibla´ose  ´Abetarja´me e rëndësishme ose kryesore për shumicën e popujve dhe shtetëve të ndryshme qytetare dhe demokratike anëkënd globit.

 

Ndryshe nga kjo, Revolucionet e sipëpërmendura në Europë dhe Amerikë së bashku me arritjet, zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të shkencave të njohura moderne dhe empirike.Respektivisht, industriale dhe teknologjike.Përveç tjerash asokohe e kishin ngritur dhe themeluar të të ashtuquajturën shoqërinë moderne ose bashkohore, gjegjësisht, industriale dhe kapitaliste të Perëndimit.Të konceptuar,përceptuar dhe anticipuar asokohe konform ligjëve, rregullave dhe standardëve të njohura humaniste, avangarde dhe progresiviste mbi liritë dhe të drejtat e barabarta ligjore, sociale,politike, ekonomike dhe të tjera pa dallime të ndryshme racore, etnike, nacionale, gjonore, fetare etj.etj.

Ndërkaq, pas shfaqjes së sistemit të njohur industrial dhe kapitalist si praktikë e përgjithshme dhe teori , dikur me vonë me format dhe metodat e njohura revolucionare dhe  diktatoriale-bolshevike ( lexo: Diktaturën e  njohut të proletariatit etj.) do të "lindte´dhe shpërfaqej e ashtuquajtura "shoqeria pa klasa".Gjegjësisht, sistemi i njohur komuno-socialist i identifikuar  me figurat e njohura të Karl Marksit, Fridrih Engelsit, Eduard Bernshtajnit, Prudhonit, Bakuninit , Leninit, Trockit, Buharinit, Plehanovit, Stalinit etj. Gjegjësisht,me të të ashtuquajturat "Internacionalen e parë", "Internacionalen e dytë", "Internacionalen  e tretë" dhe kështu me radhë.

 

Vazhdojmë në editoriale tjera të Zemrës Shqiptare....



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx