Mendime
Ismet Uka: Faktori ndërkombëtar dhe vendor duhet pa tjetër të ndryshoj politiken rreth Kosovës
E hene, 12.09.2011, 07:50 PM
Faktori ndërkombëtar dhe vendor duhet pa tjetër të ndryshoj politiken rreth Kosovës.
Nga Ismet Uka- Vushtrri
Ish punëtor i Kombinatit Trepça
Politika e faktorit ndërkombëtar e deritanishmja nuk i dha rezultatet e pritshme nga populli shumicë ne drejtim te funksionalizimit te një shoqërie te mirëfilltë demokratike. Shumë shtete te bashkimit evropian e kanë plot gojën shtet dhe shtetësi te Kosovës ne publik kurse rrugëve sekrete e amortizojnë shtetësinë e saj me veprimet e tyre kinse për zbatim te ligjit,dhe rendit ne meset e tyre po i iritojkan pakicat a sidomos pakicën serbe
Dihet qe Kosova si shteti ma i ri ne regjion i kanë munguar shumë mekanizma për luftimin e kriminalitetit te llojeve te ndryshme qe janë shfaq ne territorin e Kosovës a veçmas ne pjesën veriore te vendit ku me vet futjen e kforit ne Kosovë ne qershor te vitit 1999 forcat paraushtarake serbe militare dhe paramilitare kanë veprua dhe punua ne pjesën veriore te Kosovës pa u penguar nga askush.
UNMIK-u si ekzekutues i ligjeve te veta qe i paraqitke ne bazë te rregulloreve te veta pjesën veriore e la nen ndikimin e kontrabandave serbe duke e ndërpre edhe punën e gjykatave gjë qe askund ne rruzullin tokësor elementeve kriminele rreptësishtë u ndalohet prekja ne institucione vitale shtetërore dhe prekja ne to nuk lejohet për kurrfarë çmimi, mirëpo UNMIK-u nuk ishte i interesuar qe te funksionoj ne Kosovë rendi i mirëfilltë juridik e pastaj nuk ishte i interesuar qe edhe gjykatat ne pjesen veriore te funksionalizohen. Kurse ne anën tjetër kur raportonte për Kosovën ne këshillin e sigurimit shpesh here kritikonte institucionet e Kosovës për mos funksionimin e drejtësisë ne Kosovë për trafikim me qenie njerëzore, drogë e prostitucion dhe duke harrua se ky vet ishte aji qe po i ushqen elementet kriminele te veprojnë dhe te bëjnë këso veprash kur gjykatat ne veri i mbante te mbyllura .
Pra, misionit te kombeve te bashkuara ne Kosovë i doli mandati pa asnjë rezultat duke e përfshi edhe ekonomin e vendit te cilën e shkatërroj aq fort saçe vite te tëra ne Kosovë kërkohet te punohet ne mënyrë te disiplinuar për ta rimëkëmbur. Kurse sa i përket çështjes se sigurisë as qe i ka interesua UNMIK-ut për te ven rend dhe ligj ne pjesën veriore, mirëpo çdo here ka bashkëjetuar me ato grupe kriminele normal me ndonjë marrëveshje me strukturat kriminele serbe ju mos na ngucni neve e as ne juve.
Kjo gjendje e krijuar vite te tëra këtyre grupeve kriminele qe merreshin me kontrabandë te mallrave e njerëzve i joshi edhe shumë grupe kriminele shqiptare qe ti bashkëngjiten kësaj valle shumë te rrezikshme për shtetin dhe shtetasin e Kosovës. UNMIK-u ishte dhe sillej indiferent ndaj gjithë kësaj rrëmuje qe u krijua bile edhe lëshoheshin nga burgu kriminel serb te arrestuar ne Kosovë për krime lufte duke u arsyetua UNMIK-u se kinse paskan ik.
Ndaj këtyre veprimeve kundër ligjore te UNMIK-ut politikajt dhe institucionet e Kosovës rrishin indiferent pa u ankuar askund për veprimet e misionit te UNMIK-ut kundër Kosovës, pra, as politikajt tan nuk janë imun nga përgjegjësia për gjendjen e tanishme ne veriun e Kosovës sepse edhe këta shumë i kanë kontribuar me veprimet e veta apo mos veprimet kësaj gjendje e cila është sot ne at pjesë te Kosovës te gjithë qytetaret e Kosovës ka qen dashur te trajtohen ne bazë te ligjit ne aspektin social, shëndetësor ,por këtu u lejua qe qytetari te jetë jashtë ligjit dhe nuk trajtohen ne bazë te ligjit por punëtori trajtohet si bujk-robi pensionisti si krimineli, i sëmuri sipas pozitës materiale qe e ka nëse ka pare trajtohet e shërohet nëse s’ka i lehet mëshirës se Zotit. Pra, ne Kosovë institucionet e Kosovës ka qen dashur te luftojnë krejt për një realitet tjetër ekonomik social arsimor juridik e politik për realitetin si trajtohen qytetaret e shumë shteteve ne regjionin ballkanik por edhe evropian. Është e vërtet qe Kosova ka qen e udhëhequr nen mandatin e kombeve te bashkuara shumë vite mirëpo politikajt tan nuk mund te arsyetohen me shukaten e tyre te cilën e bënin kur ne pjesën veriore ndodhshin krime te rënda kundër Kosovës, si ne ekonomi dhe njerëz kurse politikajt tan i pregatitëshin me mia faqe alloborate kundër njeri tjetrit e pse pësonin qytetaret atje nga bandat kriminele e ndërkombëtaret rrinin indiferent ndaj gjithë kësaj qe ndodhte e polikajt tan paraqiteshin se nuk po shohin po i ki rrok çështja e luksit te vet. Pra, sot krejt ajo neglizhencë e njeriut te Kosovës ndaj te keqes qe u bënte ne pjesën veriore na solli ne kit pozitë ku jemi.
Tentimi i qeveris se Kosovës për te vënë sovranitet mbi pikat kufitare 1 dhe 31 është për tu përshëndet,dhe ky veprim edhe se i vonuar është veprim shumë i qëlluar, por veprimi se si është intervenua nuk përputhët me gjendjen e krijuar atje e pastaj edhe suksesi i këti intervenimi ka qen shumë i mangët. Tani tërheqja e policisë kosovare e menjëhershme gjendjen e ka rikthye thuaj ne pozitë te njëjtë ne te cilën ishte. Tani KFOR-i për t’ja lehtësuar punën veti e ka shpall zonë ushtarake pjesën veriore ku ne at zonë kanë qasje vetëm KFOR-i dhe EULEX-i kurse policisë ton rrepsisht i ndalohet te ketë qasje atje dhe tani prapë KFOR-it ju ka dhanë mundësia qe te dialogoj për pjesën veriore me serbin ne bazë te rezultues 1244 duke i anashkaluar institucionet e Kosovës por edhe kushtetutën e saj. Pra,atje ku mungon prezenca e jote te mungon informimi i drejt dhe i bollshëm, unë si qytetar i Kosovës asnjëherë skam qen i informuar mirë edhe drejt se qa po ndodh ne pjesën e rudarit sepse reporterët e mediumeve raportonin buzë urës se ibrit nga pjesa jugore.
Tani edhe policia e EULEX-it është atje qe rezultatet e saj për te vënë rend dhe ligj ne at pjesë ne favor te qytetarëve te Kosovës, çdo here kësaj policie i ka mungua .Kjo polici ka ne radhët e veta polic te cilët kanë qëndrim armiqësor ndaj shtetit te Kosovës dhe veprimet e tyre shpesh here e kanë treguar disponimin e tyre kundër popullit shumicë. Këta e kanë dit dhe e din edhe politikajt tan por rreth keti veprimi te kundër ligjshëm te kësaj policie asnjë fjalë.
Policët Ruman qa kërkojnë ne radhët e policisë se EULEX-it arrin nga Serbia. Pra, për gjendjen ne veri fajtori nuk është i pa njohur këtu fajtor janë te tri pushtetet KFOR-i qeveria e Kosovës dhe EULEX-it a sipas meje fajtor kryesor janë qeveria e Kosovës se njëmijë krime kanë ndodh ne pjesën veriore kurse UNMIK-u e KFOR-i e tani se voni edhe EULEX-it bashkëjetonin me kriminelet natë pjesë pa i tremb askush, kurse politikajt tan dikush thumit e tjetri potkoj duke u zhyt ne korrupsion deri ne fyt veriun vite te tera e harruan pa e fol kush një fjalë rreth krimeve qe bënin serbet atje para syve te KFOR-it UNMIK-ut e tani edhe te. EULEX-it
Pra, tani e tutje mos te çuditet as KFOR e as EULEX-i por edhe as qeveria e Kosovës nëse shqiptaret te fillojnë te organizohen te vet mbrohen sepse sovraniteti i një pjese te territorit te shtetit te Kosovës është ne rrezik nga strukturat kriminele ne at pjesë ku kit rrezik te gjithë te thirrurit për ta mbrojt po rrinë indiferent ndaj gjithë kësaj qe po ndodh, ne at pjesë popullata shqiptare ne pjesën veriore çdo here ka pësuar nga këta kriminel e askush kurrë nuk u arrestua por çdo here ka pasur deklarata boshe se hetimet vazhdojnë e kurrë kush nuk u zbulua e dënua për krimet qe po i bën ne pjesën veriore. Atje u konstatua nga KFOR-i se ekziston një forcë e armatosur me armët ma moderne deri edhe ne snajper, kjo po tregon seriozitetin e rrezikshmërisë te shqiptarëve ne at pjesë çka nëse edhe shqiptaret formojnë strukturat paralele mbrojtëse atje kjo sipas veprimeve qe i pamë me sy te kriminelëve serb e sjelljes se KFOR-it e policisë se EULEX-it e te Kosovës popullata shqiptare atje plotësisht ka te drejt ta mbroj vet veten sepse vite te tera është e rrezikuar nga këto grupe kriminelesh e askush asnjë fjalë rreth rrezikut qe i kanoset kësaj popullate. Intervenimin e qeveris se Kosovës për vënie te rendit kushtetuar e ligjor ne at pjesë, ndërkombëtaret po e quajnë intervenim te njëanshëm qa dot thotë ky intervenim nuk paska qen dashur te ndodh por edhe ma tutje te vazhdohet me avazin e vjetër Qe ndërkombëtaret ta ruajnë rahatin e vet edhe pse atje grupet kriminele e shkelin rendin dhe ligjin nuk e kanë dert. Por tërheqja e nisive policore nga vendi i ngjarjes me insistimin e KFOR-it nuk është hap i matur i qeveris se Kosovës sepse prapë atje u rikthye policia e EULEX-it ata qe njëfarë forme vite te tera po bashkëjetojnë me krimin dhe kriminelet ne at pjesë kurse ne pjesën jugore te njëjtit kërkojnë edhe krimet patologjike kinse gjatë luftës qe i paskan bere shqiptarët. Pra, po shihet se edhe ne institucionet evropiane nuk koka gjendja krejt ne rregull sepse për sene te njëjta po matkan me kute te ndryshme. Pra, kriminelet ne radhët e pakicës serbe lehen te lirë te veprojnë nga EULEX-i kurse nder shqiptar edhe luftën çlirimtare përpiqen ta kanalizojnë e ta komprimitojn e te barazojnë viktimën me kriminelin. Prandaj nëse vërtet e dëshirojmë pjesën veriore ne përbërje te Kosovës ëndrrat duhet ti lami dhe prezenca e policisë ton tani e tutje duhet te jetë atje gjithsesi, doganieret tan se bashku me policin e Kosovës ne piken 1 dhe 31por edhe i EULEX-i e KFOR-i duhet te jen prezent qe ta kryejnë detyrën e vet te cilën u takon.
Tani duhet ta kemi te çart se masat e reciprocitetit nuk i ka godit vetëm strukturat kriminele te udhëhequra nga Beogradi, por ne këto struktura kriminele ka qen i inkuadruar edhe një klan shqiptar shumë i fuqishëm qe me mish e shpirt punojke me ato struktura atje për interesa te vetat e te Serbisë a ne dëm te shtetit te Kosovës. Qe unë mendoj qe shumë dit pa u nis policia speciale e Kosovës për ta vu nen kontroll piken 1 dhe 31 kundër zbulimi serb ka qen i informuar mirë. Tani duhet ta kemi te kjart se te gjithë biznesmenët shqiptar te Kosovës atëherë kur populli i tha ma me ty jo Serbisë ne vitet e 1990 këta biznesmen serbin e pranuan si shtet te vetin dhe Kosovën e shndërruan ne një treg shumë te fuqishëm për serbin. Serbia e shitke mallin ne Kosovë por edhe përfitonte pare te majme nga tatimi ne qarkullim e shumë gjana tjera qe unë nuk i di ku përmes këti tregu kosovar Serbia e plotësonte edhe fondin e vet devizor qe ne at kohë ishte shumë i nevojshëm.
Qeveritaret e Kosovës duhet ta kenë te çart edhe se ndodhi lufta kundër Serbisë ne pushtetin e Kosovës janë implikua shumë miq te saj qe me mish e shpirt punojnë kundër Kosovës e ne dobi te Serbisë, kurse patriotet qe Serbisë ja kthen pushkën qysh ne vitet 1912 e ne vazhdimisht deri me sot këta patriot janë metë jashtë një rrethi shoqëror dhe ju ka ardhur puna po vdesin urie nga varfëria. Kurse njerëzit qe vite te tera punuan për interesa te Serbisë neper shumë institucione shtetërore te Kosovës po luajnë rrol shumë te rëndësishëm ku edhe po e amortizojnë me sjelljet e veta funksionimin e shtetit te Kosovës ne te gjitha lëmit te jetës e punës. Deri sa mos te fillohet te ndahet shapi prej sheqeri Kosova kurrë nuk do ta ketë një politik te mirëfilltë demokratike shoqërore sepse me njerëz qe kanë bashkëpunuar me pushtetin serb për interesa te veta materiale e ne dëm te popullit te vet me ata njerëz kurrë nuk shkohet përpara.
Po i akuzojmë strukturat paralele serbe qysh po i quan dikush qe po merren me kontrabandë me mallra e njerëz ne te gjitha këto marifete janë te implikuar edhe kontrabandist ne radhët e shqiptuarve qe me vite kanë krijua miqësi me këto struktura serbe qe vite te tera tregun kosovar e furnizojnë me lloj lloj malli te kontrabanduarë serb, pa fije turpi dhe pa kurfar droje nga askush. Vetëm ta marrim me mend ndërtimin e pompave te benzinës ne pjesën veriore janë pompa te një teknologjie te fundit sipas te gjitha gjasave participusit kryesor ne ndërtimin e këtyre pompave janë biznesmen shqiptar qe pa marr parasysh dëmin me te cilin ja kanë shkaktuar Kosovës dhe popullit te vet këta shqip folës e kanë vazhduar tregtinë me serbin duke e dëmtuar shtetin e Kosovës, këta qytetar janë mirë te njohur edhe për pushtetin e Kosovës, por ndaj tyre nuk po ndërmerr pushteti kosovar asgje.
Dashuri nuk mund te ketë pa dy vet, por as tregti jo pushteti kosovar duhet ta analizoj funksionalitetin e vet edhe ne pjesën tjetër te Kosovës pra pjesën jugore sepse kjo është pjesa kryesore qe Serbisë i sjell te mira ekonomike duke ja hekë mallrat nga llagëmet e rezervave shtetërore duke ja mundësuar një çmim bukur te lart për mallra shumë bajate për popullin e Kosovës, kurse, Serbia krahas përfitimit material duke i freskua rezervat e veta shtetërore me mallra te freskëta qe normal nëse i paraqitet far gjendje emergjente te intervenoj me mallra te freskëta. Ta shikojmë miellin qe vjen nga Serbia është miell thuaje i pa përdorshëm sepse buka e posa gatuar brenda një ore bëhet bajat këtu ka dështuar kontrolli shtetëror i Kosovës mbi artikujt ushqimor qe hyjnë ne Kosovë, prej Serbisë.
Mbi te gjitha kemi dështuar edhe ne si konsumator sepse mallrat serbe po te kishte qen tjetër popull qfar krimesh ka bë Serbia mbi neve mallin e Serbisë kish me shkua një shekull e skish me përdor, mirëpo ne prodhuesit ton i sollëm ne buzë te dështimit duke i refuzuar prodhimet vendore e duke i konsumuar prodhimet serb. Pra, veprimeve kriminele te strukturave paralele edhe ne si konsumator u kemi ndihmuar njëfarë forme duke e konsumuar mallin serb te kantrabanduar nga strukturat kriminele multietnike te organizuara ne pjesën veriore. Sepse po te ishin refuzuar këto mallra serbe nga vet ne konsumatorët, Serbia me gjithë strukturat kriminele multietnike qe po veprojnë ne at pjesë ,kishin me lyp treg tjetër jashtë Kosovës për ti plasua nevojat e veta.
Pra, si po na dalin hesapet e fundit po shihet se breng e vetme e shqiptarëve te Kosovës nuk paska qen themelimi i një shteti te mirëfilltë te zhvilluar ekonomikisht, funksional juridikisht si dhe kontrolli i territorit kosovar ne tersin e saj. Dihet se kufijtë e Kosovës edhe me kushtetutën e vitit 1974 kanë qen kufi te pa lujtëshëm dhe te pa prekshëm, unë se di masë çlirimit kush lejoj qe te futen një mal rregulloresh te UNMIK-ut për rregullimin e brendshëm te Kosovës kur dihet qe te gjitha ligjet e aprovuara nga kuvendi i Kosovës pas vitit 1974 asnjë s’kanë qen diskriminuese .Te gjitha ato ligje qe kishin me shërbyer si bazë për trajtimin e shumë ngjarjeve u hodhën poshtë vet nga klika udhëheqëse kosovare u zhveshën nga legjislatura ku hyri UNMIK-u me rregulloret e veta. UNMIK-u ne mungesë te ligjeve penale për trajtimin e shumë veprave i futi ne përdorim ligjet e dala nga ish Jugosllavia. Por UNMIK-u i futi vetëm ligjet penale e ato humane kursesi, si ligjin e punës ligjin e shëndetësisë ligjin e pensioneve atë te trajtimit social te pa punëve e kështu me radhë. Pra, zbatimi i atyre ligjeve ka qen shumë ma human se rregulloret paushallë te UNMIK-ut qe javë përshtatke interesave te vet. Kuptohet deri sa te ishin aprovua ligjet e dalura nga kushtetuta e pavarësisë se Kosovës por kështu e kemi ne qe bëjmë hop pa kcye ne cek. Tash gjerat janë te ngatërruara aq fort qe s’po e kemi te çart se apo zbatohet kushtetuta e Kosovës ,rregulloret e UNMIK-ut apo rezoluta 1244 kjo duhet te sqarohet sepse reni juridik i Kosovës po atakohet nga vet ata qe janë te thirrur ta mbrojnë. Pra reni juridik i republikës se Kosovës u përcaktua me kushtetutën e Kosovës dhe te gjithë këta mbrojtësi te këti reni duhet te veprojnë ne frymën e kësaj kushtetute ne te kundërtën Kosovës dhe popullit te saj ma tepër i bëjnë dëm se dobi.