Mendime
Ilmi Veliu: Vetëm shqiptarëve u përseritet historia
E diele, 11.09.2011, 07:59 PM
VETEM SHQIPTARËVE U PËRSËRITET HISTORIA
Dokumente nga Arhivi i Muzeut të Kërcovës
Perse shqiptarët, në te gjithë trojet shqiptare, numrojnë në vend.
Cilit janë shqiptarët dhe partitë shqiptare që edhe sot punojnë per Greqine e Serbinë
Nga Dr. sc. Ilmi VELIU
Marrë nga letrat që Enver Hoxha me shokë ua ka derguar “vëllezërive” jugosllav.
Enveri në letrën dërguar Titos, me 23 shtator 1944, përpos tjerash shkruan:
"Vija e drejtë dhe e kjartë e Partisë Komuniste heroike të Jugosllavisë nuk ka qenë për ne vetëm një dritë, e cila ndriçon rrugën tonë, por njëkohësisht ka qenë edhe një mbështetje shumë e fortë. Dy partitë tona kanë vu në themel vllaznimin e të dy popujve tonë. Partia jonë ndihet e fuqishme sepse bri sajë ashtë Partia e madhe e Jugosllavisë dhe udhëheqësi i saj i urtë Mareshali Tito…..”
Enveri, ne latrat qe ia ka derguar Dushan Mugoshës, i drejtohet me emrin “Sala” dhe emrin e vertete te Dushanit e ka mëësuar pasi ai ik dhe kethehet në Jugosllavi. Nga kjo mund te shihet se sa kanë qenë te besueshem Enveri me shokë për serbomadhin Dushan Mugosha, sa që as emrin e vërtetë nuk ua ka treguar.
Enveri i shkruen Aliut (Miladin Popoviq, )
“ I dashtun Ali, ti qenke shumë ma i fortë se ne. Do të fillojmë nji kurs të vogël partiak, biçim konferencash me këto tema: “Lufta imperialiste e parë , dhe e dyta luftë; e drejtë dhe e padrejtë". (Lufta e I dhe e II Boterore, I.V.)
Lufta e drejtë dhe e pa drejtë , fakt që ashtë realizue mbi popullin shqiptar tash e 25 vjet; ( Koha e Zogut I.V.) padrejtësia ashtë përdorë dhe përdoret edhe tash në Shqipni nga antikomunistët. (Zogistët dhe Ballistët, I.V.)
Ashtë e nevojshme dhe e drejtë që komunistët tonë po edhe komunistët tuaj të fillojnë të përdorin drejtësinë e vërtetë." (Dmth komunistet te fillojne pushkatimin e jokomunisteve, I.V.)
Ka letra edhe të Hysni Kapos, Koçi Xoxes dhe servilëve tjerë te serbo-malazezëve, servilë këto që serbët i kishin sjellur në pushtet në saje të luftës civile vëllavrasëse shqiptare, që serbët nxitën dhe organizuan në të gjitha tokat shqiptare, vetëm për të mbajtur Kosovën dhe territoret tjera shqiptare nën thundrën e tyre pushtuese.
Koment dhe analizë
A na japin të drejtë këto dokumente, po edhe situata politike e sotme në të gjitha trojet shqiptare, te mendojme se shqiptaret nuk jane ,,Popull i Ndaluar,, (Si qe shkruan Qose) nuk janë Popull i Pandaluar,, (si qe shkruan Agim Vinca) por janë ,,Popull i Mallkuar,, . Kjo mund te konkludohet nga acarimi deri ne skajshmeri i situates politike, dhe perqarjeve ne mes te shqiptarëve anë e kand trojeve te tyre.
Dhe kush i mallkoi shqiptarët e ngratë që vazhdimisht të puonojnë për të huajte: Romën, Bizantin, Car Dushanin, Sulltanin, Serbinë, Malin e Zi, Greqinë. A ka edhe sot shqiptarë dhe parti shqiptare qe i shkruajne Serbise ashtu si qe i shkruante Enveri Dushan Mugoshes. A do të zbuloi “WEKILIKS” ndonje leter te Rames derguar Daciqit apo Tadiqit ose të Nanos dërguar Greqisë.
Të jemi të sigurte se shqiptarët vazhdon ti mundojë mallkimi i Teutes. Ne kohët e vjetër, kur greket dhe romaket, gratë e tyre i shitnin si robëresha, iliret, nje grua e kishin emruar mbretereshë të tyre. Ky ishte nje gjest shume madhor nga populli me i vjetër i Ballkanit- Ilirët, por gjesti që bëni komandanti i Teutës, Dhimitër Fari, ishte arrogant, i ulët dhe jo njerzorë. Ai ia dorzoi ushtrisë romake kalatë ilire pa bere asnje betejë.
Mbreteresha Tetutë, duke mos patur mundesi ti hakmerrej komandantit te saj, e as ti kundervehej ushtrisë romake, iku dhe u mbyllë ne Kalanë e Rizanit (sot Boka e Kotorit, Dalmaci). Ajo mallkoi fatin e sajë, mallkoi komandantin po edhe ushtrine ilire, dhe mallkimi i saje i ka ndjek shqiptaret nder shekuj, duke arritur deri te ne, pasardhesit e saje.
Mallkimi i Teutes vazhdoi te na ndjeke nder shekuj. Iliret u roberuan nga romaket, pastaj nga bizantinet, shekuj me rradhe mbeten nen Car Dushanin, nen Perandorine Osmane, nen serbet e bullgaret pas vitit 1912, nen Serbine pas vitit 1918, nen Jugosllavine pas vitit 1945 dhe perseri nen sllavet pas vitit 1990. Sa i rende e i gjate paska qene ky mallkim .
Me vone, mallkimit te Teutes i eshte bashkuar edhe mallkimi i Skënderbeut kur u tradhetua nga Moisi Dibra e Hamza Kastrioti; mallkimi i Gjergj Fishtes duke u betuar se nuk eshte më shqiptar, i Bajram Currit i tradhetuar te shpella e Dragobise, i Hasan Prishtines i vrare ne Selanik, i Luigj Gurakuqit, Avni Rustemit, Kalosh Danit, Mefail Zajazit, Xheme Hases, Jusuf Gervalles, e shume e shume mallkime te shqiptarëve te tredhetuar e të vrarë edhe në ditët tona.
Në fotografi mesues te ardhur nga Shqiperia ne Kerçovë, te fotografuar para bustiti te Skenderbeut ne Kalane e Kerçovës ne vitin 1942, disa nga te cilet, sipas dokumentave arhivale, punonin per Serbine. Mësuesi Hasan Përmeti i shkruan komandantit të zones së Kërçovës, Vojo Brajoviq se në Zajaz është takuar Rexha (komunist) me Mefail Zajazin (ballist) dhe se duhet intervenuar që most ë vijë deri te pajtimi dhe bashkimi i shqiptarëve komunistë me ballistët.