E enjte, 31.10.2024, 11:59 PM (GMT)

Mendime

Gani Qarri: Heroi i integritetit

E merkure, 27.07.2011, 07:04 PM


Heroi i integritetit

 

Nga Gani Qarri

 

Dhimbjet e plagëve të Kosovës së dal nga lufta ishin të mëdha, për mijëra të  vrarë dhe    zhdukur që nga fillimi  i jetës së saj në liri , gjetja e të cilëve nuk ka përfunduar  dhe  pritet ende edhe sot. Por plagë të reja dhe të vjetra  u thelluan edhe më tepër, pas tendencave  afro 12 vjeçare  të strukturave kriminale serbe,të ndihmuara nga Serbia , UNMIK-u  e herë-herë edhe  nga  EULEX-i, për zhvatjen e një pjese të territorit të Kosovës ,në veriun e vendit tonë.

 

Përkundër durimit të treguar nga qeveria e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi, për vite me radhë, dhe të gjitha përpjekjeve për stabilizimin e gjendjes  përmes bisedimeve me faktorin ndërkombëtar  si dhe  bisedimeve të fundit dirkete me serbin, në veri nuk u arrit kurrë që të stabilizohej gjendja, lulëzonte  edhe krimi i organizuar nën regjimi n  e sundimi t të bandave  kriminale atje.

 

Madje edhe ata që i patëm ftuar  si miq  dhe  mekanizma  me përvojë për ndihmë në vënien e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të vendit, ata  më shumë heshtnin  me indiferencë , e jo rrallë edhe ndihmuan keqësimin e gjendjes atje,ku harta e Kosovës  kërcënohej  haptas që të shqyhej duke u tërhequr  sa andej sa këndej,mbi të cilën fare e papenguar përveç bandave kriminale,mbi te kishte ngulur thonjtë fort edhe  vet Serbia ,duke humbur gjithë drejtpeshimin e shtetit të Kosovës në  atë pjesë vitale  të territorit tonë.

 

Dhe kohët e fundit për veriun e  vendit  ,nuk flitej më vetëm mbi humbjet qindra milionëshe të buxhetit të Kosovës nga kontrabanda në kufijtë e pakontrolluar,por gjithnjë e më shpesh  edhe për ndarjen e asaj pjese  dhe bashkëngjitjen e saj Serbisë. Bile,  përfaqësuesi serb  Goran Bogdanoviq, para kamerave televizive ,sot deklaronte hapur se  gjendja e atjeshme nuk duhet të ndryshohej ,sepse qenka fryt i përpjekjeve të tyre 12 vjeçare  për tjetërsimin e  veriut nga  shtetësia  Kosovare ,dhe përshtatjen  e asaj pjese për  zhvatje nga Serbia.

 

Ndaj ishte momenti i fundit që  Institucionet kushtetuese, të ndërmerrnin diçka  serioze dhe konkrete për  shtrirjen e integritetit territorial  në gjithë vendin dhe vënien e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të  Shtetit tonë të ri  përkundër vështirësive dhe sakrificave ,jo të vogla për ne.

 

Kështu që  Qeveria e Kosovës e përkrahur unanimisht  nga të gjitha partitë politike,  të gjitha shoqatat  e grupet e mundshme, si dhe popullata shumicë  e vendit në tërësi, me  datën 25  Korrik të këtij viti , filloi  aksionin e  domosdoshëm dhe të shumëpritur , të përgatitur  dhe udhëhequr me shumë  sukses nga pjesa më e ndritshme  dhe    e besueshme institucionale,siç është Policia speciale  e shtetit për  ruajtjen e rendit dhe ligjit në vend, të cilës me të drejt iu besua  vendosja e  integritetit të nëpërkëmbur territorial  dhe  kontrollit  shtetërorë  edhe në pjesët e çakorduara ligjore dhe  institucionale të  shtetit   për afro 12 vite, që nga liria  e vendit tonë.

 

Ata e kryen detyrën me devotshmëri  të plotë ,duke vënë kontrollin  e munguar    ndër vite edhe në dy  pikat e rrezikuara kufitare,për të cilat u kërkuan trimëri ,guxim vendosmëri dhe   sakrifica të dhembshme, ku gjatë aksioneve  të rivendosjes së rendit e ligjit dhe kontrollit  shtetëror  në ato pjesë, u plagosën disa dhe humbi  jetën edhe një  hero  i  rivendosjes së integritetit tonë shtetëror ,polici i nderuar  32 vjeçar Enver  Zymberi i cili e  përfundoi aksionin me  aq përkushtim,duke dhënë edhe jetën  për shtetin e tij.

 

Shpresojmë që mundi  dhe detyra e tyre e kryer me aq  sukses dhe nder ,  ta  forcoj  rendin dhe ligjin si dhe shtetësinë e  Kosovës atje, për të cilën u sakrifikua edhe  polici i njësisë speciale , emri i të cilit  nderon  vendin ku ra dhe pikën kufitare të cilën ai me shokë e çliruan.

 

Rënia e  policit Enver Zymberi është rënie nderi  për shtetin dhe popullin e Kosovës, ndaj akti i tij meriton të përkujtohet me pietetin e heronjve të  mbrojtjes së shtetit dhe integritetit  territorial të vendit, dhe  pika kufitare  ku ai derdhi gjakun e njomë  duhet të emërtohet sipas emrit të tij i cili do të jetë gurthemel  i mbrojtjes së kufijve tanë nga të cilët nuk guxon  më askush të tërhiqet .

 

I përjetshëm qoftë kujtimi për heroin  Enver  Zymberin, dhe rënies së tij, përgjithmonë LAVDI!



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora