Kulturë
Përparim Hysi: "Xixa" qershori /3
E shtune, 25.06.2011, 07:53 PM
"Xixa" qershori /3
(poezi lirike)
Nga Përparim Hysi
1.Tërë natën e natës
Tërë natën e natës,"lozëm" si të harbuar
Shënjat:sa në buzë,aq në kraharuar!
Fol e qesh... e"loz",buzët gati:gjak!
Malli hiç s'u sos,për ty,o zambak!
Më përpin me epsh...e nderesh e "lodhur"
Unë po "loz" e qesh... e bie si i "ngordhur"
Ngrihesh si një grifshë,mënd më "ha" të gjallë
Vdesim shpirtërisht... jemi si të "vrarë?!..."
2.Puthja jote
Puthja jote- era e barit të njomë
Rritur për qejf në livadhe
O çast!O çast,pse më çon
Në ato kohë mbushur me fllade?
Kur qeshë si një zog fluturak
Dhe s'pyesja,askujt s'ia kisha për pesë
Ç'më vjen,o çast prapë?
Se ma përtërin atë mbresë.
Atë mbresë aq baritore
Mbushur me parfum livadhi
Siç qe ajo puthje e asaj kohe
Se t'hu,t'hu më vjen malli.
T'hu bën malli i djalërisë
Kur bridhnim si zogj të dlirë
Kjo mbresë,tani,pleqërisë
Më bën që të mos ndihem mirë..
3.Ke një buzëqeshje,si të hutuar
Ti ke një buzëqeshje si të hutuar
Që nuk i shkon fytyrës suaj,krenare
Më fut në mëdyshje,qofshë e bekuar
Se ç'fshihet,duket ashiqare.
Buzëqeshja është e"kripur":hidhërim e gëzim
Açik kjo shihet mu tek syri yt
E vështroj buzëqeshjen(vihem në dyshim)
Çastet e njëherëshme më erdhën"fit"
Kaq e kaq vjete...ndarë...thuaj:greminë!
E,megjithatë,mëndja mbetë tek ti
S'ka asgjë në botë ta stepë dashurinë
A nuk janë dashorët,naivë si fëmijë?!..
4.Më thumboi thumbi i bletës
Si thumbi i bletës më shpoi gjiri yt
Ngritur "kaz" si kalë pa fre
Bëj të"paditurin",dua t'i heqë sytë
Por është e pamundur:dorëzohem,de!
Tak dhe këta"thumba" që më kërcënojnë
I kap me duar se dua t'i bëj zap
Por ke parë që tani dhe më shumë më"shpojnë"
Aq sa gati zënë më hapin plagë.
Plaga e re,dihet që shumë të dhëmb
Dhe unë nuk do bëj përjashtim
Ah,thumbi i bletës,që më shpoi si gjëmb
Ah seç po heq,"ditëziu",Përparim?!..
5.Dikur
Dikur natën e kaloja...mu atje:në krahët e saj
Po tjetër,e çfarë doja?Ta harroj s'e kam kollaj
Eh,seç'vinte aty natën,kur unë isha me atë
Sikur ja po haja mjaltën;për të lemza seç më zë.
Dhe ndjej veten të drobitur,të pagjallë e pa fuqi
Pa ma sillni synë e ndritur,po s'u ktheva djalë i ri
S'e besoni?Një më një;tak dhe më zë"magjia"
Pa dhe lemza mua më lë,se ka ardhur dashuria.
6.Përse?Përse?
Përse?Përse?Përse më dashurove?
Darovia jote kur ika në mërgim
Ah,sikur ta dish!Sa dhëmbje më shtove!
Ditë për ditë:ofshaj...edhe ngashërim.
Oh,po ç'qe ky fat kaq e kaq i zi
Sikur gjithë botës t'i kemi hyrë në hak?!
Sa po "torturohem!",veç Zoti e di
Dashuria është si fruthi...fruthi e mundon një plak.
7.Një mbresë që më mund
Në faqen e freskët- dy gropëza të trëndafilta
Pastaj një buzëqeshje e turpshme e ndjellëse
Po pse më vini,o çaste të florinjta?
Se jam i pushtuar i gjithi prej një mbrese.
Pak e nga pak,mbresa bëhet më e plotë
"Kas" si pafaj dy gjinj të fortë-gurë.
Dhe e kam kot...po fare kot
Shtrihemi i mundur,sikur fare s'jam burrë.
8.Ato buzë
Ato buzë aq të fryra;aq të fryra dhe të plota
Seç m'i kish syshkëndija që kish dalë e rrij tek porta.
Atë buzë që kishin epsh(aq epsh kishin:më përpinë!!!)
Edhe rri e më buzëqesh,po të "mbytur" kam gjëminë.
Se më iku mëndja mua;iku,doi nga burgjia
Ato buzë,moj, aq i dua,sa nga sytë lëshoj shkëndija
Ndaj dhe mikes i afrohem;asaj,pra,që rri tek porta
Dhe për çfarë t'ju betohem:veç e zë dhe e marrë hopa.
9.Plagë e vjetër
Plagën e vjetër s'e mbyll koha
Ta dish mirë,o mike,moj!
Se të pashë dhe filloi "oha"
Se ma hoqe "koren",moj.
Dhe m'u bë si plagë e re
Pa filloi pastaj dhe dhimbja
Shkaku,po ai,pra,qe
Plagën seç ma hapi mikja.
Mike e vjetër,plagë e vjetër
Pa më thoni:-A harrohet?
Dhëmb,or,dhëmb si asgjë tjetër
Dhe është zor që të shërohet.
10.Ende kam "huqe"
Më buzëqesh aq këndshëm,
Sa krejt jam i hutuar
Ende jam i "vëmëndshëm"
O mor syri i shkruar.
Buzëqesh si tinëzisht
Po më shtie çikë
Se dhe pleqërisë
Sa s'më bie një pikë.
Mu në udhë të humbur
Vetëm qemë:xhin-xhan
Po unë s'jam "vulëhumbur"
Pse ta "ha" harram?
Sado u habita
Se më qe si lule
Po më dol"topitja"
Se,ende, kam "huqe"
11.Duken dashuritë
Ti je e bukur dhe e ngrohtë si dielli
Si një fllad që ma mbush plot mushkërinë
Dua që t'i hyj përbrënda këtij"misteri"
Se dua të zbuloj tek ti"çudinë"
Se shpesh zëmra jote më ngjan me një"minierë"
Dhe dua të zbuloj ç' "xehrorë" fshihen në të?
Se je aq e freskët dhe e fshehtë si një mister
Sa dua ta marrë vesh,se gjumi nuk më zë.
Më duket sikur në zëmër buis një lule e bardhë
Që e ruan nga dielli,se do që mos ta zhurit
Ah,i njoh këto" të fshehta",se kot s'jam kokëbardhë
Sado që "fshihen",duken,duken dashuritë.
12.Çuditem
Për një mike
Çuditem!Si kini rënë në dashuri me mua?
Se a nuk jam tani si një rrobë e vjetër?!
Por mos u shqetësoni;se dhe unë ju dua
Po kurrë s'e mendoja të kthehem në"kohë tjetër"
Kur qe si e paarrishme,unë ngulmova më tepër
Se dua që nja kala me bedena ta"pushtoj"
Dhe ia arrita,tash që jam ca I"vjetër"
Po kurrë me"pushtimin" unë s'abuzoj.
Ti je një grua me fuqi të madhe ndjenje
Dhe jam i këndellur nga dashuria jote
Moj mike e shtrenjtë që tani m'u gjende
Ma zbukurove jetën dhe më shton ca mote.
20- 24 qershor 2011