E shtune, 27.04.2024, 07:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Ukshin Zajmi: Sukseset e shqiptarëve nëpër botë

E enjte, 23.06.2011, 07:57 PM


Merita Arsllani
Merita Arsllani
Romansierja shqiptare nga Zara

 

Nga Ukshin Zajmi

 

Para pak ditëve, në Zagreb e Zarë u promovua romani i parë i Merita Arsllanit nga Zara.”Engjujt vetëm do të flejnë” titullohet romani i saj në të cilën rrëfen për Katarinën tridhjetëvjeçare, grua plot elan për jetë dhe për engjullin e saj mbrojtës, të cilit i është besuar detyrë e vështirë, t’i tregoj kohën  kur ajo së shpejti ka për të vdekur. Shkrimi i romanit sikur e ka lehtësuar nga traumat që i pat pas vdekjës së shpejtë të prindërve -rrëfehet Merita me rastin e përurimit të romanit të saj në Zagreb e Zarë, dhe tregon se për të përfunduar romanin shumë i ka ndihmuar me kurajo Milenko Jergoviç.

 

Merita Arsllani ka lindur në Zarë në vitin 1974. Këtu ka studiuar gjuhën fringe dhe latinishtën. Gjatë kohës së luftës, ajo bashke me motrën binjake ka jetuar në Francë. Më vonë ajo shkon në Londër ku kryen edhe studimet për gazetari në London School of Journalism. Pas kthimit në Zarë punon gazetare në “Sllobodna Dalmacija” dhe pastaj në Televizionin e qytetit. Prej vitit 2003 jeton në Zagreb dhe punon për gazetën “Jutarnji list” ku shkruan për tema të ndryshme, bënë intervista, reportazhe dhe shkruan për ngjarje të ndryshme nga e tërë bota.

 

Me rastin e provomit të librit të saj, ajo shprehët se shkrimin e veprave letrare do ta vazhdoi edhe më tej, sepse këtu autori e paraqet vetvetën, pa sygjerime të redaktorëve se për çka e si do të shkruan. I dëshirojmë sukses.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora