Kulturë
Gazi Buxheli: Bisedë me Dritëro Agollin
E merkure, 27.04.2011, 07:36 PM
Gazi Buxheli
BISEDE ME DRITERO AGOLLIN
Thonë disa: me vdekjen s’ka shaka,
me vdekjen mos hyr në bisedë,
por paska ca njerëz të çudtishëm
që me vdekjen shtrohen në davet!
Të thërrasish vdekjen në davet?!
se kishim parë e as dëgjuar,
por ja që ndodhi,
e ai që që u shtrua nuk qe i pamend,
por një plak i çuditshëm,
me emrin, Dritëro Agolli.*
Po mirë o njeri i Perëndisë,
që me vdekjen dehej në raki,
nuk e di se ajo të fut në qivur,
e kockë e lëkurë ti bënë pluhur e hi?!
…por nejse, pranë shtëpisë ke pas
edhe një plakë tjetër,
plak, por me pak damar kodoshi,
përse nuk i dërgove edhe atij një ftesë,
me emrim, Kadri Roshi?
…e të dy me vdekjen të bisedonit,
si dy mbretër me një mbretëreshë,
për gjëra fare të vogla, p. sh.
“ Të jeshë, ap të mos jeshë” …
…e pastaj me vdekjen të dy miqësuar
të ndaheshit si miq, e jo të huaj,
ajo do të shkonte në zanatin e saj
e ju po në punën tuaj….
&
E thonë pastaj që vdekja është një hata,
e thonë se ajo është një shkretinë,
mbase, por jo për ata, që si ju të dy,
pas sajë kanë përjetësinë…
* Poezia: “Shkrimtari dhe vdekja”