Kulturë
Vullnet Mato: Këndoi qyqja e kujtesës
E merkure, 27.04.2011, 05:48 PM
Vullnet Mato
KËNDOI QYQJA E KUJTESËS
 
Në degët e mendjes,
qyqja kujtesës,
më këndoi sot
baladën e pikëllimit.    
E godita me gurin e zi
të harresës, 
inatosur me të
në kulmin e zemërimit.
 
Zbova këngën
e vajtimit ndjellakeq,
për vrasësin e pabesë
të mirënjohjes për mua.
Qyqja erdhi rrotull
me baladën në sqep
dhe i dhashë prapë
përgjigjen e arsyetuar:
 
Shko te porta e mikut,
shkelës të besës,
vajto braktisjen e tij
nga miqtë e kësaj bote,
se nuk i kam borxh
asnjë mirësi tjetër, 
atij qyqari të zhytur
deri te fyti në borxhe...
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Shkrimtarët e dënuar me vdekje, ja fjalët e fundit
						Daniel Gazulli: Diktatori i madh
						Agim Vuniqi: Të afirmohen liderët e rinjë
						Begzad Baliu: Vareni kryengritësin e shenjtëruar (I)
						Halit Bogaj: Keoma (1976)
						Demir Krasniqi: Dëshmorët e familjes Kurti nga Tugjeci i Malësisë së Gollakut
						Ali Asllani: Hakërrim
						Çlirim Uça: Lisi
						Ali Sh. Berisha: Pritje e gjatë
						Lira Osmani: Trungu ynë gjenealogjik
						Hamit Taka: Nënës
						Poezi të zgjedhura nga Nafi Çegrani (III)
						Gjon Keka: Nevoja për një Richelieu të kohës sonë
						Petraq Pali: Miqësisht
						Afrim Rexhepi: Estetika migrative -  ekzili në shkrim
						Eleonora Gjoka: Tomë Mrijaj gdhend në mermer viganët e kulturës shqiptare
						Hazir Mehmeti: Promovohet  vepra  e Dr.Nusret Pllanës mbi terrorin serb ndaj shqiptarëve
						Baki Ymeri: Shqiptari i Bukureshtit dhe shqiponjat e Anglisë
						Gjon Neçaj: Drejtuesit vendorë…
						Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXVII)
					
				








